Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BE: Keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit

Editor by Editor
May 13, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni
0
BE: Keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut nuk përdori emrin kushtetues të vendit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian shprehu të dielën keqardhjen për faktin që presidentja e re e Maqedonisë, Siljanovska-Davkova, nuk përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së saj të betimit.

Nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Bashkimi Evropian risjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

Ceremonia në parlament për betimin e presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova mblodhi ligjvënësit e të gjitha partive, drejtues të institucioneve më të larta, krerët e komuniteve fetare, si dhe përfaqësuesit diplomatikë.

Zonja Davkova është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut dhe e gjashta që nga pavarësia në vitin 1991.

Presidentja e re është profesore univeristeti dhe një nga hartueset e kushtetutës së vendit. Gjatë betimit në parlament ajo nuk e përdori referencën “Maqedoni e Veriut” siç është në kushtetutë, por emrin e vjetër “Maqedoni”.

Zonja Siljanovska gjatë fjalimit vuri theksin tek roli dhe përfaqësimi i gruas në politikë, duke kritikuar kështu drejtuesit politikë meshkuj të vendit për injorimin e gruas në vendimmarrje dhe konkretisht në përfaqësimin në parlament.

Ajo foli për angazhimin kundrejt sundimit të ligjit, “dhe jo sundimin e disa individëve dhe disa burrave”, siç u shpreh ajo.

Ajo tha se “do të jetë presidente edhe e krahut të majtë dhe atij të djathtë në sallën e parlamentit; e të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, fetare e gjinore”.

“Do të përpiqem t’i arsyetoj këto mijëra vota të cilat paraqesin zotimin më të madh që kam pasur ndonjëherë në jetë”, deklaroi ajo por pa thënë asnjë fjalë lidhur me synimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Fjalimi i saj ka nxitur reagime në Greqinë fqinje, teksa ambasadorja greke e cila ishte e pranishme në ceremoninë e betimit, u largua në mënyrë demonstrative pasi zonja Siljanovska në minutat e para të marrjes së detyrës shkeli Marrëveshjen e Prespës, duke mos iu referuar vendit të saj me emrin e ri kushtetues. Për këtë arsye, partitë shqiptare të Frontit Evropian e komentuan paraqitjen e saj si shkelje të kushtetutës.

Vetëm ligjvënësit e partisë së saj VMRO-DPMNE e duartrokitën fjalimin.

Gordana Siljanovska Davkova fitoi me një rezultat të thellë prej 560 mijë votash në balotazhin e 8 majit. Por, roli i presidentit në Maqedoninë e Veriut është kryesisht ceremonial, ndonëse është komandant i përgjithshëm i ushtrisë; ka të drejtën e vetos së ligjeve, mund t’i falë dënimin të burgosurve dhe luan një rol në politikën e jashtme të vendit./voa

Previous Post

Gjendet i pajetë një person në Novoselë, dyshimet e para

Next Post

Ilir Meta uron Javën e Familjes me videon e Vjosa Osmanit: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj:

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.

February 17, 2026
Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

February 17, 2026
Njëmbëdhjetë viktima nga tri sulme të reja, forcat ushtarake amerikane godasin anijet e trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe.

Njëmbëdhjetë viktima nga tri sulme të reja, forcat ushtarake amerikane godasin anijet e trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe.

February 17, 2026
Ekskluzive, Elseid Hysaj: Ka ardhur koha të iki nga Italia, por së pari fokusohem tek "play-off"-i me Kombëtaren.

Ekskluzive, Elseid Hysaj: Ka ardhur koha të iki nga Italia, por së pari fokusohem tek “play-off”-i me Kombëtaren.

February 17, 2026
VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.
KRYESORE

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.

by timoni.al
February 17, 2026
0

Jasir Asani vazhdon të lë gjurmë në futbollin asiatic me një paraqitje të shkëlqyer në AFC Champions 2, turneu i...

Read moreDetails
Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

February 17, 2026
Njëmbëdhjetë viktima nga tri sulme të reja, forcat ushtarake amerikane godasin anijet e trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe.

Njëmbëdhjetë viktima nga tri sulme të reja, forcat ushtarake amerikane godasin anijet e trafikantëve të drogës në Paqësor dhe Karaibe.

February 17, 2026
Ekskluzive, Elseid Hysaj: Ka ardhur koha të iki nga Italia, por së pari fokusohem tek "play-off"-i me Kombëtaren.

Ekskluzive, Elseid Hysaj: Ka ardhur koha të iki nga Italia, por së pari fokusohem tek “play-off”-i me Kombëtaren.

February 17, 2026
Rënia e importeve dhe eksporteve, specialistët paralajmërojnë: ndikime të menjëhershme në ekonomi, fuqia blerëse ka pësuar rënie.

Rënia e importeve dhe eksporteve, specialistët paralajmërojnë: ndikime të menjëhershme në ekonomi, fuqia blerëse ka pësuar rënie.

February 17, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani arrin të shënojë përsëri në futbollin aziatik.

February 17, 2026
Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

Nesër Albania ka një mundësi të rëndësishme për të fituar medalje olimpike, ndërsa Lara Colturi nis e para në slalomin që e preferon.

February 17, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al