Monday, November 10, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE shuplakë Sadushit e Begajt për ndërhyrjen në Kushtetuese

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
BE shuplakë Sadushit e Begajt për ndërhyrjen në Kushtetuese
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Komisioni Europian i ka dhënë një shuplakë të fortë përpjekjeve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të vënë nën kontroll në mënyrë anti-kushtetuese mandatet e gjyqtarëve kushtetues.

Në raportin për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri, të publikuar ditën e sotme, Brukseli zyrtar thotë:

“Pasiguria ligjore vazhdon në lidhje me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Për njërin nga rastet, Presidenti i Republikës, në rolin e tij si autoritet emërues, i drejtoi një kërkesë zyrtare Gjykatës Kushtetuese për të ofruar qartësi mbi mënyrën e pajtimit të dy parimeve kushtetuese që lidhen me llogaritjen e mandateve”.

Historia e tentativave për rrëmbimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka nisur prej disa muajsh. Kuvendi i Shqipërisë shpalli procedurat për zëvendësimin e gjyqtares Elsa Toska, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen në Shtator të vitit 2024.

Gjyqtarja Toska ishte emëruar në vitin 2019 për një mandat 9-vjeçar dhe mandati i saj përfundonte në vitin 2028. Parlamenti, bazuar në praktikën rutinore dhe kushtetuese të zgjedhjes së saj, shpalli thirrjen për plotësimin e vakancës. Gjyqtari i ri do të duhet të qëndronte në detyrë deri në përfundim të mandatit të Toskës, pra në 2028.

Por, Sokol Sadushi, fillimisht duke përdorur të emëruarit e tij në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe më pas vetë, si kryetar i Gjykatës së Lartë e si drejtues i KED-it, nisi një fushatë kritikash për qëndrimin e Kuvendit, duke marrë rolin e promotorit për të nxitur një krizë të rëndë kushtetuese dhe institucionale.

Në vijim të përpjekjeve të Sadushit për të rrëmbyer mandate në Gjykatën Kushtetuese, ai vuri në lëvizje edhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për të kërkuar nga ajo gjykatë interpretimin e mandateve të të gjithë anëtarëve të saj, me qëllim ndërprerjen anti-kushtetuese të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Gjyqtarja e dorëhequr, Elsa Toska ishte emëruar në detyrë për një mandat 9-vjeçar dhe i përfundonte në 2028. Gjyqtarja Sonila Bejtja u emërua në detyrë në vitin 2020, në vendin e krijuar vakant nga shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Besnik Muçi. Ish-gjyqtari Muçi mbaronte mandatin në vitin 2028, gjë që do të thotë se edhe pasardhësja e tij, Bejtja, qëndron në detyrë deri në atë vit.

Kohëzgjatja e mandatit, por sidomos paprekshmëria e afatit, është një ndër elementët thelbësorë të pavarësisë së gjyqtarëve, siç parashikohet në Kushtetutë dhe në praktikën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese. Dy gjyqtaret e dinin që në momentin e kandidimit për kohëzgjatjen e mandatit të tyre dhe skema për ndërprerjen e parakohshme të tyre është një lëvizje tërësisht anti-kushtetuese.

Në optikën e nxitur nga Sadushi, mandati i gjyqtareve Toska dhe Bejtja përfshihet në skemën e ripërtëritjes 3-vjeçare, pra që duhet të largoheshin tre vjet pas emërimit. Interpetimi i Sadushit është tërësisht në kundërshtim me parashikimet Kushtetuese.

Ligji Themeltar parashikon që, me qëllim ripërtëritjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, në skemën 3-vjeçare përfshihen gjyqtari, i cili i do të zëvendësonte paraardhësin që i përfundonte mandati në vitin 2017 dhe ai që do të zëvendësonte gjyqtarin, të cilit i mbaronte mandati në vitin 2020.

