Berisha deklaroi: Gjer në rivendosjen e plotë të të drejtave kushtetuese të përfaqësuesve të popullit opozitar në parlament. Edi Rama bën luftë tani me Kushtetutën, bën luftë me popullin opozitar. Shkelmon mbi të drejtat e popullit opozitar.
I tmerruar nga abuzimet me pushtetin e tij, e din se Komisionet Hetimore Parlamentare do ti nxjerrin atij të gjitha të palarat, vendimet antiligjore, antikushtetuese, të gjitha aktet e tij dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin dhe të shkojë në punë të vet.
Pyetje: Si do të vijojë aksioni?
Sali Berisha: Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozitar që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve.
Sot shënohet 77-vjetori i themelimit të NATO-s, Begaj shpërndan urimin: Një nga konsideratat më të rëndësishme të bashkëpunimit global.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shënoi 77-vjetorin e krijimit të NATO-s me një urim të veçantë në rrjetet sociale. Ai...
Read moreDetails















