Sunday, January 11, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE ofron Moldavisë 2 miliardë euro ndihmë financiare

Editor by Editor
October 10, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
BE ofron Moldavisë 2 miliardë euro ndihmë financiare
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme.

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së.

Von der Leyen, e cila e vizitoi Moldavinë më 10 tetor në shenjë mbështetjeje për synimet e saj evropiane, inkurajoi moldavët në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sandun që të dalin dhe të votojnë për të shprehur “zgjedhjen e tyre të lirë dhe sovrane,” por u përmbajt duke mos u thënë se si të votonin.

Nën drejtimin e Sandut – e cila u arsimua në Shtetet e Bashkuara dhe erdhi në pushtet pasi e mundi Igor Dodonin, të mbështetur nga Rusia, në vitin 2020 – Moldavia ndryshoi rrugën drejt Perëndimit, duke dënuar pushtimin e paprovokuar Ukrainës nga Moska dhe duke iu bashkuar regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit.

Moldavia e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe hapi negociatat për anëtarësim me bllokun në fillim të këtij viti. Këta hapa nxitën Rusinë të shtonte përpjekjet për ta minuar besueshmërinë në Qeverinë e Moldavisë dhe për të paraqitur Moskën si një alternativë më të mirë për të ardhmen e Kishinjevit.

Von der Leyen tha se “vendi i Moldavisë është në Bashkimin Evropian”, dhe se anëtarësimi në bllok mund të kontribuojë në “dyfishimin e ekonomisë së vendit në 10 vjetët e ardhshme”.

Ajo tha se paketa prej 1.8 miliard eurosh do të përdoret për të investuar në “zonat që do të gjenerojnë rritje ekonomike dhe shërbime publike”, si riparimi i shkollave, ndërtimi i dy spitaleve të reja në qytetet Balti dhe Cahul, ndërtimi i rrugëve dhe urave për të lidhur Moldavinë me fqinjët e saj, por gjithashtu edhe zhvillimi i rrjetit energjetik të vendit.

Këto palë zgjedhje shihen si vendimtare për të ardhmen e Moldavisë, një vend me 2.5 milionë banorë që shtrihet midis Rumanisë dhe Ukrainës, ku Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh dhe mban më shumë se 1.000 trupa në rajonin separatist të Transdniestrit, 33 vjet pas pavarësimit të Moldavisë nga Bashkimi Sovjetik.

Von der Leyen vlerësoi Sandun për “përkushtimin e madh” të saj për “rrugën evropiane të Moldavisë” dhe për përparimet që ka bërë Moldavia drejt anëtarësimit në BE, duke përmendur “nisjen e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe përjashtimin e oligarkëve nga sektori ekonomik”.

Sandu e quajti ndihmën financiare të BE-së “simbol të besimit në potencialin e Moldavisë për zhvillim”.

“Faleminderit, e dashura Ursula, për ndihmën tuaj për Moldavinë gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Sandu./REL

Previous Post

Berisha për inaugurimin e Xhamisë: E nisëm ne në prill 2013 por Rama e pengoi për 11 vite

Next Post

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 800 mijë euro, dënimet për 5 shqiptarët

Next Post
U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 800 mijë euro, dënimet për 5 shqiptarët

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 800 mijë euro, dënimet për 5 shqiptarët

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Pas zgjedhjeve për t'u futur në BBV, Ina zbardh raportin me Kejsin: Nuk kemi qenë në lidhje, u puthëm kur…”

“Pas zgjedhjeve për t’u futur në BBV, Ina zbardh raportin me Kejsin: Nuk kemi qenë në lidhje, u puthëm kur…”

January 11, 2026
‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

January 11, 2026
“Drejtësia e paanshme dhe cilësore ende mungon, Rama: Sfida është e madhe, por angazhimi im në politikë nuk është për të realizuar gjëra të thjeshta”

“Drejtësia e paanshme dhe cilësore ende mungon, Rama: Sfida është e madhe, por angazhimi im në politikë nuk është për të realizuar gjëra të thjeshta”

January 11, 2026
Policia ‘hyri’ në apartamentin e ndjekur gjatë javëve të fundit, arrestohen 3 vajza për prostitucion në Elbasan.

Lajmi Fundit

“Pas zgjedhjeve për t’u futur në BBV, Ina zbardh raportin me Kejsin: Nuk kemi qenë në lidhje, u puthëm kur…”

by timoni.al
January 11, 2026
0

Ina i ka përmendur Mirit më shumë detaje në lidhje me marrëdhënien e saj me Keijsin. Ajo e ndau me...

Read moreDetails
‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

January 11, 2026
“Drejtësia e paanshme dhe cilësore ende mungon, Rama: Sfida është e madhe, por angazhimi im në politikë nuk është për të realizuar gjëra të thjeshta”

“Drejtësia e paanshme dhe cilësore ende mungon, Rama: Sfida është e madhe, por angazhimi im në politikë nuk është për të realizuar gjëra të thjeshta”

January 11, 2026
Policia ‘hyri’ në apartamentin e ndjekur gjatë javëve të fundit, arrestohen 3 vajza për prostitucion në Elbasan.

Policia ‘hyri’ në apartamentin e ndjekur gjatë javëve të fundit, arrestohen 3 vajza për prostitucion në Elbasan.

January 11, 2026
LIVE/ Përmbytje të shkaktuara nga reshjet dhe bllokime për shkak të borës, situatë e vështirë në disa qarqe. Lumi Vjosa del përsëri nga shtrati.

Disa lumenj dalin nga shtrati, bllokohen akse, dhe ka mungesë energjie. Rrëshqitjet e dheut rrezikojnë shtëpitë në Mirditë; këto janë zonat më të prekura.

January 11, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pas zgjedhjeve për t'u futur në BBV, Ina zbardh raportin me Kejsin: Nuk kemi qenë në lidhje, u puthëm kur…”

“Pas zgjedhjeve për t’u futur në BBV, Ina zbardh raportin me Kejsin: Nuk kemi qenë në lidhje, u puthëm kur…”

January 11, 2026
‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

‘Familja dhe mbështetësit nuk duhet të shqetësohen’, djali i Madurës njofton: Presidenti venezuelian është në gjendje të mirë dhe vazhdon të jetë i fortë.

January 11, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al