Partia Demokratike do të njoftojë datën e protestës kombëtare në fillim të javës së ardhshme.
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve në rrethe në selinë blu tha se për 2-3 do të shpallet data e protestës.
Lideri i opozitës tha gjithashtu se do të shihen edhe opsione të tjera proteste si mosbindja civile.
Po si të mos protestojë profesori i universitetit kur merr një rrogë 4 herë më të vogël se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Si të mos protestojë asistenti i universitetit kur merr një rrogë më të vogël se punonjësi i fasonerisë. Si të mos protestojë profesori i universitetit i cili detyrohet të paguajë me lekët e veta çdo artikull që boton, kur në diktaturë na paguanin. Revista në të cilën ne botonin na jepte lek. Kurse këtyre duhet të paguajnë çdo artikull. Ua mbylli aktivitetin shkencor vetëm e vetëm se si të përthahen, të zhvishen si studiues dhe të mbesin thjeshtë ligjërues në auditore. Si të mos protestojë universiteti.
Është detyrë e çdo shqiptari ti mbështesë, është detyrë e çdo studenti të mbështesë fuqishëm sindikatën e universiteteve. Në Kosovë, qeveria u jep studentëve 100 euro në muaj për krizën e krijuar, kurse në Shqipëri u thotë plaç. U thotë se nuk do merrni diplomën 3 vjet, po nuk kryer këto detyrime. Këto të gjitha janë sirena të cilat kërkojnë të angazhohen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.
Gjendja në biznesin e vogël është katastrofale. I pret tani si shpatë taksa 23%. Profesionet e lira, taksa 23 % që edhe ata të ikin sa më shpejt, të marrin valixhet dhe të ikin nga Shqipëria. Ku do të shkojmë ne. Ne duhet detyrimisht të ju dalim zot këtyre. Duhet të na shohin se jemi në këmbë, në rrugë në përballje me këtë regjim antishqiptar. Ky është një mision i madh për ne.
Ne nuk na mungon asgjë sot. Njerëzit janë si kurrë më parë të gatshëm për betejë. Na pyesin çdo ditë, ju, mua dhe të gjithëve, çfarë po bëni, pse nuk po ngriheni. Kjo është e vërteta. Kjo kërkon që ne të shumëfishojmë kontaktet. Shpjegimet tona ne i kemi të vërteta. Të ulemi me demokratët, socialistët e vërtetë, njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë të cilët nuk janë rilindas, por socialistë dhe përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzën. Kemi kauzë të drejtë.
Të dy proceset janë jetike dhe kam besim tek ju që do të bëni gjithçka, që njëri të mos pengojë tjetrin dhe të bëni gjithçka që te ecim me shpejtësinë e duhur. Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret. Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Kryekëput të paligjshëm”.