Thursday, January 15, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bossi i kokainës ‘Visi i Pojës’ : Përfitues tenderash nga Bashkia Durrës dhe ndërtues kullash

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bossi i kokainës ‘Visi i Pojës’ : Përfitues tenderash nga Bashkia Durrës dhe ndërtues kullash
0
SHARES
99
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar urdhër arresti për drejtimin e një grupi kriminal në Durrës, rezulton të ketë pasur lidhje të forta edhe me sektorin e ndërtimit dhe përfitimin e fondeve publike.

Sipas të dhënave të siguruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Open Data Albania, deri në qershor 2024, Doçi ka qenë pronar i kompanisë “VINTAGE”, një subjekt me aktivitet në import-eksport dhe tregti me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore dhe të tjera. Kjo kompani ka përfituar rreth 8 mijë euro nga Bashkia Durrës për furnizimin e Qendrës Ditore të Moshës së Tretë me materiale pastrimi dhe dezinfektimi gjatë viteve 2019-2024.

Interesant është fakti se pagesat nga bashkia janë kryer vetëm gjatë kohës që kompania ishte në pronësi të Doçit. Pas kalimit të aksioneve në emër të një personi tjetër, Edmir Bakalli, në qershor të vitit të kaluar, “VINTAGE” nuk ka përfituar më asnjë transaksion publik.

Por jo vetëm kaq pasi pas urdhrit të arrestimit ndaj tij dhe sekuestrimit të kompanisë “Portside”, hetimet kanë zbuluar se Doçi është gjithashtu pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, të cilës në vitin 2023 i është dhënë leje ndërtimi për një hotel 10-katësh në qytetin e Durrësit. Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Më shqetësuese është fakti se administratorët e kësaj kompanie rezultojnë persona me precedentë penalë të lidhur me trafikun e drogës. Në vitin 2010, Doçi caktoi si përfaqësues të kompanisë ish-policin Denis Tafili, ndërsa në vitin 2024 emëroi Gëzim Hasën si administrator – të dy këta persona janë arrestuar në Itali në vitin 2016 për përpunim dhe shitje heroine.

Sipas dosjeve hetimore, Gëzim Hasa ishte drejtues i një grupi kriminal, ndërsa Tafili kishte rol aktiv në trafikun e lëndëve narkotike. Të dy kanë shërbyer më herët si efektivë policie në Tiranë.

Zbulimi i këtyre lidhjeve midis bizneseve, ndërtimit dhe grupeve të strukturuara kriminale po nxit kërkesa për hetime më të thelluara ndaj mënyrës se si kompanitë private, të lidhura me persona të dyshuar, kanë përfituar leje ndërtimi dhe akses në fondet publike.

SPAK pritet të zgjerojë hetimin jo vetëm për aktivitetin kriminal të Doçit, por edhe për rrjetin ekonomik dhe administrativ që ai ka ngritur, i cili dyshohet se shërbente për pastrimin e parave të drogës.

Previous Post

Rikthehen rrathët misteriozë në fusha, shpërthejnë menjëherë konspiracionet mbi UFO-t

Next Post

Izraeli zgjeron ofensivën, banorët e Gazës nën frikën e mbylljes së termocentraleve

Next Post
Izraeli zgjeron ofensivën, banorët e Gazës nën frikën e mbylljes së termocentraleve

Izraeli zgjeron ofensivën, banorët e Gazës nën frikën e mbylljes së termocentraleve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet emigranti 26-vjeçar sapo mbërrin në Gjermani, pas akuzave për përdhunim të përsëritur ndaj motrës së tij të mitur.

Arrestohet emigranti 26-vjeçar sapo mbërrin në Gjermani, pas akuzave për përdhunim të përsëritur ndaj motrës së tij të mitur.

January 15, 2026
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Ferma e Kafshëve – Një Reportazh nga Top Channel

January 15, 2026
KE-ja parashikon përfundimin e të gjitha masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

KE-ja parashikon përfundimin e të gjitha masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

January 15, 2026
Agron Malaj denoncon Xhelal Mziun për shpifje, por GJKKO e pushon çështjen.

LAJME

Arrestohet emigranti 26-vjeçar sapo mbërrin në Gjermani, pas akuzave për përdhunim të përsëritur ndaj motrës së tij të mitur.

by timoni.al
January 15, 2026
0

Një emigrant somalez, i kërkuar nga autoritetet britanike për përdhunime ndaj motrës së tij 13-vjeçare, është arrestuar në Gjermani sapo...

Read moreDetails
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Ferma e Kafshëve – Një Reportazh nga Top Channel

January 15, 2026
KE-ja parashikon përfundimin e të gjitha masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

KE-ja parashikon përfundimin e të gjitha masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

January 15, 2026
Agron Malaj denoncon Xhelal Mziun për shpifje, por GJKKO e pushon çështjen.

Agron Malaj denoncon Xhelal Mziun për shpifje, por GJKKO e pushon çështjen.

January 15, 2026
Kategoria Superiore: Vora inauguron stadiumin e rikonstrukturuar me një triumf ndaj Partizanit

Kategoria Superiore: Vora inauguron stadiumin e rikonstrukturuar me një triumf ndaj Partizanit

January 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet emigranti 26-vjeçar sapo mbërrin në Gjermani, pas akuzave për përdhunim të përsëritur ndaj motrës së tij të mitur.

Arrestohet emigranti 26-vjeçar sapo mbërrin në Gjermani, pas akuzave për përdhunim të përsëritur ndaj motrës së tij të mitur.

January 15, 2026
Trump, Maduro dhe kostumi "Nike" si sfidë e mesme

Ferma e Kafshëve – Një Reportazh nga Top Channel

January 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al