Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bisedat sekrete në SKY do të shkaktojnë tërmet, i përfshirë dhe një klerik: Rrengu me linjën e internetit te Policia

Editor by Editor
August 16, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire
0
Bisedat sekrete në SKY do të shkaktojnë tërmet, i përfshirë dhe një klerik: Rrengu me linjën e internetit te Policia
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Lutfi Dervishi ka rikthyer vëmendjen te bisedat e eksponentëve të krimit, prokurorëve, gjyqtarëve apo drejtuesve të policisë në aplikacionin SKY, të cilat për aq pak sa kanë dalë deri më tani duhej të shkaktonin një skandal të madh, gjë e cila nuk po ndodh pasi vëmendja e publikut po tërhiqet në ngjarje të tjera më pak të rendësishme.

Mirëpo, gazetari thotë se ka ende shpresë, pasi bisedat që janë transkriptuar nga SKY kanë kapur në “çark” personazhe të njohur, pastrimi i të cilëve nga skena politike dhe jeta publike e vendit do ta ndihmonte në instalimin e shtetit ligjor.

Madje, gazetari thekson se në biseda të sikletshme në SKY janë kapur edhe gazetarë apo klerikë.

“Mendo për një moment që ky është vetëm fillimi… zbardhja e komunikimeve në SKY do të na ofrojë surpriza të tjera nga politika, biznesi, media, gjyqësori dhe ndoshta edhe nga feja…

Mesa duket vetëm Sky (qielli) do të bëj të mundur dridhjen e (nën) tokës së krimit të veshur me uniformë e policit, të deputetit, apo edhe të gjyqtarit”, shkruan Dervishi, ndërsa shton se arrestimi i shefit të Forcave Operacionale tregon për nivelin e lartë të kriminalizimit të saj dhe faktin që peshku është qelbur nga koka.

Ai shton se është naive të mendosh që vetë Agjencia Mbikqyrjes Policore ka hetuar dhe ka zbuluar se forca operacionale po përdorte një linjë të pa autorizuar interneti.

“Denoncimi i bërë pak para ekzekutimit të operacionit “Metamorfoza” duket se ka lidhje me zbardhjen e komunikimeve të aplikacionit SKY EÇ”.

Pjesë nga postimi i Dervishit në Facebook:

SKY EÇ po i bën të duken qesharake ato që deri dje mendoheshin si skandale të mëdha, sic ishte gënjeshtra publike e ish drejtorit të përgjithshëm të policisë bashkë me prokurorin e Elbasanit që u gradua në SPAK, dy ditë para zgjedhjeve të 2021, në ngjarjen që i mori jetën një personi, plagosi tre të tjerë, frikësoi një dyzinë policësh dhe terrorizoi një qytet.

Mendo për një moment të mos ishte zbërthimi i aplikacionit SKY? Do të kishim ende vrasës që vrisnin për qerasje, invesitorë strategjikë që zbukurojnë Shqipërinë, oficerë policie që raportojnë te vrasësit dhe prokuror që bëhen copë për të liruar banditë.

Lajmi i denoncimit në Prokurori të Forcës Operacionale nuk po trajtohet si SKANDAL, por po kalon si lajm i aksidenteve rrugore, ndërkohë që bëhet fjalë për shembjen e besimit te struktura elitë e policisë së shtetit.

Dhe mendo për një moment që ky është vetëm fillimi… zbardhja e komunikimeve në SKY do të na ofrojë surpriza të tjera nga politika, biznesi, media, gjyqësori dhe ndoshta edhe nga feja…

Mesa duket vetëm Sky (qielli) do të bëj të mundur dridhjen e (nën) tokës së krimit të veshur me uniformë e policit, të deputetit, apo edhe të gjyqtarit.

“SKY” është kutia e Pandorës… Hapja e saj nxorri vrasjet me porosi, babëzinë, zilinë, makutërinë, vafërinë, dhimbjen, E vetmja gjë e fundit që ka mbetur është shpresa.

SKY është shpresa se së paku do të bëhet transparenca e llumit të mbledhur në vite në të gjitha pushtetet, përfshirë edhe pushtetin e medias.

Previous Post

Shpëtohet turistja në Valbonë/ Spanjollja shtatzënë kërkoi ndihmë, bashkë me foshnjen janë jashtë rrezikut për jetën

Next Post

Hapni sytë mirë! Nëse jeni një nga këto shenja, sot mund të gjeni dashurinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

December 11, 2025
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

LAJME

by timoni.al
December 11, 2025
0

Me 85 vota pro dhe 3 kundër, Endrit Shabani është emëruar si Avokat i Popullit nga Kuvendi, duke u mbështetur...

Read moreDetails
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025
Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

December 11, 2025
Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

December 11, 2025
35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në 'Top Story': Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në ‘Top Story’: Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

Kuvendi miraton me 85 vota të favorizueshme kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, ndërsa opozita largohet nga salla.

December 11, 2025
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al