Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Narko-qeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza! Turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët

Editor by Editor
August 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Narko-qeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza! Turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Për të mbuluar këtë spekulim të pashembullt, të tmerrshëm, që nuk ekziston askund në botë, që e bëri Shqipërinë famëzezë në të gjithë universin turistik të planetit, kanë dalë dhe promovojnë me propagandën dhe mediat e tyre se jemi për turizëm elitar.
Në një kohë kur kjo është një piramidë e madhe mashtrimi sepse Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga derdhja e Bunës te Kepi i Stillës, nuk ofron absolutisht kushtet më minimale të turizmit elitar.
Këta narkos, thashë dhe njëherë, që shesin pjatën e peshkut 200 euro, shezlongun 100 deri në 500 euro, kabanën 2 mijë deri në 4 mijë euro, këta kanë vetëm interesat e tyre sepse kushtet për turizmin elitar nuk ekzistojnë në asnjë territor të Shqipërisë.
Sepse turizmi elitar nuk nënkupton vetëm një suitë hoteliere.
Turizmi elitar nuk nënkupton vetëm brigje dhe ujëra të mrekullueshëm.
Turizmi elitar nënkupton një kompleks kushtesh bazë, të cilat Shqipëria nuk i ofron asnjë.
Nga derdhja e Bunës tek Kepi i Stillës janë të ndërtuara 11 impiante të ujërave të zeza. Asnjë prej tyre nuk funksionon.
Të cilat ujërat e zeza derdhen në det pa asnjë përpunim.
Dhe narkoqeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza.
Në të gjitha zonat turistike ka mungesa të vazhdueshme të ujit të pijshëm.
Në të gjitha zonat ka probleme me furnizimin e energjisë.
Imagjinoni ju se çfarë hipokrizie e madhe është gjetja e turizmit elitar dhe e paraqesin në mediat e tyre kaltërsitë e Jonit apo Adriatikut, sikur turistët elitarë jetojnë me kaltërsi në një vend që nuk ka një fushë të vetme golfi, në një vend ku gjahu është i ndaluar, në një vend ku operatorët turistikë nuk ofrojnë dot asnjë lloj programi të vërtetë kulturor, turistik apo vizita në zonat e trashëgimisë kulturore botërore.
Pra, ata të cilët flasin për turizëm elitar, ata kërkojnë që me një piramidë mashtrimi të mbulojnë dështimin e madh të turizmit për shkak të narkoeuros si toksinë e tij.
Shtoj këtu se turizmi, ky potencial përrallore ekonomik i shqiptarëve, është shndërruar në një ndëshkim të vërtetë për ta.
Vetë librat e narkoshtetit, e narkodoganave dhe narkothesarit, faktojnë se nga shitjet e përgjithshme në vit, ku pretendohet se janë 10 milionë turistë, çdo shqiptar nga këto shitje përfiton 5-6 dollarë për frymë.
Kaq janë të ardhurat në tatime që vijnë nga 10 milionë turistë në Shqipëri. Janë gjithsej 8-10 milionë euro TVSH.
Por çdo qytetar shqiptar paguan nga taksat e tij, Thesari i Narkoshtetit paguan nga taksat e qytetarëve 430 deri në 450 milionë euro për infrastrukturën e resorteve turistike.
Në qoftë se ju merrni vetëm shpenzimet e bëra për qëllimet turistike në Vlorë dhe në aeroportin e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, ju do gjeni se shpenzimet për shtrat turistik shkojnë 60 deri në 80 mijë euro.
Në një kohë kur nga derdhja e Semanit dhe Vjosës gjer në Kepin e Stillës, të gjitha gjirizet derdhen në det.
Vlora është pa ujë, digjen dhe e helmojnë atë çdo dy javë.
Dhe kreu i organizatës kriminale Edi Rama me mediat e tij, çirret dhe bërtet për turizëm elitar.
Pra, turizmi për shqiptarët është shndërruar në një ndëshkim të madh, njëlloj siç shndërroheshin në ish-kolonitë pasuritë kombëtare të vendeve të kolonizuara për banorët e tyre.
E dënoj me forcën më të madhe këtë situatë dramatike dhe që ka si zgjidhje të vetme shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramaduros, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Previous Post

Eksplozivi i bombolës së gatimit në Leskovik, një 67-vjeçar i plagosur

Next Post

Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve

Next Post
Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve

Euro “fundoset” më tej, arrin nivelin e 97.3 lekëve

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Lajmi Fundit

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

by timoni.al
September 24, 2025
0

Marco Rossi, trajneri italian i ekipit kombëtar të Hungarisë, ka ndarë historinë e tij për kalimin e tij nga futbolli...

Read moreDetails
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025
Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

Titulli i Kryesor/ “Votat ishin për, por për interesa të ndryshme”, Gjokutaj mbi shkarkimin e Veliajt: Kemi luftuar shumë për këtë ngjarje dhe një ditë e gjetëm të përgatitur.

September 24, 2025
Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

Bisedimet midis Mitsotakis dhe Erdogan në New York anulohen papritur, Ankaraja tërhiqet disa orë para takimit.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al