Saturday, March 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blerje votash për vende pune dhe legalizime/ SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarë për korrupsion zgjedhor

Editor by Editor
April 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
EMRAT/ Kush janë bosët e krimit në shënjestër të aksionit të SPAK
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor.

Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi

SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 7 Prill ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë procedimin penal nr. 100 të vitit 2020*.

Çështja penale është në ngarkim të të pandehurve Dritan Stoka. Agim Osman, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë i K.Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar plotësisht e provuar se personat e pandehur; Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk Tiranë kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021) dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale për zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Ata kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut Tiranë.

Nga bisedat e përgjuara, të përfshira në fashikullin e procedimin penal ka rezultuar se përmes veprimeve të tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të përfitimeve të parregullta kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

Për personat e pandehur Alqi Hajdini, i cili në kohën e kryerjes së veprimeve mbante detyrën si jurist i ALUIZNI Tirana Jug dhe më pas ASHK Tirana Jug dhe shtetasi Ylli Baruti, në rolin e ndërmjetësit, kanë konsumuar elementët e veprës penale ”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodi Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes kërkimit, marrjes dhe pranimit të drejtperdrejtë të përfitimeve të parregullta apo shpërblim në te holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Lidhur me këtë hetim, janë veçuar aktet në procedimin penal nr.100/1 të vitit 2020 për persona të tjerë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme.

Previous Post

U arrestua nga policia, kundërshtari i përbetuar i Erdogan shpallet qytetar nderi i qytetit të Parisit

Next Post

Ekspertët e shëndetësisë: Siguria ushqimore në Shqipëri është zero

Next Post
Ekspertët e shëndetësisë: Siguria ushqimore në Shqipëri është zero

Ekspertët e shëndetësisë: Siguria ushqimore në Shqipëri është zero

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kontenierët e mbeturinave në qendër të Vlorës digjen, autoritetet thonë se do të identifikohet përgjegjësia.

Kontenierët e mbeturinave në qendër të Vlorës digjen, autoritetet thonë se do të identifikohet përgjegjësia.

March 28, 2026
Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

March 28, 2026
Argjentina vazhdon serinë e fitores, duke mposhtur në një ndeshje miqësore ekipin e renditur në vendin e 115-të nga FIFA.

Argjentina vazhdon serinë e fitores, duke mposhtur në një ndeshje miqësore ekipin e renditur në vendin e 115-të nga FIFA.

March 28, 2026
Miralem Pjanic jep një paralajmërim për Italinë: Loja në Zenica do të jetë sfiduese dhe e vështirë për ju.

AKTUALITET

Kontenierët e mbeturinave në qendër të Vlorës digjen, autoritetet thonë se do të identifikohet përgjegjësia.

by timoni.al
March 28, 2026
0

Në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës, kontenierëve të mbeturinave iu vendos flaka gjatë mesditës së sotme, pranë aksit Transballkanik. Sipas burimeve,...

Read moreDetails
Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

March 28, 2026
Argjentina vazhdon serinë e fitores, duke mposhtur në një ndeshje miqësore ekipin e renditur në vendin e 115-të nga FIFA.

Argjentina vazhdon serinë e fitores, duke mposhtur në një ndeshje miqësore ekipin e renditur në vendin e 115-të nga FIFA.

March 28, 2026
Miralem Pjanic jep një paralajmërim për Italinë: Loja në Zenica do të jetë sfiduese dhe e vështirë për ju.

Miralem Pjanic jep një paralajmërim për Italinë: Loja në Zenica do të jetë sfiduese dhe e vështirë për ju.

March 28, 2026
“Lufta do të vazhdojë për një periudhë prej dy deri në katër javësh”/ Rubio pas bisedës me ministrat e Jashtëm të G7: SHBA e angazhuar për…

“Lufta do të vazhdojë për një periudhë prej dy deri në katër javësh”/ Rubio pas bisedës me ministrat e Jashtëm të G7: SHBA e angazhuar për…

March 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kontenierët e mbeturinave në qendër të Vlorës digjen, autoritetet thonë se do të identifikohet përgjegjësia.

Kontenierët e mbeturinave në qendër të Vlorës digjen, autoritetet thonë se do të identifikohet përgjegjësia.

March 28, 2026
Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

Zjarri në kontejnerët e mbeturinave në Vlorë, autoritetet thonë se nevojiten masa parandaluese

March 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al