Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve

Editor by Editor
October 31, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.

Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.

Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.

Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.

Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.

Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.

Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.

Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.

Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.

Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale./ Monitor

Previous Post

Pa numrat për formimin e Qeverisë së re! Albin Kurti miraton buxhetin për vitin 2026, vlera kap shifrën 4 miliardë euro

Next Post

Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa asnjë paralajmërim

Next Post
Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa asnjë paralajmërim

Rakipi i Rilindjes rrit çmimet e transportit në Kamëz pa asnjë paralajmërim

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

December 16, 2025
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Lajmi Fundit

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

by timoni.al
December 16, 2025
0

Ushtria amerikane ka realizuar sulme ajrore ndaj tre anijeve të dyshuara për trafikim droge në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar vdekjen...

Read moreDetails
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025
Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

Aktorja e njohur u përball me sulme në rrjet, ndërsa shumë persona dolën në mbështetje të saj. Çfarë ka ndodhur?

December 15, 2025
Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

Pas debateve, Jared Kushner tërheq dorë nga projekti për ndërtimin e rezidencës luksoze në Beograd.

December 15, 2025
“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

“U largova nga partia kur Berisha më etiketoi si Nora e Kelmendit”, thotë Grida Duma, Kryetare e PD: Gabimet e liderëve janë të falshme, por jo ato të anëtarësisë.

December 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

Ushtria amerikane sulmon tre anije të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor, me të paktën tetë të vdekur.

December 16, 2025
BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

BIRN: Gjykata Kushtetuese e vendos për në shkurt shqyrtimin e kërkesës për pezullimin e “Tik-Tok”.

December 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al