Monday, March 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Bisha’ me 4 nofka drejtonte rrjetin nga Durrësi/ Çfarë tha Dumani për Adi Çoban: Këtu është i njohur si Bazholi! Përmendej në bisedat që kam pasur me Mirin

Editor by Editor
May 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
‘Bisha’ me 4 nofka drejtonte rrjetin nga Durrësi/ Çfarë tha Dumani për Adi Çoban: Këtu është i njohur si Bazholi! Përmendej në bisedat që kam pasur me Mirin
0
SHARES
153
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Adi Çoba i cili është emër i pa njohur për autoritetet shqiptare u zbulua në kuadër të operacionit “Ura”. Gjithashtu Adi Çoba, figoron edhe në dosjen e drejtësisë italiane i cili shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali. Veprimtaria kriminale e Adi Çoba është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Adi Çoba gjithashtu njihet me shumë nofka. Anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani”. Nuredin Dumani, deklaron se  “Bazholi” ishte bashkëpunëtor i Mirit (Fatmir Troplini), djali i Xhevdet Troplinit. Domani thotë gjithashtu se Miri i kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali.

Rrëfimi i plotë i Nuredin Dumanit për Adi Çobën

Dumani: “Po, e mbaj mend që e kam parë, po. Ndoshta jam duke gabuar.”

Hetuesi: E ke parë në ambientet kriminale?

Dumani: Për çdo person që them se e kam parë, do të thotë që është njohur në botën e krimit.

Hetuesi: E di me çfarë merrej?

Dumani: “Nuk jam i sigurt nëse mund të them diçka për të. Më vjen keq…”

Hetuesi: Në rregull. Vëre firmën. Të theksohet që fotografia me numrin përkatës i përket Çoba Adi, i quajtur Bazholi, bishë, dhjamxhi.

Dumani: “Tani, me emrin Bazholi po. Këtu është i njohur si Bazholi.”

Hetuesi: Ky është Bazholi?

Dumani: “Po. Tani po e kujtoj më qartë.”

Hetuesi: Çfarë të kujtohet për Bazholin?

Dumani: “Bazholi përmendej në bisedat që kam pasur me Miri.”

Hetuesi: Me kë?

Dumani: “Me Mirin.”

Hetuesi: Miri.

Dumani: “Me Fatmir Troplinin.”

Hetuesi: Miri është pseudonimi?

Dumani: “Miri është forma e shkurtër, një përkëdhelje e emrit Fatmir.”

Hetuesi: Kush është ai?

Dumani: “Miri ishte kontakti im me këtë grup. Ishim shumë miq.”

Hetuesi: Mik për çfarë?

Dumani: “Mik në aktivitetin kriminal që kishim.”

Hetuesi: Ishte i rëndësishëm Miri?

Dumani: “Shumë.”

Hetuesi: Kishte një grup kriminal?

Dumani: “Një grup shumë të madh.”

Hetuesi: Merrej me drogë?

Dumani: “Po. Më ofroi mundësinë për të futur mall nga Ekuadori në Itali, përveç Shqipërisë. Miri, po, po.”

Hetuesi: Flisje me Mirin për Bazholin?

Dumani: “Po. Miri më kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali. Pseudonimi i tij ishte Çaponi.”

Hetuesi: E di se ku qëndronte në Itali?

Dumani: “Nuk dua të gaboj, ma ka treguar (Miri), por nuk e mbaj mend. Çaponi ishte mik i kundërshtarit të Mirit dhe ishte nga Durrësi. Kështu që më tregonte që Bazholi po e kërkonte, donte ta gjente, donte ta lokalizonte Çaponin.”

Hetuesi: Bazholi po e kërkonte?

Dumani: “Po, Bazholi po e kërkonte. Tha që Bazholi po përpiqej të lokalizonte Çaponin.”

Hetuesi: Pse?

Dumani: “Sepse donte ta vriste.”

Hetuesi: Pse donte ta vriste?

Dumani: “Sepse Çaponi ishte mik me armikun e Mirit, Pojën.”

Hetuesi: Pra, Bazholi ishte mik i Mirit?

