Saturday, May 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Mbyllja e shkollave turke në Tiranë, me kërkesë të Erdogan

Editor by Editor
September 22, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE
0
BIRN: Mbyllja e shkollave turke në Tiranë, me kërkesë të Erdogan
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ga Blerina Gjoka

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë pa asnjë shpjegim apo arsyetim.
Gati dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria shqiptare e detyron kolegjin “Mehmet Akif Ersoy” me aktivitet prej 26 vitesh në Shqipëri  që të plotësojë dokumentet për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera, të mbulojë shpenzimet e këtyre procedurave dhe të  kthejë pagesat e kryera nga prindërit për shkollimin e fëmijëve.

Avokati i fondacionit “Gulistan”, Isuf Shehu tha se vendimi ishte arbitrar dhe do të kundërshtohej.

“Vendimi është i papritur, pasi fondacioni ishte njoftuar për një inspektim të ri nga Ministria e Arsimit dhe institucionet në varësi,” tha Shehu për BIRN. Ai këmbënguli se arsyet e dhëna nga qeveria përpara vendimit ‘nuk qëndronin’.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit ku studiojnë 160 vajza dhe djem vjen pas kërkesave të përsëritura të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për mbylljen në Shqipëri të shkollave që ai i akuzon për lidhje me kundërshtarin e tij Gylen.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, Erdogan u shfaq i paduruar dhe e quajti lënduese faktin se lëvizja e kundërshtarit të tij politik kishte ende fushë veprimi në Shqipëri.

“Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë e bijat e të cilit kanë rënë dëshmorë. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturimit të FETO në Shqipëri,” tha presidenti turk në një konferencë për shtyp me Ramën.

Kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes nëse vendimi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” ishte një nënshtrim ndaj kërkesave të përsëritura të presidentit turk,  Erdogan.

Në shtator 2020, qeveria mbylli edhe disa institucione të tjera arsimore fetare dhe laike të ngritura me financime turke.

Mbyllja brenda një dite e medreseve “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë dhe “Ali Korça” në Kavajë, si dhe institucionit parauniversitar “Memorial International School of Tirana”, që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education” nuk pati një arsyetim publik, por agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” i quante të lidhura me “strukturat e organizatës terroriste FETO”.

Previous Post

“5 fëlliqësira”, Meta ‘shpërthen’ ndaj Autoritetit të Dosjeve: Do u shkoj tek prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje

Next Post

“Ia kam të gjitha dosjet”, çfarë paralajmëron Meta për Ramën: Do publikohen në kohën e duhur

Next Post
“Ia kam të gjitha dosjet”, çfarë paralajmëron Meta për Ramën: Do publikohen në kohën e duhur

“Ia kam të gjitha dosjet”, çfarë paralajmëron Meta për Ramën: Do publikohen në kohën e duhur

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të
AKTUALITET

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

by Editor
May 10, 2025
0

Ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos, e ka vlerësuar maksimalisht futbollistin e Barcelonës, Lamine Yamal. Kroos tha se është shumë e vështirë...

Read moreDetails
Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

May 10, 2025
“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

“Paniku i orëve të fundit”, Noka poston videon: Sheshet para pallateve në Fresk janë shndërruar në zyra legalizimi dhe hipotekimi nga patronazhistët

May 10, 2025
Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

Vrau 34-vjeçarin në Has/ Ylber Jaku: S’kam besim tek drejtësia shqiptare! Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze

May 10, 2025
Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

Dështimet seancë pas seance, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë! Nuk ka krizë në Kosovë

May 10, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

Toni Kroos: Shumë e vështirë që të ndalet Lamine Yamal, asgjë nuk është e pamundur për të

May 10, 2025
Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

Kush do të qeverisë Shqipërinë? KQZ: 114,642 votues për herë të parë. Diaspora votoi me postë

May 10, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al