Friday, June 6, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Belinda Balluku “nën zjarrin” e drejtësisë/ Tuneli i Llogarasë nuk të çon në Jug, të çon në SPAK

Editor by Editor
June 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Belinda Balluku “nën zjarrin” e drejtësisë/ Tuneli i Llogarasë nuk të çon në Jug, të çon në SPAK
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koment nga Timoni.al

Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja më e privilegjuar e Edi Ramës, po noton në ujëra gjithnjë e më të turbullta me drejtësinë, ndërsa emri i saj lidhet gjithnjë e më shpesh me afera korruptive dhe abuzim fondesh publike. Dosjet ndaj saj në SPAK nuk janë më thjesht indicie – janë një varg i gjatë hetimesh serioze që e vendosin atë në qendër të një sistemi të kalbur të tenderave publikë.

E fundit që ka mbërritur në tryezën e Prokurorisë së Posaçme është afera e tunelit të Llogarasë – një simbol i grabitjes moderne në emër të “zhvillimit”. Kompania turke, e cila paraqiti ofertën më të shtrenjtë, u shpall fituese me bekimin e Ballukut, duke i kushtuar qytetarëve 30 milionë euro më shumë. Kjo nuk është gabim teknik – është një zgjedhje politike dhe e qëllimshme, në favor të klientëve të pushtetit.

Por historia nuk mbaron këtu. Vetëm në muajt e fundit, qeveria ka miratuar një rritje masive të kostove për tre akse rrugore, të cilat do t’u kushtojnë shqiptarëve edhe 260 milionë euro më shumë: rruga Tiranë-Durrës, rruga e vjetër e Ndroqit dhe bypass-i i Elbasanit. Rritje që nuk mbështetet në logjikë ekonomike apo transparencë publike – por në klientelizëm dhe fryrje të qëllimshme të faturave.

Ndërkohë, njerëzit përreth saj bien një nga një nën akuzë. Evis Berberi, krahu i djathtë i Ballukut dhe ish-drejtor i ARRSH-së, u arrestua për korrupsion. Ai nuk ishte thjesht një drejtor – ishte besnik i saj, i vendosur në çdo hallkë të rëndësishme të sistemit të rrugëve. Ergys Verdho, ish-kreu i KESH, u largua në mes të një hetimi për tenderat. Ceno Klosi, një tjetër figurë kyçe, është gjithashtu nën hetim.

Por ndërsa vartësit bien si domino, Balluku qëndron si të mos ketë ndodhur asgjë. Nuk ka përgjegjësi morale. Nuk ka reflektim publik. Asnjë dorëheqje. Asnjë hetim i brendshëm. Në çdo vend normal, një ministre me këtë bilanc do të ishte dorëhequr që në dosjen e parë – në Shqipëri, ajo promovon dhe shpërndan kontrata të reja.

Tashmë është e qartë: drejtësia po troket, por politika po mbyll derën. Dhe derisa të ndodhë ndryshe, korrupsioni nuk është vetëm problem – është politikë zyrtare.

Dosjet e Ballukut në SPAK

Por nëse Ballukun nuk e “shitën” drejtorët, ka dosje të tjera që mund të tronditin pozitat e saj. Më 15 maj të këtij viti, ajo u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për hetimet ndaj inceneratorit të Tiranës. Në mars 2021, PD paditi zv/kryeministren në SPAK për koncesionin e Portit të Durrësit. Balluku akuzohej për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. Po për Portin e Durrësit, PD ka bërë një padi të dytë një vit më pas ndaj Ballukut, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama e Delina Ibrahimajt, si të implikuar në aferën e Portit të Durrësit. 

Kallëzimi për rrugën Korçë-Ersekë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për rrugën Korçë-Ersekë, e cila është bërë temë diskutimi, si pasojë e një shembjeje masive në një pjesë të saj, duke e bërë të pakalueshme. Ky hetim, nga sa mësohet, nis pas një kallëzimi të tre viteve më parë nga inxhinieri Romeo Nazarko, i cili ka kallëzuar ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, njëherë zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku, Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe kompaninë e kontraktuar për ndërtimin e kësaj rruge. Inxhinieri Nazarko deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohen direkt nga Ministria e Infrastrukturës. Romeo Nazarko u shpreh se aksi KorçëErsekë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë. “U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespektimit të standardeve teknike, që monitorohen direkt nga ministria e lindjes. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. 

Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka. Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematike. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshme. Është një shtrat me qëndrueshmëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologjike në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”, u shpreh ai disa javë më parë për mediat. Gjithashtum “Nisma Thurje” ka kallëzuar në SPAK Ballukun edhe për procedurën e dhënies me koncesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleksin rezidencial Vlora Marina. Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e ministres infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit.

Diploma false

Po ashtu dyshohet se Balluku po hetohet për akuzën se ka falsifikuar diplomën kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK thuhet se ka pyetur disa kohë më parë për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre. Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore. Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri

Hetim pasuror

Dyshohet gjithashtu se Belinda Balluku po hetohet për fshehje pasurie. Pasuria e fundit e Ballukut e deklaruar në vitin 2022 në ILDKPI e nxjerr atë të varfër. Ajo ka deklaruar se të vetmin burim të ardhurash ka pagën dhe honoraret si ministre. Nuk ka deklaruar për vitin 2022 asnjë pronë apo automjet. BIRN disa kohë më parë identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë, shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë. Gjithashtu një tjetër denoncim që po bëhet gati të shkojë në SPAK është skandali ku është përfshirë Balluku dhe funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në gara për tendera.

Previous Post

“Më pa dhe tentoi të ikte”, Tafani tregon si u ekzekutua Çajup Selimi: Laertit i rrinin të gjithë ‘pinc’, mora 25 mijë euro! 

Next Post

Deklaratat e Berishës për zgjedhjet, eurodeputeti Michael Gahler: Do ta ndjek çështjen e Shqipërisë me objektivitet dhe prioritet

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Temperatura të larta dhe masa ajrore me origjinë afrikane, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura të larta dhe masa ajrore me origjinë afrikane, parashikimi i motit për ditën e sotme

June 6, 2025
Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

June 6, 2025
Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

June 5, 2025
U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK! 39-vjeçari organizoi vrasjen e Elis Rroshkodolit

AKTUALITET

Temperatura të larta dhe masa ajrore me origjinë afrikane, parashikimi i motit për ditën e sotme

by Editor
June 6, 2025
0

TIRANË- Shqipëria do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe...

Read moreDetails
Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

June 6, 2025
Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

June 5, 2025
U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK! 39-vjeçari organizoi vrasjen e Elis Rroshkodolit

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK! 39-vjeçari organizoi vrasjen e Elis Rroshkodolit

June 5, 2025
Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

June 5, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Temperatura të larta dhe masa ajrore me origjinë afrikane, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperatura të larta dhe masa ajrore me origjinë afrikane, parashikimi i motit për ditën e sotme

June 6, 2025
Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

Sot Kurban Bajrami/ Qindra besimtarë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Spahiu: Paqe, begati e mirësi!

June 6, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al