Dumani: “Sipas Mirit, po.”

Hetuesi: Pra, po e kërkonte (Çaponin) për t’i bërë një nder Mirit?

Dumani: “Po.”

Hetuesi: A e di nëse Bazholi merrej me drogë?

Dumani: “Nuk jam shumë i informuar për këtë.”

Hetuesi: Nuk e di pse Bazholi e njihte Mirin?

Dumani: “Nuk mund të pyesnim shumë, përveç nëse ma thoshte vetë. Sepse përndryshe krijohej një opinion i keq për ty.”

Hetuesi: A e di nëse Bazholi kishte një chat (komunikim online)?

Dumani: “Është normale që kishte, përndryshe si do t’i merrte informacionet? Është logjike.”

Hetuesi: Pra, Bazholi kishte informacion për Çaponin përmes një chati?

Dumani: “Po.”

Hetuesi: Këto ngjarje mes Çaponit dhe Bazholit në çfarë periudhe kanë ndodhur?

Dumani: “Në 2022… jo, më falni, në 2021.”

Dumani: “Nuk e mbaj mend mirë, por në atë periudhë ishte në përdorim Sky (aplikacion komunikimi i koduar).”

Hetuesi: A komunikonte edhe Bazholi me Mirin përmes chat-it?

Dumani: “Është normale që po.”

Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit.

Previous Post

“Pas 2013 ‘filloi’ kokainën me tonelata”/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për ‘Visin e Pojës’: Është nipi i Troplinëve dhe shumë i aftë për trafikim!

Next Post

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë për Bidenin: Ka 12 deri në 18 muaj jetë

Next Post
Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë për Bidenin: Ka 12 deri në 18 muaj jetë

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë për Bidenin: Ka 12 deri në 18 muaj jetë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.

March 9, 2026
Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

March 9, 2026
Foto/ Mosha nuk ka rëndësi, ish-partnerja e John Cenës shkakton reagime të shumta në rrjet me postimin e saj të fundit dhe i fton fansat në…

Foto/ Mosha nuk ka rëndësi, ish-partnerja e John Cenës shkakton reagime të shumta në rrjet me postimin e saj të fundit dhe i fton fansat në…

March 9, 2026
“Dështim i besimit në sistemin e drejtësisë”/ Presidentja Osmani dhe partitë politike shprehin reagimin e tyre pas kërkesës së prokurorisë për ish-krerët e UÇK-së.

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, duke vendosur një masë të përkohshme lidhur me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.

March 9, 2026
Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.
LAJME

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.

by timoni.al
March 9, 2026
0

Një artikull i AFP trajton rritjen e numrit të grave që tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri, kryesisht nga...

Read moreDetails
Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

March 9, 2026
Foto/ Mosha nuk ka rëndësi, ish-partnerja e John Cenës shkakton reagime të shumta në rrjet me postimin e saj të fundit dhe i fton fansat në…

Foto/ Mosha nuk ka rëndësi, ish-partnerja e John Cenës shkakton reagime të shumta në rrjet me postimin e saj të fundit dhe i fton fansat në…

March 9, 2026
“Dështim i besimit në sistemin e drejtësisë”/ Presidentja Osmani dhe partitë politike shprehin reagimin e tyre pas kërkesës së prokurorisë për ish-krerët e UÇK-së.

Kushtetuesja pezullon dekretin e Osmanit, duke vendosur një masë të përkohshme lidhur me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.

March 9, 2026
Rama zhvillon një diskutim me 40 rektorët e universiteteve: Ka ardhur momenti për të riparë ligjin mbi arsimin e lartë.

Raketat iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë, Rama reagon: Rrezik serioz për sigurinë në rajon dhe për botën.

March 9, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, sipas AFP: Mënyra se si shumë vajza të huaja kolonizohen me premtime pune, por përfundojnë nën kontrollin e ligjit.

March 9, 2026
Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

Me dokumenta/ Si drejtori i Albpetrol Eltar Deda i dha tenderin në shkelje të ligjit ish kreut të AKBNs Bardhi Melit

March 9, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al