Sunday, June 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Editor by Editor
June 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera
0
SHARES
52
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e Lirisë ka publikuar një zhvillim të rëndësishëm në hetimet ndaj kryetarit të saj, Ilir Meta, duke hedhur poshtë një prej akuzave më të forta për të ashtuquajturin “lobim 1 milion dollarë në SHBA”. Një dokument zyrtar nga autoritetet gjyqësore amerikane, i përcjellë përmes një email-i më 15 nëntor 2024, i cilësuar si “prova kyçe”, rrëzon plotësisht pretendimet ndaj Metës dhe LSI-së.

Në një status të shpërndarë nga zëdhënësi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, theksohet se dokumenti nga SHBA i dërguar SPAK-ut tregon qartë se pagesat për kontratën mes kompanisë “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga “Taliadoros Audit Firm LTD”, pa asnjë lidhje me Ilir Metën apo Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI).

Sipas Partisë së Lirisë, kjo është prova që tregon përfundimisht se akuzat ndaj Metës për një pagesë të supozuar prej 1 milion dollarësh për të realizuar një foto me ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishin një sajesë politike. Madje, thuhet se edhe akuza e mëvonshme për 100 mijë dollarë të paligjshme është zbardhur si e pavërtetë, me pagesën e vetme të ligjshme prej 15 mijë dollarësh të deklaruar në KQZ dhe sipas ligjeve amerikane.

Dokumenti në fjalë është përfshirë në faqen 12 të relacionit 32-faqësh të përgatitur nga SPAK. Ky pranim nga vetë organi i akuzës – që sipas Partisë së Lirisë ka vepruar nën ndikimin e Edi Ramës – është një tjetër sinjal se hetimet ndaj Metës janë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova konkrete.

Partia e Lirisë akuzon SPAK për abuzim me pushtetin, për ndërtimin e një dosjeje të fabrikuar, e cila nisi nga një artikull në median amerikane “Mother Jones”, e lidhur sipas tyre me lobimet e miliarderit George Soros. Ata rikujtojnë se që prej vitit 2017, Ilir Meta ka mohuar çdo përfshirje në këtë lobim dhe e ka argumentuar këtë edhe në gjyq, por për 8 muaj është mbajtur në izolim ekstrem.

Në përfundim, deklarata shprehet se të gjitha akuzat ndaj Ilir Metës do të çmontohen një nga një, duke u provuar se janë ndërtuar për qëllime politike dhe për të goditur opozitën e vërtetë. Partia e Lirisë thotë se do të vazhdojë transparencën me publikun dhe mbrojtjen ligjore të kreut të saj deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Statusi i Tedi Blushit:

Në emër të Partisë së Lirisë, në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i bëjmë me dije opinionit publik një zhvillim të ri nga hetimet ndaj tij, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo LSI prej 1 milion dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit.
Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes “Dorelita Limited” dhe “McKeon Group” janë kryer nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Z. Ilir Meta, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.
Ky është i vetmi lajm i ri që ka lidhje me hetimet e Z. Meta që nga momenti i rrëmbimit të tij terrorist, që konfirmon atë të vërtetë që z.Meta e ka deklaruar që përpara 7 viteve, kur “Mother Jones” fabrikoi një shkrim të porositur për gjoja lobim të paligjshëm dhe pagesë prej 1 milion USD përmes “Dorelita” dhe McKeon dhe rezultati ishte dhe mbetet vetëm ai që ka thënë Ilir Meta që në atë kohë dhe që e ka provuar edhe në sallën e gjyqit, që ka patur vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë USD për McKeon të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI dhe cdo gjë tjetër ishte dhe tanimë është faktuar edhe me përgjigjen e autoriteteve amerikane se ka qenë fund e krye mashtrim dhe fabrikim, e përsëris mashtrim dhe fabrikim, për qëllime politike.
Ky konstatim është zyrtarisht i pranuar edhe nga vetë SPAK në faqen 12, duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të z. Meta në këtë çështje dhe se hetimet për kallëzimin e bërë nga një delinkuent nuk kanë provuar asgjë veç asaj që Presidenti i Partisë së Lirisë ka pohuar më herët se ai kurrë nuk ka kryer asnjë pagesë të paligjshme për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen se :
“Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me “McKEON Group”, nëpërmjet “Dorelita Limited”, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Z. Meta në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 Nentor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis “Dorelita Limited” dhe “McCeon Group” janë paguar nga kompania “Taliadoros Audit Firm LTD” dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si Kryetar i saj”
Meqe mediat e inceneratorëve insistojnë për lajme të reja nga dosja Meta ky është i vetmi lajm i ri.

Në 32 faqe realacion të SPAK, vetëm ky fakt i ri ka të bëjë me z.Meta dhe çdo gjë tjetër është ose përsëritje e fletërrufesë mbi të cilin u bazua rrëmbimi i tij kriminal i 21 tetorit ose mund të ketë elementë për persona që nuk kanë lidhje me z.Meta.
Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”
Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që z. Ilir Meta ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim ka qenë i ligjshëm, është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.
Ashtu sikurse ra “de jure”, ende pa filluar gjykimi në themel i çështjes, kjo akuzë e fabrikuar për gjoja pagesën e 1 milion USD për foto me Presidentin Trump, që u rrudh në akuzën për 100 mijë USD e më pas rezultoi vetëm në pagesën e ligjshme prej 15 mijë USD të deklaruar sipas ligjit në Shqipëri dhe në Amerikë, ashtu do të bien një nga një dhe do të çmontohen të gjitha akuzat e tjera ndaj Presidentit Meta, si akuza ordinere e stërgjykura për CEZ-DIA dhe marrëzira të tjera, të cilat kanë rënë “de facto”, por që do të çmontohen fund e krye në procesin e gjykimit në themel duke provuar se sa të drejta kanë qenë denoncimet e Presidentit të Partisë së Lirisë për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.
Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre shumë të drejta, të vërteta dhe parimore për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëtar, duke iu përmbajtur gjithmonë ligjit dhe transparencës, ndërkohë që do të vijojnë të çmontojnë publikisht gjithë akuzat e tjera farsë për të cilat z.Meta vijon të mbahet padrejtësisht në izolim ekstrem prej 8 muaj, si dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë keqpërdorur institucionet shtetërore për të ndërtuar akuza të rreme, si dhe për të dëmtuar integritetin e opozitës dhe të së vërtetës.

Previous Post

Sulmet amerikane në Iran, publikohen pamjet nga shpërthimet masive

Next Post

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë!

Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë!

June 22, 2025
Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

June 22, 2025
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

June 22, 2025
Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Ndalojeni tragjedinë e luftës para se të jetë tepër vonë

AKTUALITET

Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë!

by Editor
June 22, 2025
0

Policia e Lezhës shoqëroi për disa orë dhe mori në pyetje Preng Gjinin, lidhur me atentatin ndaj Pjetër Kazës në...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

June 22, 2025
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

June 22, 2025
Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Ndalojeni tragjedinë e luftës para se të jetë tepër vonë

Bombardimet amerikane në Iran, Papa Leone: Ndalojeni tragjedinë e luftës para se të jetë tepër vonë

June 22, 2025
FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, 3 të plagosur në Vlorë, një në gjendje të rëndë

FOTO/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, 3 të plagosur në Vlorë, një në gjendje të rëndë

June 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë!

Atentati ndaj Pjetër Kazës, merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia: Ndodhesha në Tiranë!

June 22, 2025
Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

Operacion antidrogë në Begjikë/ Goditet banda shqiptare, në pranga 15 persona, kontrolle në 18 lokacione të ndryshme në vend

June 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al