Saturday, September 27, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN nxjerr faktet: Klodian Zoto mblodhi të dhëna kompromentuese për Arben Ahmetaj!

Editor by Editor
December 12, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN nxjerr faktet: Klodian Zoto mblodhi të dhëna kompromentuese për Arben Ahmetaj!
0
SHARES
92
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në verë të vitit 2020, Klodian Zoto, biznesmeni i shpallur në kërkim për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t’i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj.

“I dashur Klodian! Faleminderit për përgjigjen tuaj dhe për kopjen e kartës së kreditit. Ne konfirmojnë që fatura bashkëlidhur për klientin: Arben Ahmetaj u pagua me këtë kartë krediti në vitin 2013,” thuhet në një email të nisur nga stafi i hotelit ‘Starlight Suiten Hotel Renngasse’ në Vienë më 18 qershor 2020.

Emaili tregon interesimin e Zotos, emri i të cilit përmendej në atë kohë si njeriu kryesor pas kompanive që përfituan kontratat e dyshimta të inceneratorëve, për të mbledhur informacion në lidhje me pagesat e tij për llogari të Ahmetajt.

Lista e komunikimeve të Zotos me 6 hotele në Europë rrodhi në media pas kallëzimit në SPAK të bërë nga gazetari Adriatik Doçi. Në emaile zbulohet se i akuzuari për korrupsion aktiv e pastrim parash në aferën e inceneratorëve ka prenotuar ose paguar me kartën e tij të kreditit qëndrimet e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në disa prej hoteleve.

Në emailet dhe faturat e publikuara rezulton edhe emri i Mirel Mërtirit, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion aktiv dhe pastrim parash sa i përket ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj, i cili në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët pati mohuar afrimitetin me Zoton dhe Mërtirin, sipas këtyre e-maileve ka pasur udhëtime dhe kontakte me ta të paktën prej vitit 2013.

BIRN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e emaileve; megjithatë, i pyetur rreth tyre, Ahmetaj nuk i përgjigj një kërkese për koment. Ardian Leka, avokati i Klodian Zotos nuk pranoi gjithashtu të komentonte mbi emailet e publikuara.

Pagesa për dhoma hoteli

Sipas ‘emaileve’ të publikuara në media, Zoto ka paguar 4,544 euro me kartën e tij të kreditit për Ahmetajn dhe për Mërtirin, për hotele në Bukuresht, Vienë dhe Milano. Por kjo mund të mos jetë shuma totale e shpenzuar prej tij, pasi në dy prej email-eve për prenotim, nuk përmendet pagesa e kryer.

“Duam të të konfirmojmë që e morëm dokumentin për kreditim të plotë të dy dhomave nën emrin e zotit Ahmetaj”, thuhet në një prej email-eve.

Më herët, në një telefonatë me BIRN Ahmetaj e mohoi të kishte përfituar nga Zoto.

I pyetur në shkurt gjatë Komisionin Parlamentar Hetimor për inceneratorët nëse i njihte tre emrat që qëndrojnë pas tre kontratave koncensionare të inceneratorëve – Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, Ahmetaj pretendoi se nuk kishte afrimitet me ta.

“Zoton e njoh në distancë”, tha ai, ndërsa shtoi se “nuk kam lidhje biznesi, pune, familjare apo krushqie me asnjërin prej tyre”.

Një udhëtim i Ahmetajt me Mirel Mërtirin u dokumentuan në një investigim të BIRN në gusht 2020. Emailet tregojnë se këto udhëtime janë prenotuar ose paguar nga karta e kreditit e Zotos. Në emailet nga hotelet, një pjesë të të cilave duket se Zoto se i mblodhi në verë të 2020 kur afera ishte denoncuar publikisht, lëvizje të tilla kanë qenë të shpeshta.

Reagimet politike

Publikimi i emaileve të Klodian Zotos është shoqëruar me reagime nga përfaqësues të opozitës. Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike që drejtoi Komisionin Parlamentar për Inceneratorët, në një postim në Facebook rikujtoi dëshminë e Ahmetajt në parlament dhe e akuzoi atë për lidhje të afërta me të akuzuarit.

“Arben Ahmetaj, dëshmitar në atë Komision, kur u pyet prej meje nëse kishte udhëtuar apo kishte njohje të afërta me të dyshuarit Zoto, Mërtiri dhe Gugallja iu përgjigj me mohim.  Mirëpo provat e fundit të publikuara në media tregojnë që ai ka njohje të afërt me të gjithë personat që janë shpallur në kërkim”, shkroi Tabaku.

