Sunday, December 28, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Pensionet e papërfillshme të kooperativës brenda 3 muajve të parë do të bëhen 200 euro

Editor by Editor
April 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Pensionet e papërfillshme të kooperativës brenda 3 muajve të parë do të bëhen 200 euro
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sot se pas tre muajsh të ardhjes në pushtet, ata që kanë punuar në kooperativë do të kenë një pension prej 200 eurosh. 

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se rrogat minimale do jenë 500 euro dhe minimumi jetik si në fshat dhe qytet do të jetë 200 euro. Ai tha se në 11 maj, fermerët do të kenë mundësi t’i japin një kthesë të vërtetë sektorit bujqësor dhe të lënë kryeministrit “të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë”.

Kryedemokrati shprehu besimin se qytetarët dhe fermerët do të votojnë në ditën e zgjedhjeve numrin 1, pasi deputetët e PD-së do të jenë përfaqësues të interesave të tyre.

“Së fundi, unë e di se këtu ka plot burra dhe gra të moshuar që kanë shkri jetën në kooperativë bujqësore dhe marrin një pension të papërfillshëm prej 120-130 euro, apo 150 euro. I garantoj se secili prej tyre, pas tre muajsh të ardhjes në pushtet të PD-së do të kenë një pension prej 200 eurosh. Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pension, në qytet e as në fshat e asgjëkundi, ndën 200 euro.Rrogat minimale do jenë 500 euro. Por në radhë të parë vendosja e pensionit 200 euro, vendosja e minimumit jetik 200 euro si në fshat dhe në qytet, do jetë një nga hapat tonë më të parë. 

Unë këto kisha në vija të përgjithshme për programin ndaj ju ftoj të jepni mendime e sugjerime sepse ne jemi të hapur dhe duam që ky program të jetë i pranuar nga ju, të jetë një program që ju i besoni dhe e konsideroni më të vërtetë një program në shërbim të suksesit tuaj, në shërbim të begatimit tuaj, me mundin dhe djersën tuaj. Në datën 11 maj, janë dy alternativa. Njëra është kjo që unë paraqita. Por kjo ka një trashëgimi. Ne në periudhën që ishim në pushtet, investuam, u përpoqëm të investojmë sa më shumë, nuk e injoruam fshatin, u bë me eksportues qumështi. Pat një rritje të lopës së rracës, të blegtorisë, të sipërfaqeve të punueshme. 

Këto bënë një zmbrapsje të madhe ndaj në 11 maj ne kemi mundësi edhe njëherë ti japim një kthesë të vërtetë të këtij sektori, një mbështetje të madhe të të gjithëve ju, dhe ta lëmë atë tjetrin, ta lëmë të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë. Se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimesh ka qeveria ndaj tyre. Mendon se kështu i detyron dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë vjedhjesh të rënda kanë bërë ndaj shqiptarëve, çfarë injorimi u kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto, ai e ka qëllim këtë. 

Ngrihet në mëngjes, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata, quhet kështu e ashtu, shumicën i shpik nga koka e tij dhe u përgjigjet, si e si të largojë interesin tuaj për programet, çfarë do bëjë qeveria e ardhshme për ju, për fshatin, për Shqipërinë. Unë kam besim tek ju se, 11 maji do të votoni 1-shin. 1-shi është numri i diellit, është numri i fillimit, është pothuajse hyjnor. Kështu që duke votuar 1-shin ju votoni ndryshimin e madh dhe votoni për veten tuaj, Partinë Demokratike. Ju garantoj se këta deputetë që janë këtu, do jënë përfaqësues të shkëlqyer të interesave tuaja. Këta së bashku me zotërinjtë që kanë hartuar programin e PD-së, do jenë garantë të plotë të mbajtjes së këtyre premtimeve dhe zbatimit të këtij programi.”, tha Berisha.

Previous Post

Akuzat e PD/ KQZ: Ja lista me emrat e kandidatëve të PS që u dorëhoqën ose u pezulluan nga detyra prej garës së 11 majit

Next Post

I shpallur në kërkim që nga janari, dorëzohet në policinë e Tiranës Oltion Buzi

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, detajet e para

I shpallur në kërkim që nga janari, dorëzohet në policinë e Tiranës Oltion Buzi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
"Keqardhje për fëmijën tuaj" /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

“Keqardhje për fëmijën tuaj” /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

December 27, 2025
Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me...

Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me…

December 27, 2025
"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...
Lajmi Fundit

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

by timoni.al
December 27, 2025
0

Brikena ka shfaqur një përkushtim të veçantë ndaj Stenaldos në ambientet e “Big Brother VIP”, duke e shqetësuar këtë të...

Read moreDetails
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025
"Keqardhje për fëmijën tuaj" /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

“Keqardhje për fëmijën tuaj” /Diskutim i tensionuar mes Selinit dhe Kristit: Babai im është në moshën e Mirit.

December 27, 2025
Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me...

Grealish, natë e zakonshme në Londër; harxhon 23 mijë euro me striptiste dhe me…

December 27, 2025
Big Brother VIP: Lorna dhe Seno, me numrin më të ulët të votave nga publiku, përzgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

Big Brother VIP: Lorna dhe Seno, me numrin më të ulët të votave nga publiku, përzgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.

December 27, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë" / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen...

“Naiviteti i inskenuar është më i pavështirë” / Brikena tregon për kujdesin e saj ndaj Stenaldos, modeles në “Big Brother VIP”: Më pëlqen…

December 27, 2025
Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

Lazio shpreh pakënaqësi për golin e Davis: “Kërkojmë trajtim me respekt, gabimet gjithmonë ndodhin vetëm ndaj nesh.”

December 27, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al