Monday, June 9, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Në këtë dekadë u shkatërrua demokracia! U shkatërrua pluralizmi dhe u rikthyen burgosjet politike të opozitës

Editor by Editor
December 2, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha: Në këtë dekadë u shkatërrua demokracia! U shkatërrua pluralizmi dhe u rikthyen burgosjet politike të opozitës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha po deklaron nga Kuvendi Kombëtar: Siç është tradita, në emër tuaj do të falënderoj nga zemra mikun e shquar të PD-së, timin dhe të Shqipërisë, të nderuarin deputet të Forza Italia, Alesandro Batilokio, kryetar i Komisionit të Sigurisë në Parlamentin Italian, zonjën Erika Mazeti, deputete e Forza Italia.
Ardhja juaj në këtë Kuvend është dëshmi e vazhdimit të lidhjeve mes dy forcave politike që kanë transformuar më shumë gadishullin e Apenineve dhe Ballkanit, miqësi që nis që në ditët e para të themelimit të Forza Italia nga i pavdekshmi Silvio Berluskoni dhe vazhdon sot dhe do vazhdojë gjithnjë.
Faleminderit për praninë tuaj.
…Jemi në mbyllje të vitit 2023, fundi i vitit është gjithmonë kohë reflektimi, por sot ju ftoj të bëjmë një reflektim pak më të thellë sepse ky fundviti shënon mbylljen e një dekade që qeverisemi nga rilindja, një dekade nga më të zezat në historinë e Shqipërisë. Një dekadë në të cilën humbëm votën e lirë, kombi humbi shpresën dhe një të tretën e gjhakut të tij.
Një dekadë gjatë të cilit, arritjet tona u shpërbënë, shteti ligjor u zëvendësua nga narkoshteti. Kjo mund të quhet ndryshe dekada e shkatërrimit.
Sot, kombi ynë është një komb shpresëhumbur, një komb që vajton të rinjtë që nuk gjejnë të ardhmen në këtë vend, një komb që rënkon sepse trupi i tij është kapluar nga metastazat e krimit, një komb që dergjet pasi është kombi më i plaçkitur ndër të gjitha kombet në Europë.
Pronat private nuk grabiten më nga komunistët, por nga të ashtuquajturit investitorët strategjikë.
Shqiptarët vijojnë të persekutohen jo më nga policia sekrete hoxhiste, por nga bandat e qeverisë dhe patronazhistët, nga organizatat kriminale në institucionet e narkoshtetit.
Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë.
Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë dhe Tiranën e kemi shndërruar në një Beograd të dytë.
Popullsia është ulur me 35 përqind në 10 vite. Me braktisjen masive dhe me dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, një gjë që as në komunizëm nuk ndodhi.
Të gjitha këto dhe shumë të tjera, ashtu si në diktaturën staliniste, sërish ndodhin nën shëmbëllturën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati dhe ky demon është Edi Rama.
Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën.
Shndërrohen në frikë dhe tmerr dhe këto të fundit, njëlloj si në diktaturën ideologjike, shndërrohen në votë.
Në këtë dekadë, demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013.
Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar.
Të drejtat kushtetuese të opozitës mohohen dhe një plagë e vjetër u rihap sërish, u rikthyen burgosjet politike të opozitës.
Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta.
Në këtë dekadë, u rikthye monizmi. Sot, ai qeveris ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia.

Previous Post

“U trondita”/ Vrasja e Liridonës, Fevziu: Naimi dukej njeri i kulturuar, tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar

Next Post

Shorti euro 2024/ Shqipëria njeh rivalët, grup i favorshëm ose “bombë”, të gjitha mundësitë të hapura

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

AKTUALITET

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

by Editor
June 9, 2025
0

KOLUMBIA- Kandidatit presidencial dhe senatorit të njohur konservator në Kolumbi, Miguel Uribe Turbay u qëllua 3 herë, 2 herë në kokë,...

Read moreDetails
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025
Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

Robert Lewandowski tërhiqet nga Kombëtarja e Polonisë për shkak të përplasjeve me trajnerin

June 9, 2025
Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

Klubi i njohur italian Brescia shuhet pas 114 vitesh, pronari refuzoi ta paguajë borxhin

June 9, 2025
Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Reali arrin marrëveshje me talentin e Ajaxit

June 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

Atentati në Kolumbi/ U qëllua me plumb në kokë, kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale

June 9, 2025
Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

Skandali i DPI-së te One Albania: A po i shet kompania të dhënat e shqiptarëve Rusisë? Rreziku i fshehur i mbikëqyrjes masive dixhitale

June 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al