Wednesday, November 5, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN citon Prokurorinë: Damian Gjiknuri mori pagesa hotelesh nga Klodian Zoto!

Editor by Editor
July 12, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN citon Prokurorinë: Damian Gjiknuri mori pagesa hotelesh nga Klodian Zoto!
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria shqiptare ka gjetur në kompjuterin e biznesmenit në arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh në Vjenë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, ish-ministër i Energjisë dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në vitin 2014. Ndërsa ky i fundit i tha BIRN se nuk ka fjetur në hotelet e paguara nga biznesmeni i inceneratorëve. Dhe se është i hapur për t’iu përgjigjur prokurorisë, nëse thirret.

I pyetur konkretisht nëse është takuar ndonjëherë me biznesmenët Zoto dhe Mirel Mërtiri, Gjiknuri refuzoi të përgjigjej duke përsëritur:

“Do jap sqarime në prokurori, nëse thirrem.”

Dosja e Prokurosisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuas, SPAK, rrodhi pjesërisht në media gjatë ditëve të fundit. Pavarësisht kërkesës së kreut të SPAK, Altin Dumani për të ruajtur sekretin hetimor përmes zhvillimit të debateve në Këshillin Parlamentar të Mandateve, Rregulloren dhe Imunitetet pas dyerve të mbyllura.

Në faqet 269-271 të dosjes që detajon gjetjet mbi hetimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe lidhjeve të tij me biznesmenët e incineratorëve. Prokurorët vërejnë se kanë gjetur dy pagesa të bëra nga Klodian Zoto për hotele në Frankfurt dhe në Vienë, me emër klienti Damian Gjiknuri. Prokurorët i paraqesin këto rezervime si prova për të treguar se të katërt mund të jenë takuar në Frankfurt.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar. Dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri‘” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Në rastin e dytë, një hotel në Vienë është paguar në emër të Gjiknurit nga Klodian Zoto. Në këtë udhëtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar. Negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Por prokuroria thotë se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve. një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike. Prokuroria vëren se nga informacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, Zoto bëri pagesa me vlerë mijëra dollarë në një hotel në Vienë. Bashkë me një opsion që sugjeron se ai ka qenë fizikisht atje dhe se karta nuk është përdorur online.

Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka. Si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elektrike.

Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë. Që përfshiu burgosjen e mijëra shqiptarëve nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike. Nga sa dihet publikisht, nuk ka të dhëna nëse një projekt i tillë u realizua ndonjëherë.

Pyetur nga BIRN, Gjiknuri mohoi akuzat duke thënë se ai vetë ka fjetur në hotel të paguar nga ministria. Dhe se për udhëtimin, i gjithë dokumentacioni, përfshirë faturat, janë dorëzuar në ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vetëm ministria. Por e disponon edhe ai vetë personalisht.

“Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vendit kanë qenë në linjat e zakonshme të fluturimit. Vizita zyrtare në detyrën e ministrit. Fakte këto që mund të vërtetohen lehtësisht. Kjo duke konsultuar dokumentet zyrtare të ministrisë. Duke përfshirë urdhër-shërbimet, qëllimin e udhëtimit, nisjen dhe destinacionin,” tha Gjiknuri.

“Referuar rastit konkret dhe datës të cilën ju e citoni për një udhëtim në Vjenë, ju siguroj se prokuroria, ministria të cilën unë drejtoja por edhe unë personalisht disponojmë praktikën e urdhër-shërbimit. Biletat e avionit dhe rezervimin e hotelit ku kam fjetur. Të gjitha të paguara me fatura nga institucioni që unë drejtoja si titullar. Për informacion, hoteli ku unë kam fjetur nuk është ai të cilit ju i referoheni por një tjetër. Të dhënat konkrete, emri i hotelit dhe pagesat janë pjesë e dokumentacionit që disponohet nga ministria përkatëse,” shtoi ai.

Gjiknuri nuk iu përgjigj pyetjes nëse është takuar me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Duke thënë se do jap sqarime në prokurori, nëse do të thirret për të dëshmuar.

Mërtiri dhe Zoto janë aktualisht në arrati pasi kërkohen nga drejtësia shqiptare për korruptimin e një numri zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, ndërsa së fundmi, nën akuzë përfundoi edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj./BIRN

Previous Post

Avokati i Ahmetajt nxehet me gazetarët: Ej, ej, ej! Moj gocë…! Nuk dua…më mbytët!

Next Post

Bardhi flet me EMRA: Këta deputetë dhe kryebashkiakë janë në dosje së bashku me Ahmetajn!

Next Post
Bardhi flet me EMRA: Këta deputetë dhe kryebashkiakë janë në dosje së bashku me Ahmetajn!

Bardhi flet me EMRA: Këta deputetë dhe kryebashkiakë janë në dosje së bashku me Ahmetajn!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Historia Brendshme: Të gjithë jemi pjesë e krizës, shqetësimi për mbetjet e barnave në shtëpi dhe pasojat e tyre…?!

Historia Brendshme: Të gjithë jemi pjesë e krizës, shqetësimi për mbetjet e barnave në shtëpi dhe pasojat e tyre…?!

November 5, 2025
Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

November 5, 2025
Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

November 5, 2025
Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

AKTUALITET

Historia Brendshme: Të gjithë jemi pjesë e krizës, shqetësimi për mbetjet e barnave në shtëpi dhe pasojat e tyre…?!

by timoni.al
November 5, 2025
0

Mbetjet farmaceutike që prodhohen në familje paraqesin një problem serioz në Shqipëri, pa ndonjë regullore ligjore ose nisma për trajtimin...

Read moreDetails
Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

November 5, 2025
Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

Historia e brendshme/ Një episod alarmant: Shumë punonjës u sëmurën pas prania e materialeve të rrezikshme brenda institucionit, shumica e autoklavave ishin jashtë funksioni.

November 5, 2025
Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

Historia e brendshme: “Janë banditë, më eliminon nëse raportoj”, rrëfimi tronditës: Ku shkojnë mbetjet spitalore të rrezikshme.

November 5, 2025
FIFA njofton krijimin e një Çmimi për Paqen, i cili do të shpallet gjatë procedurës së shortit të Botërorit.

FIFA njofton krijimin e një Çmimi për Paqen, i cili do të shpallet gjatë procedurës së shortit të Botërorit.

November 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Historia Brendshme: Të gjithë jemi pjesë e krizës, shqetësimi për mbetjet e barnave në shtëpi dhe pasojat e tyre…?!

Historia Brendshme: Të gjithë jemi pjesë e krizës, shqetësimi për mbetjet e barnave në shtëpi dhe pasojat e tyre…?!

November 5, 2025
Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

Historia e Brendshme/ Alarmi: Mijëra ton mbetje spitalore në rrugë të panjohura! A janë kontrabanduar? Sfidat e institucioneve përballë një situate kontradiktore.

November 5, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al