Friday, December 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në perceptimin e rrezikut sovran nga tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të përditësuara më 23 qershor 2025, dhe të publikuara në një dokument pune të Komisionit Europian diferenca e bonove sovrane të Shqipërisë në euro ndaj bonove të Thesarit të SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me fundin e vitit të kaluar,.

Grafiku tregon se në 31 dhjetor 2024, diferenca për Shqipërinë ishte më e lartë, ndërsa në qershor 2025 është ulur ndjeshëm, duke zbritur në rreth 200 pikë bazë (shiko grafikun e mëposhtëm), duke sinjalizuar një përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut nga investitorët ndërkombëtarë.

Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran. Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.

Rënia e diferencës (spred-it) do të thotë se Shqipëria mund të ketë akses më të favorshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe të financojë borxhin publik me kosto më të ulët.

Në krahasim me fundin e vitit 2024, përmirësime të ngjashme janë shënuar edhe nga vende si Serbia dhe Bullgaria, ndërsa Egjipti dhe Turqia vazhdojnë të mbeten në krye të listës me riskun më të lartë, siç tregon spredi më i lartë në raport me bonot amerikane.

Spredi ndaj bonove të Thesarit të SHBA tregon sa interes shtesë kërkojnë investitorët për ti huazuar një vendi, krahasuar me një investim të sigurt si bonot amerikane. Spred i lartë tregon perceptim më të lartë rreziku, dhe si rrjedhojë kosto më të lartë huamarrjeje. Spred i ulët tregon besim më të madh nga tregjet, që shoqërohet me kosto më të ulët të borxhit.

Në rastin e Shqipërisë, rënia e spread-it në 2025 tregon përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut. Në fillim të muajit shkurt, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.

Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Interesi i investitorëve ishte i lartë duke ndikuar në uljen e interesit.

Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010. Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të borxhit publik dy vitet e fundit duke nxitur përmirësimin e renditjes nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare, si Moody’s ashtu dhe Standards&Poors.

Në fund të vitit 2024, borxhi publik i vendit arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.

Rënia e rrezikut ka nxitur dhe diversifikimin e tregut të borxhit. Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek.

Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve./ Monitor

Previous Post

Zjarret përfshijnë Turqinë, Izmiri nën flakë, tymi arrin deri në Patmos! Mbyllet aeroporti

Next Post

Me kapacitetin që keni, do të arrini gjëra shumë të mëdha, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Aksident tragjik në Kosovë, dy shqiptarë humbin jetën, mes tyre edhe një ekonomiste e njohur.

Aksident tragjik në Kosovë, dy shqiptarë humbin jetën, mes tyre edhe një ekonomiste e njohur.

December 12, 2025
Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

December 12, 2025
Aksident në Lezhë: Automjeti godet motorin, dy persona të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një motor, duke rezultuar në dy të lënduar.

Aksident në Lezhë: Automjeti godet motorin, dy persona të lënduar Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një motor, duke rezultuar në dy të lënduar.

December 12, 2025
Pamjet të rënda/ Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori…

LAJME

Aksident tragjik në Kosovë, dy shqiptarë humbin jetën, mes tyre edhe një ekonomiste e njohur.

by timoni.al
December 12, 2025
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku dy shqiptare humbën jetën. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija,...

Read moreDetails
Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

December 12, 2025
Aksident në Lezhë: Automjeti godet motorin, dy persona të lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një motor, duke rezultuar në dy të lënduar.

Aksident në Lezhë: Automjeti godet motorin, dy persona të lënduar Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një motor, duke rezultuar në dy të lënduar.

December 12, 2025
Pamjet të rënda/ Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori…

Pamjet të rënda/ Porositën rrahjen me çekiç të 26-vjeçarit, në kërkim 2 personazhet e TikTok! Në pranga autori…

December 12, 2025
Modriç, pavarësisht moshës prej 40 vjetësh, vazhdon të jetë një nga lojtarët më të shquar në Serinë A dhe u bën thirrje italianëve: Ju pres në Botëror…

Modriç, pavarësisht moshës prej 40 vjetësh, vazhdon të jetë një nga lojtarët më të shquar në Serinë A dhe u bën thirrje italianëve: Ju pres në Botëror…

December 12, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Kosovë, dy shqiptarë humbin jetën, mes tyre edhe një ekonomiste e njohur.

Aksident tragjik në Kosovë, dy shqiptarë humbin jetën, mes tyre edhe një ekonomiste e njohur.

December 12, 2025
Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

Tenda në Gaza nën ujë për shkak të kushteve të këqija të motit, banorët e pastrehë strehohen në rrënojat e godinave të shkatërruara nga bombardimet.

December 12, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al