Thursday, March 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, në të cilin Komision vlerëson gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare dhe në vendet kandidate, të publikuar të martën, vihen në dukje dënimi me vendim Apeli i 106 personave në 24 çështje, vendime këto të dhëna mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përfshirë zyrtarë të lartë. Raporti vëren gjithsesi se kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit “mbetet gjerësisht joefikas”.

“Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit u transferua nga Ministria e Drejtësisë te Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Korrupsionin në qershor 2024,” vëren raporti.

“Mangësitë vijojnë sa i përket kapaciteteve të kësaj drejtorie për të mbikëqyrur në mënyrë efikase zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, krahas vlerësimeve të përgjithshme të rrezikut [për korrupsion],” thuhet në raport.

“Disa përpjekje janë bërë, veçanërisht në fushat me rrezik të lartë për korrupsion, por zbatimi efikas mbetet ende për t’u demonstruar,” thuhet më tutje në raport.

Komisioni duket se iu bashkua shqetësimit të ngritur më herët nga kreu i SPAK, Altin Dumani për mungesën e raportimeve në prokurori nga institucionet publike dhe zyrtarët publikë duke vërejtur se gjatë vitit të kaluar “numri i referimeve ra edhe më poshtë.”

Policia e Shtetit, imazhi i së cilës është dëmtuar rëndë gjatë viteve të fundit nga ekspozimi i një numri zyrtarësh të lartë të përfshirë në strukturat e krimit të organizuar, zë një seksion më vete në raportin e Brukselit si shqetësim i veçantë. Raporti vëren se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ka shtuar aktivitetin e vet me referimin për ndjekje penale për 463 oficerë policie. Këto përpjekje gjithsesi konsiderohen në raport si jo të mjaftueshme dhe Policia e Shtetit konsiderohet si “ende shumë e prekshme nga korrupsioni”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), institucioni që ka për detyrë të analizojë deklaratat e pasurive të zyrtarëve të lartë për të parë nëse ka apo jo pasuri të pajustifikuar, nuk vlerësohet mirë në raport.

“Mangësitë mbeten në termat e efikasitetit të verifikimit të aseteve dhe interesave nga ILDKPKI, përfshirë profilet me rrezik të lartë,” shënohet në raport.

“Nuk ka pasur progres sa i përket efikasitetit të verifikimit dhe veprime të mëtejshme duket se nevojiten për të verifikuar asetet potencialisht të fshehura përmes entiteteve private apo personave fasadë,” shkruhet në raport.

Raporti vëren se keqpërdorimi i fondeve publike gjatë fushatave elektorale “mbetet shqetësim” pavarësisht iniciativës së ndërmarrë para zgjedhjete të fundit nga KQZ dhe SPAK. Raporti konsideron si “shqetësim” edhe transparencën e kufizuar në prokurimet publike, veçanërisht partneritetet publike-private, ndërsa konsideron si “joefikase” mekanizmat e kontrollit dhe inspektimit të brendshëm në administratën publike, instrumente këto kyç për të garantuar që qytetarët të mos zhvaten gjatë marrëdhënieve me administratën publike.

“Rreziku i korrupsionit është i konsiderueshëm në shëndetësi, arsim si dhe brenda policisë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, thuhet në raport.

Raporti ka katër kapituj ku njëri i dedikohet medias. Raporti përsërit kërkesat e mëparshme të Brukselit për reformim tërësor ndërsa thekson se shqetësimet për pavarësinë e Radios dhe Televizionit Publik janë shtuar pas procesit të fundit bipartizan në parlament.

“Përqendrimi i lartë në tregun e medias vijon të ndikojë negativisht pavarësinë e medias ndërsa penetrimi i tregut nga grupet e biznesit të profilit të lartë me lidhje politike mbetet një shqetësim serioz,” thuhet në raport.

Masat parandaluese për përqendrimin e pronësisë në tregun e medias konsiderohen “të kufizuara” ndërsa lidhjet e e pronarëve me interesat politike konsiderohen “shqetësim serioz.”/ Reporter.al

Previous Post

KE publikon raportin vjetor “Sundimi i Ligjit”, kritika për komisionin antikorrupsion të Xhafajt

Next Post

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Next Post
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

March 4, 2026
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

March 4, 2026
Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

March 4, 2026
Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

AKTUALITET

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

by timoni.al
March 4, 2026
0

Michael Carrick përjeton humbjen e tij të parë si trajner i parë i Manchester United në ndeshjen ndaj Newcastle. Ekipi...

Read moreDetails
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

March 4, 2026
Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

Partizani proteston: Arbitri Hamiti e dërgoi Elbasanin në gjysmëfinale të Kupës duke eliminuar ekipin tonë, e shpallim “non grata”

March 4, 2026
Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

Mbyllet Varri i Shenjtë për shkak të rreziqeve, Jerusalemi në alarm pas sulmeve me dronë nga Irani

March 4, 2026
‘Çdo kandidat për udhëheqësi në Teheran përfundon i vdekur’, Trump e vlerëson operacionin në Iran: Nota përfundimtare 15

‘Çdo kandidat për udhëheqësi në Teheran përfundon i vdekur’, Trump e vlerëson operacionin në Iran: Nota përfundimtare 15

March 4, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

Newcastle me vetëm 10 lojtarë mposht Manchester United, Michael Carrick pë suffers humbjen e parë si trajner.

March 4, 2026
Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

Kupa e Italisë/ Ndeshja emocionuese Lazio-Atalanta përfundon me rezulatatin 2-2, çka lë gjithçka të hapur për takimin e dytë.

March 4, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al