Dua të ju përshëndes përzemërsisht ju, çdo anëtar dhe anëtare të PD-së, drejtuesit e degëve të PD-së, konkretisht ju zonja kryetare, të deleguarit, për suksesin e vërtetë të një momenti historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për shoqërinë shqiptare, zhvillimin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve të PD-së për Tiranën dhe të gjitha bashkitë e Shqipërisë.
Ai nuk them se ishte proces i përsosur, por shumë dinjitoz. Kënaqësia ime është se të gjithë demokratët dhe demokratet dhe simpatizantët, në një hark në më pak se 1 vjetar, keni vendosur, marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj partie, 5 herë, që nga 18 dhjetori i vitit të kaluar deri më sot.
Ju garantoj se ne do të bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie, pushtetin që u takon anëtarëve, mbështetësve të saj, ta respektojmë plotësisht.
Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, dëshmitë për porosi vrasjes nga eksponentë kryesorë të partisë së shpellës. Janë pra një botë krejtësisht tjetër në të cilën ekziston krimi, droga, vesi, intriga, çdo gjë, por jo vullneti i anëtarëve të saj, jo vota e lirë, jo dinjiteti i anëtarëve të saj.
Ne do të vazhdojmë, do të udhëheqim me shembullin tonë, në mënyrë që të bindim çdo shqiptar që të ardhme pa votën nuk ka.

Por sot këtu jemi mbledhur për një eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mikëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe merren me protestën tonë.
Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj., etj.
Nesër pra, ne betejën e kemi me po këtë person, qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës, sikur është Bjellorusia, Kuba, si një vend ku njerëzit janë të shtypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.
Mirëpo ne kësaj përpjekje të neveritshme do ti japim nesër përgjigjen më të fuqishme. Ndaj dhe jam këtu për të ftuar demokratet dhe demokratët e degës 2 të PD-së, mbështetësit tanë, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe ata shqiptarë, në emër të idealeve tona demokratike, të vlerave që besojmë, të dalim nesër në shesh për të ngritur zërin tonë.
Nesër në Tiranë janë mbi 1 mijë gazetarë, shtetarët më të lartë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Normalisht si parti që kemi përmbysur diktaturën komuniste, lokomotivë e proceseve integruese, që kemi integruar Shqipërinë në Këshillin e Europës, NATO, kemi firmosur Marrëveshjen e Stabilizim-asociim, kemi hequr vizat, kemi marrë rekomandimin për statusin e vendit kandidat, ne duhet të ishim të gjithë në festë.
Por nesër ne nuk mund të jemi, ajo është protestë nuk është festë. Duhet të jemi të sinqertë me miqtë tanë me gjithë dëshirën që kemi ne.
Aty bashkë me ta ulet një njeri, karrigia e të cilit qëndron mbi dhunimin e votës tuaj. Mbi vjedhjen e votës së qytetarëve shqiptarë. Qëndron një njeri i cili ka shndërruar shtetin në një makineri elektorale gjigante, kryekëput antidemokratike, qëndron njeriu i cili përdor qindra milionë euro për të blerë votat, përdor bandat dhe vendosi në fund sistemin e pratronazhistëve. Kjo do të mjaftonte që ne të ishim të gjithë në rrugë.
Aty qëndron njeriu si përfaqësues i ynë, i cili me politikat që ndjek është shkaku më kryesor dhe direkt i shpopullimit të Shqipërisë. Nuk ka vend në botë. Mund të luftoni sa të doni për luftërat civile, epidemitë, por nuk do të gjeni një vend që të ketë humbur mbi 30% të popullatës si Shqipëria në 7 vite. Jo. 27% e popullatës në 7 vite ka emigruar në vendet e BE-së.
A ka Shqipëria kushte për të mbajtur fëmijët e saj? Në 2007-2013, numri i popullsisë sipas statistikave erdhi në rritje, çdo vit në rritje. Por shpopullimi është politikë zyrtare këtu, është një politikë genocidale, spastrimi etnik.
