Friday, April 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Drejtësi e munguar, shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Editor by Editor
October 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Berisha: Drejtësi e munguar, shqiptarët prej 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha deklaroi:

Të dashur qytetare dhe qytetarë.
Zonja dhe zotërinj. Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur, dhe të drejtat më themelore të njeriut jo të gjitha, por disa më kryesoret faktikisht janë të humbuara, janë inekzistente.
Sot me të drejtë janë trajtuar në raport, paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar, për një proces të ligjshëm.
Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’.
Një situatë dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë.
Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, 16 vite dhe nga vjet gjer sivjet, në fakt zonjë e nderuar, kjo është për të qarë, jo për të qeshur.
Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, sepse buzëqeshja e njeriut duhet pranuar nuk ka të keqe, por problemi është se, kur mendoj unë që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë.
Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale.
Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar.
Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht.
Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore.
Edhe në perandorinë otomane e kanë gëzuar, ka qenë ligji perandorak. Edhe në kohën e principatave e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot.

Previous Post

Natë ëndrrash për Suçiçin, kroatin që po përmirësohet si lojtar i Interit nën udhëheqjen e bashkëpatriotit, yllit të kuq e zi, Modriç.

Next Post

PS hedh poshtë kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit me 79 vota, vetëm 10 vota kundër kryetarit të Kuvendit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Roberto De Zerbi konfirmon: Do të mbetem te Tottenham edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zhvillimeve.

April 2, 2026
Sulm në Iran, 8 viktima dhe 95 të lënduar/ Teherani: Do të forcojmë mbrojtjen tonë

Në rrugën drejt Botërorit 2026, ja cili ekip pritet të fitojë sipas superkompjuterëve.

“Brenda PS nuk ka autoritarizëm, por ka imponim”, Braçe: Debati brenda partisë është i intensitetit të ndryshëm, disa e shprehin me zë të ulët e disa me zë të lartë.

LAJME

by timoni.al
April 2, 2026
0

Roberto De Zerbi shprehu besimin e tij për të vazhduar si trajner i Tottenham edhe për vitin e ardhshëm, në...

Read moreDetails
Sulm në Iran, 8 viktima dhe 95 të lënduar/ Teherani: Do të forcojmë mbrojtjen tonë

Sulm në Iran, 8 viktima dhe 95 të lënduar/ Teherani: Do të forcojmë mbrojtjen tonë

April 2, 2026
Në rrugën drejt Botërorit 2026, ja cili ekip pritet të fitojë sipas superkompjuterëve.

Në rrugën drejt Botërorit 2026, ja cili ekip pritet të fitojë sipas superkompjuterëve.

April 2, 2026
“Brenda PS nuk ka autoritarizëm, por ka imponim”, Braçe: Debati brenda partisë është i intensitetit të ndryshëm, disa e shprehin me zë të ulët e disa me zë të lartë.

“Brenda PS nuk ka autoritarizëm, por ka imponim”, Braçe: Debati brenda partisë është i intensitetit të ndryshëm, disa e shprehin me zë të ulët e disa me zë të lartë.

April 2, 2026
Titulli i ri: "Braçe: 'Nuk kam në plan të jem pasardhësi i Ramës' - Kreu i PS-së nuk do të ndryshohet"

Titulli i ri: “Braçe: ‘Nuk kam në plan të jem pasardhësi i Ramës’ – Kreu i PS-së nuk do të ndryshohet”

April 2, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Roberto De Zerbi konfirmon: Do të mbetem te Tottenham edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zhvillimeve.

Roberto De Zerbi konfirmon: Do të mbetem te Tottenham edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zhvillimeve.

April 2, 2026
Sulm në Iran, 8 viktima dhe 95 të lënduar/ Teherani: Do të forcojmë mbrojtjen tonë

Sulm në Iran, 8 viktima dhe 95 të lënduar/ Teherani: Do të forcojmë mbrojtjen tonë

April 2, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al