Sunday, June 8, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“BËJ GOL,BIR!”

Editor by Editor
March 5, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire
0
“BËJ GOL,BIR!”
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agim XHAFKA
Jam natyrë optimiste. Nuk më mungon e qeshura as në ditët me shi apo me probleme dhe halle. Zemrat e gëzuara të kemi,i them vetes dhe ec tutje. Kështu ka ndodhur që çdo pengesë e kam kapërxyer si kangur. Veten matanë me familjen te xhepi i barkut.

Edhe kur më pyesin për njerëzit,psh si është ai,ç’mendim ke për atë,a ia vlen ajo,mund të bashkëpunosh me dikë,u përgjigjem me nota të bardha. Vlerësoj njeriun që nga jashtë,me aq sa mund ta portretizoj. Në se nuk e kam mik ia nxjerr në dukje të qeshurën e bukur,dhëmbët e bardhë apo vrimën te faqja kur ve buzën në gaz.

Ndërsa në bisedat serioze,kur flitet për karaktere,për persona që na frymëzojnë,që na shërbejnë si pasqyra ku shihemi unë kam veç një emër;Ethemin. Ai më ka hyrë në gjak prej vitesh e vitesh. Dua t’i ngjaj? Ah,sa dua! Të bëhem si ai? Ku ma gjen! Dhe sa përmend këtë emër e plot miq e mikesha nënqeshin se domosdo duket sot si emër arkaik,filloj e flas për Ethemin tim.

Jo se është imi,pra nga familja a fisi,por nga që e dua shumë them kështu. Po cili është ky njeri? Tani për fat të keq nuk jeton më. Ama jetoi gjatë,shumë gjatë se perëndia e pa qysh nga atje larg shpirtin dhe zemrën e tij mbushur me aq dashuri e njerzillëk e ia shtoi e shtoi vitet e jetës.

Ethemi qe fqinji im i katit të parë te pallati në Korçë ku linda.Nëpër vite u rrita me fëmijët e tij. Ai dhe Hajria,e shoqja,”prodhuan” shumë. Plot tre djem e dy vajza. Me siguri nuk do pushonin,por në aq banesë jetonin.

Një dhomë e një aneks. Madje banja e tyre ishte pa dritare e thuajse gjithë ditën dera e shtëpisë rrinte hapur për ajrosje. Kur fëmijët hodhën shtat babai im thuajse çdo natë pyeste veten,ore po si flenë në një dhomë ata shtatë frymët te familja e Ethemit?

Unë mendoja se ata flinin në dhomë,por edhe korridor. Ama e kisha bindje që sërish dhe natën derën e jashtme e mbanin hapur,mbase shtrinte këmbët deri te hyrja jashtë njëri nga djemtë.

Deri këtu Ethemi paska qënë njeri i zakonshëm. Ato mote shumë familje kishin nga 5-6 fëmijë e banonin në një dhomë.Po atëhere pse shquhej ky njeri?Ja sepse.

Ai punonte te fabrika e qelqit që ndodhej në periferi të qyttetit,thuajse një orë larg nga shtëpia. Kuptohej që atëhere nuk shkonte kush me makinë në punë.

Trupin mbi dy këmbët dhe ec ec. Aty te fabrika Ethemi ishte mjeshtër i prodhimeve artistike prej qelqi. Kur shkova një herë me shkollën,kur isha në fillore,e pashë që i frynte një shkopi të gjatë e që atje dilte herë një gjel,herë një zog,një krokodil,një peshk.

M’u duk tamam magjistar. E quajta piktor dhe skulptor nga që nuk i ndaja dot gjinitë e artit. Një jetë të tërë ai e kaloi atje. Punë e lodhshme dhe me tre turne. Tani këtu te turnet shfaqet sekreti i tij. Kur qe i treti,kështu quhej puna natën,ai kthehej në shtëpi në mëngjes.

Pasi lahej dhe hante mëngjesin shtrihej se lodhja e kishte drobitur,plus që duhej të mblidhte forca se sërish natën do e kalonte në punë. Ne fëmijët e pallatit shkollën e kishim mbasdite e sapo Ethemi mbyllte sytë ne hapnim lojën e futbollit te oborri i pallatit.

