Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bilanci i protestës/ 9 në kërkim, 10 policë u plagosën, në hetim Bardhi, Noka dhe Minarolli

Editor by Editor
October 8, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Bilanci i protestës/ 9 në kërkim, 10 policë u plagosën, në hetim Bardhi, Noka dhe Minarolli
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov janë proceduar penalisht, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Policia ka bërë edhe një bilanc të tubimit, ku një protestues u arrestua, 9 janë në kërkim, 10 policë u plagosën.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Previous Post

Pëmbytjet në Vlorë, Rama: Ka ndryshuar formacioni i reshjeve, nuk ka infrastukturë sado ekselente të jetë që të absorbojë goditjen e parë

Next Post

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Behar Bajri-Pëllumb Gjokës: Njëri do vdesë, se kujt do t’i bie lapsi s’e di…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Meta” dhe “YouTube” përgjegjës për ndikim negativ në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje, urdhërohen të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

“Meta” dhe “YouTube” përgjegjës për ndikim negativ në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje, urdhërohen të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

March 25, 2026
Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

March 25, 2026
Operacion i madh kundër drogës në Turqi/ Arrestohet aktorja e njohur e serialeve turke së bashku me disa figura të tjera të njohura.

Operacion i madh kundër drogës në Turqi/ Arrestohet aktorja e njohur e serialeve turke së bashku me disa figura të tjera të njohura.

March 25, 2026
Banka e Shqipërisë miraton Jet Bank: Në përgatitje për provat e bankës

KRYESORE

“Meta” dhe “YouTube” përgjegjës për ndikim negativ në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje, urdhërohen të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

by timoni.al
March 25, 2026
0

Një gjykatë në Los Angeles shpalli “Meta” dhe “YouTube” fajtorë për ndikimin në varësinë e një vajze të re, duke...

Read moreDetails
Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

March 25, 2026
Operacion i madh kundër drogës në Turqi/ Arrestohet aktorja e njohur e serialeve turke së bashku me disa figura të tjera të njohura.

Operacion i madh kundër drogës në Turqi/ Arrestohet aktorja e njohur e serialeve turke së bashku me disa figura të tjera të njohura.

March 25, 2026
Banka e Shqipërisë miraton Jet Bank: Në përgatitje për provat e bankës

Banka e Shqipërisë miraton Jet Bank: Në përgatitje për provat e bankës

March 25, 2026
“Një premtim për Çmimin Nobel nëse pranoja njohjen e Kosovës, por unë e refuzova” / Vuçiç: Nuk do ta sulmojmë as shqiptarët, as kroatët, por…

“Një premtim për Çmimin Nobel nëse pranoja njohjen e Kosovës, por unë e refuzova” / Vuçiç: Nuk do ta sulmojmë as shqiptarët, as kroatët, por…

March 25, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Meta” dhe “YouTube” përgjegjës për ndikim negativ në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje, urdhërohen të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

“Meta” dhe “YouTube” përgjegjës për ndikim negativ në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje, urdhërohen të paguajnë 3 milionë dollarë dëmshpërblim

March 25, 2026
Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

Formacioni i mundshëm: Uzuni udhëheq sulmin, Muçi dhe Mehmeti në stol, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Polonisë.

March 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al