Saturday, December 6, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha tregon “tradhëtarët”: Pati demokratë që punuan me PS në zgjedhje

Editor by Editor
December 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha tregon “tradhëtarët”: Pati demokratë që punuan me PS në zgjedhje
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet në lidhje me zhvillimet brenda partisë së fundmi, përfshi foltoret që po mban Ervin Salianji dhe bashkëbisedimi i tij me qytetarët.

Ai vuri theksin te debati i brendshëm dhe analiza e thellë për zgjedhjet e 11 majit, por theksoi se farsa elektorale dhe partia-shtet përdorën edhe disa nga demokratët, mes tyre edhe deputetë që merrnin rrogën nga PD dhe punonin për socialistët.

Ai tha se do bëhej analizë  thellë për të gjithë, përfshi edhe drejtuesit politikë dhe atë vetë, duke denoncuar ata që ikën me pushime apo bënë fushatë për PS-në.

“Foltorja ka qëllimin e vetë, në takim dhe debat siç e keni parë pa filtra dhe me kamera. Ne regjistrojmë propozimet e tyre, i dëgjojmë, do ishte e padrejtë dhe joreale nëse pretendojmë se në foltore ne ezaurojmë debatin dhe analizën. Ajo do bëhet në çdo qelizë. Por ne symbyllurazi nuk jemi. E patë se pati nga ata demokratë në zgjedhje që kishin marrë edhe rrogën e deputetit në PD, që u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Ka dhe të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës nuk kanë punuar asnjë ditë. Të tjerë shkuan me pushime gjatë fushatës. Apo punuan për PS-në”, u shpreh kreu i selisë blu.

Dhe ai shtoi se të gjithë do japin llogari, sepse analiza do jetë e thellë dhe elektorati do shpjegohet.

“Natyrisht që këta do të japin llogari dhe janë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Do jenë strukturat që do nxjerrin propozimet, amendimet, shqetësimet. Ne jemi parti e vlerave. Do japim shpjegime dhe llogari, kjo është e domosdoshme. Mbrojtja e votës ishte me rëndësi jetike jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë, ja ku e kemi këtu sot, rezolutat, forcat politik të djathta. Këto u arritën, farsa elektorale u provua. Tani jemi në farsë tjetër, do përballemi me të. Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen”, vijoi kryetari i PD-së.

Ai akuzoi disa nga përfaqësuesit e opozitës se i shërbenin Ramës dhe i çonin informacione për të dëmtuar jo vetëm rezultatin e zgjedhjeve, por edhe për të nxjerr një raport pozitiv nga ndërkombëtarët.

“Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri”, u shpreh ai.

Madje theksoi se farsën elektorale nuk e ndali dot as eksperti më i mirë që morën, duke iu referuar amerikanit Chris LaCivita.

“Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, vijoi ai.

Berisha për Marta Kos: Deklarata apasionante

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sërish deklaratën e Komisioneres për zgjerim, Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si pasionante.

Mes të tjerash ai tha se i vjen mirë që BE nuk i mbështeti këto deklarata.

“Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare”, tha ai.

Gjithashtu foli edhe për lidhjet e shtetit me krimin e organizuar dhe informacionet e shërbimeve sekrete për kartelet e drogës.

“Shqetësimi më i madh i Donald Trump dhe sekretarit Rubio, në ato që kanë deklaruar, janë kartelet e drogës, organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Shqetësimi dhe krimi në vend kanë marrë përmasa botërore. Të gjithë ata që i lexuan kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre për shqiptarët dhe amerikanët janë organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në qindra artikuj të publikuar konfirmohen ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë. Burime të shërbimeve sekrete i kanë konfirmuar Washington Azamaier se përfitues i karteleve të drogës është Edi Rama. Gjer sot, dihet që përfitues është Maduro, i lidhur direkt dhe i dyti është Rama Duro, ose Edi Rama i Tiranës. Kjo shënon një arritje të madhe. Duhet të dëgjosh të vërtetën”, tha Berisha.

Previous Post

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

Next Post

Berisha: Do ketë analizë për çdo njeri në PD. E vetmja kërkesë është që kjo analizë të bëhet brenda partisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ngjarje tragjike në Greqi: Qeni sulmon për vdekje një fëmijë 2-vjeçar shqiptar gjatë lojës në oborrin e shtëpisë

Ngjarje tragjike në Greqi: Qeni sulmon për vdekje një fëmijë 2-vjeçar shqiptar gjatë lojës në oborrin e shtëpisë

December 6, 2025
Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse...

Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse…

December 6, 2025
300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

December 6, 2025
Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

LAJME

Ngjarje tragjike në Greqi: Qeni sulmon për vdekje një fëmijë 2-vjeçar shqiptar gjatë lojës në oborrin e shtëpisë

by timoni.al
December 6, 2025
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin e Zakynthos-it në Greqi, ku një fëmijë dy vjeçar shqiptar ka humbur jetën...

Read moreDetails
Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse...

Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse…

December 6, 2025
300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

300 kriminelë, përfshirë vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht në Angli. Shtypi: Problema të mëdha në administrimin e burgjeve.

December 6, 2025
Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

Furnizimi me ujë për mijëra banorë në Mirditë ndërpritet për shkak të dëmtimit të linjës së ujësjellësit.

December 6, 2025
“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

“Vlerësoni përveçse falë zotësive tuaja”, SHBA i vendos Evropës një afat: Deri në vitin 2027 për..

December 6, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngjarje tragjike në Greqi: Qeni sulmon për vdekje një fëmijë 2-vjeçar shqiptar gjatë lojës në oborrin e shtëpisë

Ngjarje tragjike në Greqi: Qeni sulmon për vdekje një fëmijë 2-vjeçar shqiptar gjatë lojës në oborrin e shtëpisë

December 6, 2025
Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse...

Rruga e re në Golem të Gjirokastrës po rrezikon shembjen, sipas banorëve të zonës: Protestat do të intensifikohen nëse…

December 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al