“Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojtja e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD-së. Jo në shtëpi, apo në qeli, apo në ndonjë ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë unë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë”.
Kështu deklaroi Sali Berisha në fjalimin e fundit përpara Këshillit Kombëtar pasi ditën e Martë gjykata do të vendosë nëse do ta dërgojë në arrest shtëpie ose jo.
Ish-kryeministri tha se nuk do të mposhtet dhe se beteja do të vijojë.
“Tani duan ta burgosin Sali Berishën, por për këtë nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë. Unë nuk jam as i akuzuar, por një person nën hetim dhe në tre vite nuk kanë gjetur asnjë provë dhe asnjë fakt kundër meje.
E vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre se para se të përsërisni këtë akuzë për Sali Berishën kontrolloni xhepat tuaj. Unë jam Sali Berisha. Me fuqinë e së vërtetës nuk mposhtem kurrë” tha ai.
“Do të zgjojmë “Luanin”, vetëm në betejë pa kthim, në mosbindje civile. Kjo është faza e re e aksionit tonë, “o sot, o kurrë” tha ai.