Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Olsi Rama ka kaluar kufirin me pasaportë diplomatike dhe të huaj 18 herë, ia mbathi në Kosovë kur u zbulua droga në Xibrakë

Editor by Editor
March 31, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha: Olsi Rama ka kaluar kufirin me pasaportë diplomatike dhe të huaj 18 herë, ia mbathi në Kosovë kur u zbulua droga në Xibrakë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sonte se droga e laboratorit të Xibrakës, ishte sipas tij, e kryeministrit Edi Rama.

“Askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri”, është shprehur Berisha.

Para simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ai u shpreh se vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, ka “kaluar kufirin 18 herë më makinën e drogës”.

Sipas ish-kryeministrit, Olsi Rama kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj.

“Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës. Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin.

Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të  huaj se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta.

Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.  Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri

Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di t’i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë”, deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.
Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama.
Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.
A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve.
A e dini ju se Çhe Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve.
A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro.
Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.
Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.
Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri.
Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.
Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.

Previous Post

Florian Marku bën hyrjen spektakolare në ring me flamurin shqiptar në shpinë

Next Post

Turqia në krizë të rëndë ekonomike/ Ja pse turqit ndëshkuan me votë Erdoganin

Next Post
Turqia në krizë të rëndë ekonomike/ Ja pse turqit ndëshkuan me votë Erdoganin

Turqia në krizë të rëndë ekonomike/ Ja pse turqit ndëshkuan me votë Erdoganin

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson
AKTUALITET

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

by Editor
May 14, 2025
0

Zgjedhjet parlamentare 2025. Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon me numërimin e zarfeve të...

Read moreDetails
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

May 14, 2025
Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

Tentativë pengmarrjeje në Paris, agresorët sulmojnë vajzën e bosit të kriptovalutave

May 14, 2025
Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

Dalin pamjet e aksionit të SPAK e BKH në Shkodër, si u sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit

May 14, 2025
Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

Berisha: Faktet dhe dokumentet e farsës elektroale do i çojmë në kancelaritë Europiane dhe Senatin dhe Kongresin e SHBA

May 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

Vota e Diasporës/ Numërohen 94 896 zarfe me fletëvotimi nga jashtë, PS kryeson

May 14, 2025
Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

Berisha: Këto janë zgjedhje të grabitura. Rama është i gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg që të marrë mbështetje ndërkombëtare

May 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al