Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një urim të përzemërt për SHBA-të për 4 Korrikun, duke i cilësuar si mbrojtësit më të mëdhenj të lirisë, veçanërisht për Shqipërinë. Berisha theksoi fitoren e fundit ndaj regjimit të Ajetollahëve si një kthesë historike që riktheu fuqinë dhe prestigjin amerikan pas Kabulit, dhe shtoi se moskuptimi i kësaj fitoreje tregon paaftësi politike ose simpati për tiranitë.
Në vijim të konferencës me gazetarët, Lideri Opozitar, Sali Berisha publikoi video me prova tronditëse nga zgjedhjet e 11 majit në Bashkinë Krujë, duke i quajtur provë të farsës elektorale që shkatërron të ardhmen e vendit. Berisha denoncoi kontrollin e votuesve nga policia patronazhiste me kamera mbi kokë dhe theksoi se mungesa e votës së lirë qëndron në themel të varfërisë, emigracionit dhe kapjes së shtetit nga krimi. Berisha tha se PD është e vendosur ta zbardhë këtë farsë dhe të rikthejë votën e lirë me çdo kusht.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e organizuar nga Edi Rama, me Altin Dumanin, ose Troplinin sicc e quan ai, si mburojë të krimit elektoral. Berisha e akuzoi Dumanin për amnistimin e dosjeve 184 dhe 338 dhe e cilëson si bashkëpunëtor të drejtëpërdrejtë në shkeljen e fshehtësisë së votës. Berisha theksoi se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje dhe i bëri thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë të vendosur për votën e lirë dhe të ndershme.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për heshtje totale ndaj krimit më të rëndë mjedisor në Elbasan, ku prej ditësh digjen plehra toksike në një incenerator që nuk funksionoi kurrë dhe kushtoi 22 milionë euro. Berisha e cilësoi këtë një katastrofë mjedisore me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Sipas Berishës, Rama përpiqet të mbulojë këtë skandal duke u “hedhur qytetarëve kokat e drejtorëve” në Vlorë, ndërkohë që i ka shkatërruar kompetencat qeverisjes vendore dhe ka kthyer vendin në një parti-shtet.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon SPAK-un (të cilin e quan “SKAP”) se jo vetëm nuk heton kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, por i mbron ato në mënyrë të qëllimshme. Berisha theksoi raste konkrete si ai i Çopjes, Ergys Agasit, Arkend Ballës dhe lidhjet me persona të afërt me pushtetin. Sipas Berishës, SPAK vepron vetëm kur ka presion ndërkombëtar, ndërsa për drejtuesin Altin Dumani, krimi i organizuar “nuk ekziston”. Në përfundim, Berisha e cilësoi SPAK-un si një organizatë kriminale në shërbim të partisë-shtet.

FJALA E PLOTË
Së pari, do ta filloj me një urim të përzemërt për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e kombeve tjera në tërësi, dhe lirinë e kombit shqiptar në veçanti. Pra, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, një urim për qytetarët, qeverinë dhe presidentin Donald Trump, të këtij vendi.
SHBA-të kremtojnë këtë përvjetor pas një fitoreje epike, të jashtëzakonshme, mbi regjimin obskurantist të Ajetollahëve. Fitore me të cilën flamuri i këtij vendi u ngrit përsëri, pas rënies në gjysmështizë në Kabul. Dhe, kjo kishte një vlerë shumë të madhe. Ishte një këputje e nyjës gordiane.
Ata të cilët nuk kanë kuptuar përmasat e kësaj fitoreje, nuk janë në nivelin e duhur politik, për të mos thënë që kanë ndienja pro-obskurantizmit. Një armë bërthamore në duart e Ajetollahëve do të ishte një rrezik madhor për të gjithë Lindjen e Mesme, dhe për të gjitha vendet e tjera.
Tani, rikthehemi tek problemi themelor, shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqitparët. Farsa elektorale 11 maj, 2025.
Në themel te shkretimit të Shqipërisë, të përgjysmimit në 10 vite të popullatës së saj.
Në themel të rritjes së madhe të varfërisë në këtë vend.
Në themel të dominimit total të Shqipërisë nga kartelet e drogës dhe krimi, qëndron mungesa e votës së lirë të shqiptarëve me një ndërthurje të këtyre faktorëve, ndaj dhe PD është e vendosur të paraqesë para shqiptarëve të gjithë farsën e shëmtuar që ndodhi më 11 maj, me besimin e plotë se, do të jetë një motiv i madh për ta për t’u ngritur dhe rivendosur me çdo çmim dhe me çdo kusht votën e lirë në Shqipëri, për t’u përballur me narkoshtetin.
Sot, këtu kemi video, nga një seri qendrash të Bashkisë së Krujës, ku ju do të shihni se si u votua në këtë bashki, ndërkohë që, policia politike e patronazhistëve kontrollonte në mënyrë anti-ligjore, anti-kushtetuese votën e qytetarëve, ose qytetarët votonin kolektivisht, ose votonin duke patur kamerat mbi kokë, në mënyrë që t’u lexohej vota.
Kjo është fshehtësia e votës.
Siç e shihni, këto pamje faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshme se, ky proces është farsë, farsë dhe vetëm farsë. Se ky proces nuk ka asgjë të përbashkët me fshehtësinë e votës, por është fund erye një proces i kontrollit dhe vullnetit të qytetarëve. Kjo farsë elektorale, e organizuar nga partia shtet e krimit, ka për mburojë kryesore Altin Troplinin, i cili me amnistimin e krimit elektoral, duke filluar nga dosjet 184 dhe 338, faktoi se është një shërbëtor i turpshëm i krimit kushtetues dhe krimit elektoral, i Edi Ramës. Faktoi se është një mburojë kriminale e farsës elektorale.
Me amnistimin e krimit elektoral, Altin Troplini, de facto, firmos licencat e një krimi edhe më të madhe lektoral në zgjedhje të tjera.
Pra, për ta përmbledhur. Na rast se, kryekrimineli i farsës elektorale është Edi Rama, ndihmësi më kryesor i tij dhe lejtnanti kryesor i tij është Altin Troplini. PD nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje.
PD fton shqiptarët, të gjithë ata të cilët besojnë se ky komb duhet të votojë me dinjitet dhe duhet të gëzojë të drejtën e votës së fshehtë dhe të lirë, kudo që janë në Shqipëri, diasporë dhe në çdo vend, të qendrojnë të pamposhtur gjersa qytetarët shqiptarët të votojnë të lirë.