Fiks poshtë dritares ku flinte Ethemi rrinin ata që nuk do luanin,që bëheshin shumë,sidomos kur kishim matçe mëhallash dhe sa jepej goditja e parë e topit ia fillonin britmat e klithjet sikur na kishte kapur dikush prej gryke. Nuk donim t’ja dinim në flinte kush a në shlodhej kush ato çaste. Mbaj mend që përherë,pas 5-10 minutash që loja zjente,hapej dritarja e atje shfaqej piktori-skulptori Ethem.

Nuk bërtiste,nuk gërthiste,nuk thosh,na lini të flemë se kemi punuar gjithë natën,por qeshte,na shihte me gëzim e më pas bëhej tifoz i çmendur i Ladit,çunit që banonte një kat më sipër se ai ,por që luante si futbollist me shkollë. Dëgjohej veç Ethemi,jepi Ladi,gjuaje Ladi,bëje gol Ladi e kur Ladi e çonte topin në portë Ethemi gati delte nga dritarja.

Nxirrte gjithë trupin jashtë e do na hynte në fushë të përqafonte Ladin,por ulte kokën,shihte veten që qe me brekë ndaj si breshka zbythej,hynte brenda dhomës. Por nuk ndodhi kurrë që të mbyllte dritaren pa mbaruar loja. Deri në fund majë dritares,i gëzuar dhe i lumtur.Më pas ai futej në krevat ne shkonim e futeshim në shkollë.

Kur i thashë një ditë babait se Ethemi le gjumin e ndjek lojën tonë nuk pashë të habitej. S’mora shpjegim,por në atë moshë që isha i thashë vetes:

-Ndodh kështu me njerëzit që bëjnë shumë fëmijë. Ata kanë shumë dashuri brenda vetes,e nëse Ethemi do kishte psh dy dhoma e një kuzhinë si unë do bënte dhjetë fëmijë.

Pra 5 më shumë nga sa kishte e këta të pestë ishim ne te oborri për të. Ne që nuk e linim të flinte,por ai e kuptonte që kjo ndodhte se qemë fëmijët e tij.

Ethemi prishi gjumin,ama s’e prishi kurrë zemrën. Ende sot ajo buzëqeshja e tij më emocionon dhe thirrja,gjuaje Ladi,gjuaje bir,është një leksion i artë që më ka mësuar tolerancën,këtë antibiotik të brutalitetit dhe të arrogancës.

Tani Ethem do flije rehat çdo ditë. Oborri s’ka më fëmijë. Kanë ikur në Selanik. Por dhe po të ishin në Korçë nuk do luanin me top. Luajnë me celularë. Pa thirrje,pa britma,pa gëzim. Oborri veshur me qetësi,leh veç ndonjë qen rrugësh. Kanë ikur edhe zogjtë larg. Cicërimat s’mbërrijnë te veshët,i kemi veç në kujtesë…

Previous Post

Tronditje e fortë! VIDEO-Momenti i shpërthimit me tritol në zyrat e OSHEE-së

Next Post

Makina me 4 të rinj përplaset me pemën! Vdes vajza shqiptare në Itali

Next Post
Makina me 4 të rinj përplaset me pemën! Vdes vajza shqiptare në Itali

Makina me 4 të rinj përplaset me pemën! Vdes vajza shqiptare në Itali

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës
AKTUALITET

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

by Editor
June 8, 2025
0

Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025
Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

Plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në Itali/ I mituri në gjendje të rëndë, ja pistat që po heton policia

June 8, 2025
Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

Kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Letoni për përballjen e radhës

June 8, 2025
E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

E rëndë në Gjermani/ U drogua dhe përdhunua nga bashkëshorti për 15 vite, gruaja shokohet nga e vërteta, abuzimet publikoheshin prej vitesh në internet

June 8, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

Barcelona vendos të mos i ofrojë kontratë të re yllit të skuadrës

June 8, 2025
Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

Operacion antidrogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, një i kërkuar nga SPAK

June 8, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al