Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Dumani po mbron Ballukun, po e heton për një tender supervizimi dhe jo për 50 milionë eurot. Rama kërkoi dorëheqjen e Pirro Vengut, jo të Belindës siç raportojnë mediat.
“Për pyetjet ka disa praktika.
Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur.
Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet.
Kjo është normale.
Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim.
Këta kanë në frikë dhe tmerr.
I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni.
Se tani thonë që ky Gogo është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…
…Problemi është se duhet të dëgjojnë shqiptarët çfarë pyetjesh janë bërë.
Se pastaj lexo një pyetje po, lexo një pyetje jo, lexo një gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty.
Jo, ajo është një palë kundërshtare, e cila është marrë me luftë të egër kundër pluralizmit politik. E cila është akuzuar se ka fjetur mbi dosje krimi.
Unë lexova nga dosja e Taulant Ballës. Kjo është dosja 26. Ky, për të mos e çuar Taulant Ballën me dosjen 26, ka krijuar dosjen 26/1.
Por shqiptarët duhet ta dinë se ky fle mbi dosjet e krimit.
Ata mund ta bëjnë këtë me mazhorancën se janë në miqësi, jo me ne, se ne na bashkon interesi i publikut…
…Në radhë të parë, gjer sot nuk ka pasur parlament. Por sot jemi të gjithë të përgatitur për diskutime.
Por në rast se partia e krimit, mazhoranca e krimit kërkon që të mos ketë diskutime…
…Zonja Maloku, e bëre me dashje apo pa dashje këtë pyetje, unë nuk e di. Por ke bërë një pyetje shumë interesante. Pikërisht për këtë punë jam këtu se ka variante të tjera.
Kurse ky tha ose pranoni këtë, ose ne do i votojmë. Këta përjashtojnë çdo variant tjetër….
…Jo, nuk kam asgjë personale me asnjërin prej tyre. Ato çfarë kam pasur, i kam thënë më kush se gjithkush tjetër.
Unë këtu kam hallin e qytetarëve.
Këtu mund të them vetëm disa gjëra të shkurtra. Janë 130 milionë euro të djegësit, ky deklaron se sekuestroi filan apartament apo filan apartament, apo se ktheu një qindarkë nga 130 milionë euro të zhdukura, jo sepse nuk heton dot Edi Ramën dhe Erion Veliajn për këto. Edhe Lubinë.
Mirëpo ju keni parë që këto ditë po gumëzhin Tirana se ky po bëhet avokat i Lubisë.
Dhe Lubinë shkojnë dhe e marrin për një tender supervizioni për tunelin dhe jo për 50 milionë eurot.
Ku janë 50 milionë eurot?
Sa u ka kthyer qytetarëve shqiptarë kjo prokuroria nga 1 miliardë e 200 milionë të plaçkitura nga qeveritarët me dokumente zyrtare?
Asnjë qindarkë…
…Nuk përbën asgjë qëndrimi im sepse unë atë e kam dokumentuar.ky është një armik i pluralizmit, është një mercenar i Edi Ramës që në vitin elektoral sulmon me çdo kusht opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest me burg, në ndjekje penale, në mënyrë që partia e tij e krimit dhe ai vetë të fitojë zgjedhjet.
Kjo nuk janë gjëra të panjohura për ata që na dëgjojnë.
Të panjohura janë 1 miliard dhe 200 milionë euro të zhdukura nga këta qeveritarë që ky nuk u ka kthyer një qindarkë qytetarëve shqiptarë.
Të panjohura janë konflikti i tij i interesit.
Ka në drejtësi, ua tregoj me emra po të doni, një gjykatës apo prokuror që është nxjerrë nga sistemi i drejtësisë se pinte kafe me një të dënuar. Pra, është nxjerrë sistemi se ke pirë kafe me filanin. Por ky danson me të dënuar, që thonë edhe se i lanë paratë tek ai.
Natyrisht që ne jemi opozitë, ne jemi për transparencë…
….Raporti i OSBE/ODIHR thotë se nuk janë marrë parasysh shumica e rekomandimeve.
OSBE/ODIHR nuk është institucion që vjen dhe të garanton zgjedhjet e lira.
Ai të thotë ishin apo jo dhe i vëzhgon zgjedhjet. Të jep këshilla dhe orientime se si mund të bëhen transparente.
Dhe ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë ato rekomandime…
…PS ka frikë të tmerrshme nga vetja e tyre. E morët vesh, ku ia mbathi ky? A e patë se si u ngrit Pirro Vengu, u zhduk nga kjo? Se ju dezinformoni, thoni që Rama tha për Belindën që i kam kërkuar dorëheqjen në qeveri. Jo, ka qenë për Pirron që ta dini ju. Të paktën Belindës mos i jepni më rëndë…
…Se ku i kam burimet, i keni edhe ju, por u leverdis që t’ia shkarkoni të gjitha Belindës, por mua nuk më vjen keq për atë punë…
…Absolutisht do ketë protesta sepse pa protesta, situata vazhdon të degradojë gjithnjë e më shumë”, u shpreh Berisha.