Tabaku i kërkoi SPAK të jepte shpjegime pse nuk kishte ngritur akuza ndaj Ahmetajt dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aferë.

“Njerëzit e përfshirë në aferën e inceneratorëve, me vlerë 430 mln euro, fshehin sekrete për korrupsionin e ministrave”, tha ajo.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Ahmetajn dhe kryeministrin Edi Rama për rol kryesor në aferë.

“Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD dhe opozitës, e cila ka denoncuar me kohë skemën e megavjedhjes. Ahmetaj dhe Rama kanë rolet më kryesore”, tha Berisha.

Në krahun tjetër, qeveria dhe Partia Socialiste, një deputet i të cilës është tashmë i arrestuar dhe nën akuzë për këtë aferë, tha se nuk do të komentojë hetimet. I pyetur nga BIRN, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se duhej të lihej prokuroria që të hetonte.

“Çdo ndërhyrje nga ana jonë, kushdo qoftë unë si kryetar grupi, deputet apo dikush tjetër si bën mirë pavarësisë. Për ta përmbledhur pyetjet tuaj me vend , duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Nuk do të komentoj çështje që janë në hetim”, tha Balla.

Për abuzimet e dyshuara me fondet për ndërtimin e dy impianteve të incenerimit të mbetjeve në Fier dhe në Tiranë, SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është prej një viti i arrestuar, deputetin Alqi Bllako, administratorët e kompanive të përfshira, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, bashkëjetuesin e Gugalljas Mirel Mërtiri dhe një numër të akuzuarish të tjerë.

Sa i përket inceneratorit të Elbasanit, 10 persona janë të pandehur dhe u dërguan në gjykatë me akuza për korrupsion, pastrim parash e të ngjashme, nga të cilët 4 janë në burg, 3 po hetohen në arrest shtëpie ndërsa 3 janë në kërkim. Për inceneratorin e Fierit janë nën akuzë 21 persona, por një pjesë e të akuzuarve janë të njëjta në të dy hetimet.

Ndërkohë, për projektin e inceneratorit të Tiranës dhe disa projekte të tjera të denoncuara bashkë me të lart përmendurat, Prokuroria e Posaçme thotë se vazhdon hetimet. SPAK nuk ka dhënë asnjë masë shtrënguese ndaj personave të dyshuar apo kompanisë Integrated Energy BV Shpk, e cila vazhdon të marrë qindra mijëra euro nga buxheti shtetit çdo muaj, edhe pse nuk bën incenerim të mbetjeve. /BIRN

Previous Post

Aksident fatal i të riut shqiptar në Itali, humb jetën 19-vjeçari teksa punonte në ndërtim

Next Post

Kreu i SPAK përplas Ramën me ambasadoren Kim, Lala zbulon informacion: Prokurori u thirr nga një politikan, por u tërhoq nga gara pasi…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

September 27, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, dalin në djelg detajet. Si e pritën dhe qëlluan mbi makinën e tij.

September 27, 2025
Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

September 27, 2025
Misteri i Amelia Earhart: Trump urdhëron çlirimin e të dhënave qeveritare për pionieren e aviacionit amerikan.

Misteri i Amelia Earhart: Trump urdhëron çlirimin e të dhënave qeveritare për pionieren e aviacionit amerikan.

September 27, 2025
Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.
KRYESORE

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

by timoni.al
September 27, 2025
0

Princi i Uellsit, William, e ka përshkruar vitin 2024 si “vitin më të vështirë” të jetës së tij. Kjo deklaratë...

Read moreDetails
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, dalin në djelg detajet. Si e pritën dhe qëlluan mbi makinën e tij.

September 27, 2025
Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

Identiteti i italianit të vrarë në Tepelenë bëhet i njohur! 44-vjeçari, pronar fabrike në Tiranë

September 27, 2025
Misteri i Amelia Earhart: Trump urdhëron çlirimin e të dhënave qeveritare për pionieren e aviacionit amerikan.

Misteri i Amelia Earhart: Trump urdhëron çlirimin e të dhënave qeveritare për pionieren e aviacionit amerikan.

September 27, 2025
Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

Pse Netanyahu kishte një kod QR në jakën e xhaketës kur foli në OKB?

September 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

Princi William: Viti 2024 ishte sfida më e madhe e jetës sime.

September 27, 2025
39-vjeçari dërgohet në spital pas dhunës me sende të forta, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, dalin në djelg detajet. Si e pritën dhe qëlluan mbi makinën e tij.

September 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al