Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku është përfshirë një familje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ku mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për shkak të përplasjes ka humbur jetën fëmija 6 vjeç dhe janë plagosur babai, nëna dhe motra 3 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës.