Është një politikë me qëllim krijimin e kushteve të llogaritura, që njerëzit të ikin nga Shqipëria.
Në një fshat të Bubqit, një fermer kishte 3 vjet që qëndronte në çadër dhe kontenier më thotë; Sali a i shikon ata të rinj që ikin me gomone dhe thonë Rama ik, dhe ikin vetë, ata i përcjell Rama thotë, se ua rriti mesataren, ua mbylli dyert e shkollës dhe nuk kanë alternativë tjetër. Por ky është vetëm njëri aspekt. Pra ky krijon kushte të përllogaritura që shqiptarët të ikin dhe ne pësojmë këtë largim.
Korrupsioni. Në të gjitha raportet e këtyre kryeministrave dhe presidentëve të nderuar që vijnë nesër në Tiranë, shkruhet se Shqipëria është vendi më i korruptuar. E korruptuar është qeveria. Shqiptarët janë viktimat më të dhimbshme të korrupsionit, janë njerëzit më të vjedhur.
Me taksat e tyre, rruga ndërtohet me një çmim 8 herë më të lartë se në BE. Shkolla ndërtohet me një çmim 8 herë më të lartë se në BE.
Kurse i korruptuar është ai që udhëton 137 herë me çarter, me dhomë gjumi luksoze, që merr instilacionin e në oborrin e kryeministrisë që se sheh kush përveç tij, 4 mln euro.
Ndaj dhe ne kemi 101 mijë arsye për të qenë nesër në shesh.
Ky armik i egër i votës, lirisë dhe qenies së shqiptarëve, ka 4 ditë që bën gjithçka për të sabotuar protestën tonë. Njëherë informoi zyrtarisht shkollat se nuk do të ketë shkollë ditën e samitit.
Informoi të nesërmen administratën se është ditë pushimi. I riktheu të gjitha se e pa se ata do të derdheshin në shesh kundër qeverisë.
Tani, njëlloj sikur të ishte vendi i sulmuar nga të 4 anët njofton se ky aks rrugor, kjo autostadë, apo ajo autostradë do të mbyllet.
Unë jam këtu për tu bërë thirrje shqiptarëve, nga Konispoli në Tropojë. Për ti përshëndetur se mijëra e mijëra kanë hyrë në Tiranë sot paradite dhe gjatë pasdites. Por edhe të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejt Tiranës.
Të trokasin kurdo që të vijnë në çdo derë demokrati, bujrëm mirë se të vini, nesër së bashku në protestë. Ta marrë vesh bota, se ne nuk nënshtrohemi, se ne jemi njerëz të lirë, të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin tonë dhe për ti treguar Europës dhe botës së ky regjim monist nuk ka kod tjetër përveç kodit të mafias, vjedhjes, plaçkitjes dhe të dhunës.
Ndaj dhe këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ne nuk kërcënojmë në asnjë rast, rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri. Përkundrazi kërcënim mafioz për çdo gjë janë klanet e Ramës dhe vetë ai.
Ne protestojmë si njerëz të lirë, për tu dëshmuar atyre se asnjë lloj mjeti nuk na pengon dot ne pa protestuar, siç protestohet në rrugët e sheshet e tyre, në çdo samit, paçka se problematika e qytetarëve të tyre, është qindra herë më e vogël se kjo që kemi ne.
Megjithatë atje dalin dhe ata për të ju thënë atyre që mblidhen, përveç atyre që keni në axhendë ju, ka dhe zëra që kanë këto çështje dhe duhet ti dëgjoni.
Ndaj të bëjmë çtë mundemi, çfarë kemi në dorë, nesër, sa më shumë janë pregatitur, parrulla, banderola, anglisht në tërësi kësaj here, sepse i kemi miqtë aty.
Paraqitjet janë fantastike, paraqitet Rama ashtu siç është në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim ndaj dhe të vini të rinjtë etj., ti marrim, me flamur kombëtar, Europian, Amerikanë të PD-së, të mbushim bulevardin dhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në rajon, Europë dhe mbarë botën