Në bazë të përllogaritjeve dhe vendimeve të emërimit, në këtë skemë përfshihen mandatet e kryetares në detyrë, Holta Zaçaj, mandati i së cilës u deklarua i mbaruar në mars të vitit 2025, si edhe gjyqtari Sandër Beci, mandati i të cilit mbaron në 2028. Ndërkohë, të gjithë gjyqtarët e tjerë, përfshirë edhe Toskën e dorëhequr e Sonila Bejtjan, janë pjesë e mandateve të plota.

Ndërkohë që çështja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues ishte në hullinë normale të rutinës kushtetuese, ndërhyrjet flagrante të Sokol Sadushit, i ndjekur më pas nga Presidenti Begaj, krijuan çarje të thellë mes institucioneve vendase.

Ajo që Komisioni Europian e cilëson si “pasiguri ligjore që vazhdon në lidhje me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të interpretimeve të ndryshme të dispozitave përkatëse nga Kuvendi dhe Gjykata e Lartë”, vjen pikërisht nga roli tërësisht anti-kushtetues dhe me notat e një puçi institucional, të ndërmarrë nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, me qëllim rrëmbimin e mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

Previous Post

Trump për Putin: Nuk jam i kënaqur me të, po vret shumë njerëz dhe po na thotë budallallëqe

Next Post

Kontaktoi 3 ministra të jashtëm përmes “Signal”, DASH nis hetimet ndaj një personi që përdori inteligjencën artificiale për t’u paraqitur si Marco Rubio

Next Post
Kontaktoi 3 ministra të jashtëm përmes “Signal”, DASH nis hetimet ndaj një personi që përdori inteligjencën artificiale për t’u paraqitur si Marco Rubio

Kontaktoi 3 ministra të jashtëm përmes "Signal", DASH nis hetimet ndaj një personi që përdori inteligjencën artificiale për t'u paraqitur si Marco Rubio

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kutia e parë në Vlorë jep rezultatin: kandidatja socialiste në krye me 64 vota.

Vlorë, rezultatet nga 66 nga 231 kutitë e votimit/ Kandidatja nga radhët e socialisteve në krye me 4520 vota.

November 9, 2025
Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

November 9, 2025
Foto/ Qytetari në Vlorë hedh votën për… Ermal Dredhën, pa asnjë kandidat në fletë.

Foto/ Qytetari në Vlorë hedh votën për… Ermal Dredhën, pa asnjë kandidat në fletë.

November 9, 2025
Fillon procesi i numërimit të votave në një nga VNV-të e Beratit

12 nga 116 kuti në Berat kanë filluar të hapen, me kandidatin e PS që udhëheq me 1105 vota.

November 9, 2025
Kutia e parë në Vlorë jep rezultatin: kandidatja socialiste në krye me 64 vota.
AKTUALITET

Vlorë, rezultatet nga 66 nga 231 kutitë e votimit/ Kandidatja nga radhët e socialisteve në krye me 4520 vota.

by timoni.al
November 9, 2025
0

Ka filluar procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Vlorës, ku kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ....

Read moreDetails
Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

November 9, 2025
Foto/ Qytetari në Vlorë hedh votën për… Ermal Dredhën, pa asnjë kandidat në fletë.

Foto/ Qytetari në Vlorë hedh votën për… Ermal Dredhën, pa asnjë kandidat në fletë.

November 9, 2025
Fillon procesi i numërimit të votave në një nga VNV-të e Beratit

12 nga 116 kuti në Berat kanë filluar të hapen, me kandidatin e PS që udhëheq me 1105 vota.

November 9, 2025
Barcelona shmang gabimin e Realit, mund Celta Vigon dhe i afrohet “Los Blancosve” në krye të tabelës.

Barcelona shmang gabimin e Realit, mund Celta Vigon dhe i afrohet “Los Blancosve” në krye të tabelës.

November 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kutia e parë në Vlorë jep rezultatin: kandidatja socialiste në krye me 64 vota.

Vlorë, rezultatet nga 66 nga 231 kutitë e votimit/ Kandidatja nga radhët e socialisteve në krye me 4520 vota.

November 9, 2025
Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

Mat, me 4 nga 47 kuti të numëruara; Kandidati socialist në krye me 585 vota.

November 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al