Thursday, April 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: BE shpreh shqetësim për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Editor by Editor
March 25, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Media, Vendi
0
BIRN: BE shpreh shqetësim për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian.

Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një dekadë si këshilltar i afërt i Niko Peleshit, gjatë detyrave të tij në ekzekutiv dhe si kryetar i grupit parlamentar socialist.

Në bordin me 10 anëtarë janë gjithashtu këshilltari i ish-ministrit socialist Bledi Çuçi, një ish-zëvendësministër në qeverinë “Rama” dhe emra që vijnë nga fusha e artit apo gazetarisë, por që kanë një sfond politik ose afërsi me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

RTSH është operatori i vetëm publik në vend dhe, në bazë të dispozitave ligjore e standardeve të lirisë së medias, do të duhej të ishte i pavarur nga politika. Standardet janë rrezikuar plotësisht me zgjedhjen e fundit, duke ngritur shqetësime për angazhimet që vendi ka ndërmarrë në procesin e integrimit.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN se ka ndjekur nga afër çështjen e shkarkimit në bllok të anëtarëve të Këshillit Drejtues të transmetuesit publik dhe emërimin e anëtarëve të rinj nga Parlamenti, duke ritheksuar rëndësinë e pavarësisë së RTSH-së për përmbushjen e standardeve demokratike.

“Pavarësia e transmetuesit publik të Shqipërisë, përfshirë edhe rreziqet e ndikimit politik në emërimet e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues, ka qenë një çështje afatgjatë e theksuar nga BE-ja për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë,” thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Tiranë.

BE i kujton Shqipërisë angazhimet e marra në kuadër të negociatave, angazhime që sigurojnë ndër të tjera, “një reformë të plotë të kuadrit ligjor dhe rregullator për mediat, përfshirë synimin për të forcuar pavarësinë e transmetuesit publik”.

“Ndër angazhime të tjera të deklaruara, Shqipëria duhet të sigurojë që këshilli drejtues që mbikëqyr transmetuesin publik të ketë një përbërje pluraliste, të përbëhet nga individë të kualifikuar, të përfaqësojë komunitetin mediatik dhe të gëzojë autonomi nga kontrolli i qeverisë dhe korporatave,”thekson reagimi i BE-së, duke lënë të kuptohet qartë se votimi i fundit në Kuvend nuk i përmbush këto angazhime.

Në progres-raportet e Komisionit Evropian theksohet rëndësia e një transmetuesi publik të pavarur dhe në mënyrë të veçantë ndikimi politik në përzgjedhjen e bordit, si një nga shtyllat e vlerësimit të lirisë së medias.

Përbërja e bordit të ri drejtues, i zgjedhur vetëm pak ditë pasi Parlamenti vendosi të shkrijë bordin e mëparshëm me akuzat për shkelje ligjore në përzgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, u kritikua edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi votimin mbizotërim të interesave të ngushta partiake mbi interesin publik dhe një humbje e mundësisë për të kthyer RTSH-në në një institucion dinjitoz dhe të pandikuar politikisht.

Bordi i kontestuar si politik do të nisë punën me zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, një vend i mbetur bosh që pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Alfred Peza, zgjedhja e të cilit gjithashtu u kontestua për shkak të karrierës së tij të gjatë politike pranë Partisë Socialiste.

Peza u përball me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni gjatë një viti që mbajti detyrën.

Transmetuesi publik është në teori një institucion politikisht i pavarur, por bordi drejtues zgjidhet nga Parlamenti me një formulë ku dy partitë kryesore përzgjedhin kandidatët e tyre të preferuar./BIRN

Previous Post

Shpërthim i fortë në Tiranë, i vihet tritol lokalit në pronësi të 44-vjeçarit

Next Post

Analiza e BBC: Pse mijëra njerëz po protestojnë në Turqi?

Next Post
Analiza e BBC: Pse mijëra njerëz po protestojnë në Turqi?

Analiza e BBC: Pse mijëra njerëz po protestojnë në Turqi?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe 'harakiri' i lojtarëve të saj

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

April 22, 2026
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

April 22, 2026
Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

April 22, 2026
Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

Lajmi Fundit

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

by timoni.al
April 22, 2026
0

Një mbrëmje e gjatë në “Gewiss Stadium” prodhoi finalistin e dytë të Kupës së Italisë, pasi Lazio mposhti Atalantën pas...

Read moreDetails
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

April 22, 2026
Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë; autori arrestohet, ngjarja pas një sherri banal

April 22, 2026
Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

Premier League: Haaland mjafton për City ndaj Burnley, merr kreun Arsenalit; skuadra e Brojës bie matematikisht në Championship

April 22, 2026
Takimi Rama–Mitsotakis në Athinë, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon pse ligji i luftës me Greqinë mbetet në fuqi

Takimi Rama–Mitsotakis në Athinë, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare shpjegon pse ligji i luftës me Greqinë mbetet në fuqi

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe 'harakiri' i lojtarëve të saj

Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën dhe ‘harakiri’ i lojtarëve të saj

April 22, 2026
Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

Barcelona, Lamine Yamal ndez sirenat e alarmit, shënon penallti dhe kërkon zëvendësim për dëmtim

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al