Saturday, February 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave

Editor by Editor
March 27, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, së bashku me familjen e tij i kanë rrëmbyer Kishës Ortodokse 24 hektarë tokë. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se kjo është realizuar në bashkëpunim me kreun e arkivave, Ardit Bido. Berisha më tej tha rrëmbimi i 24 hektarëve tokë të Kishës Ortodokse, është një nga plaçkitjet më të mëdha, që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare. Plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare, duke i hrabitur 224 mijë metër katrorë tokë nga më të çmuarat. Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij, shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare. Për dijeni, xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vuno dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve, stërgjyshi i tij, Thomai ka pasur si gjë të gjallë 3-4 dhi dhe një apo dy derra. Një personalitet i tyre i shkolluar, që ishte Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i disa qeverive të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij, të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi Koleka, krahu i Thomait e këtej.

Territoret ku pretendohet janë territore publike ose territore të kishës. Ky i është vërsulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk mund ta marrë vesh kush se çfarë qëndron aty sepse dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit. Cili është roli i Ardit Bidos, është jashtëzakonisht suspekt. Nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit dhe gjyshit direkt të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës kur aty luftohej, se Vunoi ka qenë shesh luftimesh të egra mes ushtrisë greke dhe asaj italiane.

E çuditshme është se si në atë periudhë, në kulmin e luftës, Bido gjen një dëshmi pronësie, e cila nuk përbën asnjë lloj kategorie ligjore. E cila nuk tregon asgjë se çfarë thotë ajo dëshmi. Një gjë është e sigurt se ajo dëshmi kurrë nuk mund të provojë pronën e askujt, aq më tepër që është në kohën e një lufte të egër, kur dëshmitë përdoreshin sipas qejfit. Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan Baba Piloja në kartolinat e Vitit të Ri, në memorien e tij, të publikuar nga vajza, dëshmon se është një familje e varfër. Një familje e varfër me 24 hektarë tokë në breg nuk ekziston kund. Po ata nuk kishin tokë, ndaj edhe Piloja dëshmon që kishin tokë,” tha Berisha.

Previous Post

“Djali është në reanimacion, i intubuar!”- Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, nëna e tij: Vetëm në kokë të mos e kishin goditur!

Next Post

Fotoja me Veliajn “i hapi telashe” gjyqtarit! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

Next Post
Fotoja me Veliajn “i hapi telashe” gjyqtarit! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

Fotoja me Veliajn "i hapi telashe" gjyqtarit! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Gerd Hoxhën, thirret si palë e tretë edhe KLGJ

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

February 7, 2026
Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

February 7, 2026
“Lëri hapësirë gruas, nuk solli djalë” / Baby G përjeton emocione të forta, diskuton për humbjet dhe paragjykimet brenda familjes.

“Lëri hapësirë gruas, nuk solli djalë” / Baby G përjeton emocione të forta, diskuton për humbjet dhe paragjykimet brenda familjes.

February 7, 2026
Java e 20 e Superiores përfundon, renditja ndryshon, Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, llogaritë e hapura për skuadrat në vendet e fundit.

Tirana në zonën e “play out”-it, Dinamo pa fitore në vitin 2026. Situata pas javës së 23-të në Superiore.

February 7, 2026
“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew
LAJME

“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

by timoni.al
February 7, 2026
0

Emaile të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulojnë informacione të reja rreth takim të njohur mes Princit Andrew dhe...

Read moreDetails
Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

February 7, 2026
“Lëri hapësirë gruas, nuk solli djalë” / Baby G përjeton emocione të forta, diskuton për humbjet dhe paragjykimet brenda familjes.

“Lëri hapësirë gruas, nuk solli djalë” / Baby G përjeton emocione të forta, diskuton për humbjet dhe paragjykimet brenda familjes.

February 7, 2026
Java e 20 e Superiores përfundon, renditja ndryshon, Vllaznia rikthehet si kandidate për titull, llogaritë e hapura për skuadrat në vendet e fundit.

Tirana në zonën e “play out”-it, Dinamo pa fitore në vitin 2026. Situata pas javës së 23-të në Superiore.

February 7, 2026
Skandali në ushtrinë greke: Koloneli i arrestuar për spiunazh në favor të Kinës, familjarët e tij komentojnë situatën: Ai udhëtonte vetëm në Pekin dhe po mësonte gjuhën.

Skandali në ushtrinë greke: Koloneli i arrestuar për spiunazh në favor të Kinës, familjarët e tij komentojnë situatën: Ai udhëtonte vetëm në Pekin dhe po mësonte gjuhën.

February 7, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

“Jam duke pritur me interes takimin e ri në të ardhmen”/ E-mailet e reja zbulojnë detaje mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew

February 7, 2026
Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

Nga denoncimi i 5 miliardë eurove te vota që shpëton pushtetin: hipokrizia me emrin Sonila Bejtja

February 7, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al