Thursday, February 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bosi i MAFIES turke kërcënon ministrin shqiptar!

Editor by Editor
January 24, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bosi i MAFIES turke kërcënon ministrin shqiptar!
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat në Malin e Zi kanë raportuar se Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, është kërcënuar nga një kriminel i rrezikshëm turk që vuan dënimin në shtetin fqinj.

Vijesti shkruan se Dukaj u premtoi miqve të tij nga Kosova dhe Shqipëria se do të pyeste në Ministrinë e Brendshme për mundësinë që Binali Camgoz të merrte ligjërisht azil në Mal të Zi.

Por në momentin kur kjo  nuk ndodhi, shtetasi turk i akuzuar për krime të rënda e kërcënoi atë përmes anëtarëve të klanit kriminal të Kavaçit.

Sipas medias malazeze episodi ka ndodhur në kohën kur Dukaj ishte anëtar i qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Unë ia kam bërë të qartë atij mikut tim se nuk jam përgjegjës për këto çështje, por i kam premtuar se do të kontaktoj me miqtë e mi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do të pyes për mundësitë ligjore që të jepet azili”, ka deklaruar Dukaj në deklarimet e dhëna përpara inspektorëve.

Dukaj ka refuzuar t’u tregojë inspektorëve se kush ishte shoku i tij nga Kosova që e lidhi me njerëzit e mafiozit turk.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ai është marrë në pyetje në fund të korrikut 2023, pasi Departamenti i Policisë Speciale (SPO) dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) kanë marrë informacione se Camgoz po e kërcënonte seriozisht për një premtim të pambajtur.

Ministri i tha inspektorit se nuk i kishte premtuar ndihmë të dënuarit turk, por kishte frikë për jetën e tij pasi ishte i sigurt se Indrit Koleshi, me të cilin kishte biseduar përCamgozin, e kishte bërë këtë gjë në emër tij.

Gjatë seancës, ai shpjegoi se më 27 korrik të vitit të kaluar, derisa ishte në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ishte thirrur nga drejtori i policisë sekrete, Boris Mil?, dhe i kishte thënë që të mos lëvizte shumë dhe se për shkak të kërcënime serioze do të kishte një shoqërim policor të shtuar në Kosovë e Shqipëri, deri në kthimin në Mal të Zi.

Camgoz u arrestua në Podgoricë, më 6 korrik 2022 dhe policia malazeze njoftoi në atë kohë se ai kishte një pasaportë të falsifikuar me emrin Mehmet Ali Bayhan.

Bashkë me të u ndaluan edhe pesë shtetas të tjerë turq, ndërsa mediat turke më pas njoftuan se edhe ata ishin në kërkim nga autoritetet e tyre.

Camgoz dyshohet se është lider i një grupi të organizuar kriminal, i përfshirë në vrasje, plagosje, rrëmbim, ndalim, zhvatje dhe tortura të kryera në Izmir dhe rrethinat e qytetit.

“Binal Camgoz i tha një anëtari të lartë të klanit të Kavaçit se nuk e mbajta premtimin ndaj tij, prandaj duhet të më dërgonte një mesazh të fortë.

Camgozin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam pasur kontakte me të, por e di që aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve Penale me dënim me burg, dhe se kundër tij është nisur procedura e ekstradimit në Turqi.

Dyshohet se ka një përfshirje të mundshme të Camgoz në vrasjen e liderit të klanit Skaljar, Jovan Vukotiç”, thuhet në deklaratën e tij.

Dukaj pranoi se katër apo pesë muaj më parë, një shok nga Prishtina e kishte kontaktuar dhe i kishte kërkuar që të takohej me të.

Ai nuk e tha emrin e shokut nga Kosova, por zbuloi emrin e personit që ai i kërkoi të takonte.

Sipas Dukaj, ai u takua me shtetasin Indrit Kolleshi, i dënuar më parë për mashtrim në Shqipëri.

Ministri Dukaj, tha se ishte Indrit kolleshiqë i kërkoi ndihmë për dhënien e azilit për mafiozin turk, por që ai personalisht nuk premtoi asgjë konkret, thjesht interesim mbi rastin sipas procedurave dhe ligjeve të azilit./Vijesti

Previous Post

“Po pse mo bir, nuk të kujtohet Dancing im”, Holta Daku kapet keq me Gracianon

Next Post

Akuza për fshehje pasurie, dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari

Next Post
Akuza për fshehje pasurie, dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari

Akuza për fshehje pasurie, dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.

Vuçiç shtron akuza ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera të rajonit: Kanë mbështetur dhe inkurajuar protestat në Serbi.

February 5, 2026
Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin '90.

Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin ’90.

February 5, 2026
“Kur jam me të, ndiej se jetoj dhe e kam shumë përzemër,” Selin tregon për lidhjen e saj me Gimbon: Më pëlqen që...

“Kur jam me të, ndiej se jetoj dhe e kam shumë përzemër,” Selin tregon për lidhjen e saj me Gimbon: Më pëlqen që…

February 5, 2026
Çarja e argjinaturës së lumit Erzen shkakton përmbytje në Durrës/ Prokuroria ndodhet në bashki, sekuestron dokumentet dhe fillon hetimet për "shpërdorim detyre"

Çarja e argjinaturës së lumit Erzen shkakton përmbytje në Durrës/ Prokuroria ndodhet në bashki, sekuestron dokumentet dhe fillon hetimet për “shpërdorim detyre”

February 5, 2026
Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.
Lajmi Fundit

Vuçiç shtron akuza ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera të rajonit: Kanë mbështetur dhe inkurajuar protestat në Serbi.

by timoni.al
February 5, 2026
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar disa vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare, si USAID dhe National Endowment for...

Read moreDetails
Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin '90.

Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin ’90.

February 5, 2026
“Kur jam me të, ndiej se jetoj dhe e kam shumë përzemër,” Selin tregon për lidhjen e saj me Gimbon: Më pëlqen që...

“Kur jam me të, ndiej se jetoj dhe e kam shumë përzemër,” Selin tregon për lidhjen e saj me Gimbon: Më pëlqen që…

February 5, 2026
Çarja e argjinaturës së lumit Erzen shkakton përmbytje në Durrës/ Prokuroria ndodhet në bashki, sekuestron dokumentet dhe fillon hetimet për "shpërdorim detyre"

Çarja e argjinaturës së lumit Erzen shkakton përmbytje në Durrës/ Prokuroria ndodhet në bashki, sekuestron dokumentet dhe fillon hetimet për “shpërdorim detyre”

February 5, 2026
Spiropali may be part of Mëngjesin e Lutjeve, ku merr pjesë Presidenti Trump: Besimi, baza e forcës në shoqërinë njerëzore.

Spiropali may be part of Mëngjesin e Lutjeve, ku merr pjesë Presidenti Trump: Besimi, baza e forcës në shoqërinë njerëzore.

February 5, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shitja e NIS-it, Vuçiç thekson: Rafineria duhet të vazhdojë aktivitetet e saj, pavarësisht se kush e merr kompaninë.

Vuçiç shtron akuza ndaj SHBA-së dhe vendeve të tjera të rajonit: Kanë mbështetur dhe inkurajuar protestat në Serbi.

February 5, 2026
Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin '90.

Hetimi i njohur në Itali, një i moshuar akuzohet se është financuar nga ushtria serbe për të eliminuar civila në Sarajevë në vitin ’90.

February 5, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al