Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha-protestuesve: Ju zhvilluat mbrëmë betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite

Editor by Editor
October 8, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha-protestuesve: Ju zhvilluat mbrëmë betejën e mosbindjes civile me të madhen dhe më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Por sonte, në emër tuaj, unë dua t’u përcjell një përshëndetje vëllazërore të gjithë atyre burrave dhe grave, të rinjve, të rejave, të moshuarve që firmosën dje në cunamin e mosbindjes civile, fillimin e betejës së madhe të fitores sonë.
Në emër tuaj, dua t’u them se ata kanë ardhur shumë herë në Tiranë, por asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë qenë si mbrëmë në Tiranë.
Ju gra dhe burra, të rinj dhe të reja, adoleshentë, pensionistë, inauguruat mbrëmë misionin e ri më të rëndësishëm, më fisnik të jetës suaj.
Ju nuk erdhët mbrëmë në Tiranë për festë, miting elektoral, ju nuk erdhën mbrëmë në Tiranë për protestë.
Jo, secili prej jush mbrëmë i njoftuar siç e do rregulli, erdhët jo për protestë, për mosbindje civile. Pra, erdhët për betejë.
Ju mbrëmë, pa asnjë detyrim nga askush, iu përgjigjët thirrjes së ndërgjegjes suaj dhe erdhët për betejë. Ju në fakt mbrëmë zhvilluat betejën e mosbindjes civile me të madhen, më të fuqishmen që Tirana ka parë në 32 vite.
Ju, duke tejkaluar cdo parashikim erdhët mbrëmë për t’u ndeshur me regjimin, pavarësisht nga pasojat që kjo ndeshje mund të kishte sepse ky regjim i kishte shpallur luftë opozitës. Është një armik i egër i popullit opozitar.
Ju e dini mirë se të përballeni me Edi Ramën, i cili Kushtetutën e ka shndërruar në Olta Xhaçkë, parlamentin e ka shndëërruar në Spirogjokë, qeverinë e ka zëvendësuar me Lubi Ballukun apo Tao Taon, ligjet e vendit i ka zëvendësuar me Irenën me 5 mbiemra, xhelatë të sigurimit dhe Altinë të pyetjes 1 milion euro, nuk është e lehtë, por ju erdhët sepse keni vetëdijen e plotë se Edi Rama nuk fiton, por grabit zgjedhjet.
Ju erdhët se jeni të bindur se Edi Rama me serial killerat e tij, me bandat e tij, me makinerinë e frikësimit të zgjedhësve, me industrinë e blerjes së votës dhe të drejtës së saj, me partinë shtet kontrollon votën tuaj dhe njëlloj si diktaturat e bandave shndërron krimin në votë dhe votën në krim.
Ju jeni të bindur se pa votën e lirë nuk ka kurrë rotacion, por pushtet autoritar që nuk ikën për dekada.
Ju dolët në shesh të mejdanit kundër diktaturës me një nga 77 format e mosbindjes civile.
Sepse ju e keni të qartë se burgosja politike është akt i diktaturave, se me burgosjen e udhëheqjes politike në vit elektoral, lidhet vendimi i Edi Ramës për një mandat të katërt.
Ju erdhët në shesh të betejës sepse e dini se kontrolli i drejtësisë është tipar i diktaturës së bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve siç ishte dje në ideologjinë komuniste.
Ju dolët dje në shesh të mejdanit sepse ju nuk pranoni vendosjen e diktaturës së bandave, në të cilën narkodiktatori kontrollon me dorë të hekurt qeverinë, parlamentin, presidentin, shërbimin e fshehtë, drejtësinë dhe i ndërsen ata si vegla kundër opoziëts për të shtypur atë, për t’i vjedhur asaj votën, për të vjedhur dhe pasuruar veten dhe sojin e tij.

Previous Post

Protestuesit e arrestuar/ Berisha: Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë! Jemi pranë tyre në çdo minutë

Next Post

Kiara Tito ‘SHKATERRON’ miqësinë e ngushtë mes Efi Dhedhes dhe Mikelës? Zbardhen detajet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Chiesa në qendër të diskutimeve në Itali, pas ngjarjeve të fundit me sulmuesin, ai largohet nga ekipi për grumbullim.

March 24, 2026
Do të vendos në bashkëpunim me ekipin e PS," tha Spiropali për Ballën pas mungesës në seancën lidhur me Ballukun: "E rëndësishme është që opinioni të jetë i reflektuar dhe i arsyetuar.

Balla reagon pas mungesës në votimin për Ballukun, ndërsa thekson se vendimin për Spiropalin e merr Grupi i PS; deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe menjëherë…

March 24, 2026
Pas 80 ditësh, Mateo braktis përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar mbrëmjen e sotme.

“Sa urrejtje ke?”/ Rogerti e përball Selin, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari kundërshtojnë banorin: Je angazhuar dhe komenton në lidhje me celularët e grave.

LAJME

by timoni.al
March 24, 2026
0

As Liverpooli nuk ka sqaruar largimin e Federico Chiesas nga kampi stërvitor nën trajnerin e kombëtares italiane, Gennaro Gattuso. Ai...

Read moreDetails
Do të vendos në bashkëpunim me ekipin e PS," tha Spiropali për Ballën pas mungesës në seancën lidhur me Ballukun: "E rëndësishme është që opinioni të jetë i reflektuar dhe i arsyetuar.

Balla reagon pas mungesës në votimin për Ballukun, ndërsa thekson se vendimin për Spiropalin e merr Grupi i PS; deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe menjëherë…

March 24, 2026
Pas 80 ditësh, Mateo braktis përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar mbrëmjen e sotme.

Pas 80 ditësh, Mateo braktis përkohësisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar mbrëmjen e sotme.

March 24, 2026
“Sa urrejtje ke?”/ Rogerti e përball Selin, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari kundërshtojnë banorin: Je angazhuar dhe komenton në lidhje me celularët e grave.

“Sa urrejtje ke?”/ Rogerti e përball Selin, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari kundërshtojnë banorin: Je angazhuar dhe komenton në lidhje me celularët e grave.

March 24, 2026
Në çastin më të vështirë për Arne Slot, paraqitet figura e Xabi Alonsos.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Chiesa në qendër të diskutimeve në Itali, pas ngjarjeve të fundit me sulmuesin, ai largohet nga ekipi për grumbullim.

Chiesa në qendër të diskutimeve në Itali, pas ngjarjeve të fundit me sulmuesin, ai largohet nga ekipi për grumbullim.

March 24, 2026
Do të vendos në bashkëpunim me ekipin e PS," tha Spiropali për Ballën pas mungesës në seancën lidhur me Ballukun: "E rëndësishme është që opinioni të jetë i reflektuar dhe i arsyetuar.

Balla reagon pas mungesës në votimin për Ballukun, ndërsa thekson se vendimin për Spiropalin e merr Grupi i PS; deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe menjëherë…

March 24, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al