Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Blerja e votës nuk u fsheh gjatë fushatës”, Berisha: Bandat kriminale kanë vepruar të strukturuara në 10 qarqe dhe në mbi 20 bashki

Editor by Editor
May 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Blerja e votës nuk u fsheh gjatë fushatës”, Berisha: Bandat kriminale kanë vepruar të strukturuara në 10 qarqe dhe në mbi 20 bashki
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura mes drejtuesit politikë të qarqeve. Berisha tha se gjatë një muaji fushatë, blerja e votës nga kryeministri Edi Rama nuk u bë fshehtas por publikisht. 

Ai tha se Rama shërndau 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Gjithashtu si blerje vote, Berisha cilësoi edhe faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve. 

Më tej ai shtoi se në këto zgjedhje bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki “me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS”. Duke ironizuar, Berisha tha se “ylli” i kësaj fushate ishte Sara Mile, për të cilën tha se po ja ulin votat që të mos “bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar.”

“Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e vitit 2025, të 11 Majit, nuk e bëri këtë fshehtas. Ai e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie. Pra, ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedent. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një megakrim elektoral, një blerje e hapur publike e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose pastaj nuk ka ABC-në më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.

Edi Rama nuk u përpoq të fshehë kësaj radhe asgjësimin e kodit zgjedhor dhe krimit elektoral. Ai shpërndau në mes të fushatës 138 licenca për miliona bimë kanabisi. Mos harroni se një bimë kanabisi e ka prodhimin 1 mijë euro. Se si i ndau mafia e drogës bimët për vota, është shumë e thjeshtë. Por një bimë kanabisi është 1 mijë euro produkti. Ai nuk e fshehu, por e bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali më së paku 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit.

Cilat do qofshin përmasat e veprimtarisë kriminale të nëndheshme, këto publiket janë më të mëdhatë, më gjigantet, më të pashembulltat. Për të mos thënë pastaj rreth 500 milionë euro prokurime, PPP-ra, koncesione, gjatë fushatës elektorale.
Që të gjitha për vota. Për të mos thënë pastaj mbi 10 mijë punësime në qeverinë vendore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që të gjitha punë për votë, punësim për votë. E vërteta është se në këto zgjedhje, bandat kriminale kanë vepruar më të strukturuara dhe më të kontrolluara se asnjëherë më parë. Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS.

‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar. Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera. Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi. Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.”,tha Berisha. 

Previous Post

Ndërron jetë nëna e Medës, lajmin e ndan bashkëshortja e këngëtarit

Next Post

“Jam i shokur me rezultatin e 11 Majit”/ Deputeti i PD: Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament

Next Post
“Jam i shokur me rezultatin e 11 Majit”/ Deputeti i PD: Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament

"Jam i shokur me rezultatin e 11 Majit"/ Deputeti i PD: Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

by Editor
May 14, 2025
0

ELBASAN- Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave preferenciale, nga ku Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë...

Read moreDetails
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025
Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

Starmer nesër në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik

May 14, 2025
Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

Rrufeja bie mbi kopshtin zoologjik, 13 të plagosur në Francë

May 14, 2025
“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

“10 mijë euro vota për të gjithë fisin”- Humbja e PD, Flamur Noka: E gjitha administrata në shërbim të votuesve

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

Mbyllet numërimi i preferencialeve në Elbasan, PS merr 10 mandate, ja emrat e kandidatëve më të votuar

May 14, 2025
Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al