Thursday, June 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

PRISHTINË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan Radoiçiç dhe 10 të dyshuar të tjerë, në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022. Radoiçiç dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letërrreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiç. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022”, tha për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radoiçiç i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022. Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë.

Lista Serbe reagoi të mërkurën ndaj këtij vendimi, duke thënë se me dëbimin e policëve serbë të lindur dhe që kanë jetuar për dekada në Kosovë, me shpalljen e fletarrestimeve dhe me marrjen në pyetje të dhjetëra serbëve për protestat paqësore të mbajtura në vitin 2022, Albin Kurti po zbaton me shpejtësi dhe pa fshehje një plan për spastrimin etnik të popullit serb nga territori i Kosovës.

“Bëhet fjalë për dhunë institucionale që po ushtron presion të paparë ndaj serbëve të ndershëm, të cilët nuk heqin dorë nga emri dhe mbiemri i tyre serb, që nuk pranojnë të jenë shërbëtorë të Kurtit dhe që tani janë bërë shënjestër vetëm pse janë serbë”, tha Lista Serbe.

Më 10 dhjetor të vitit 2022, në veri të Kosovës u ngritën barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, një ish-zyrtar i policisë, të cilin autoritetet e Kosovës e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Ato barrikada u hoqën më 29 dhjetor, pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe pasi Pantiç u dërgua në arrest shtëpiak.

Barrikadat pasuan një sërë incidentesh dhe tensionesh të shtuara, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit, 2022, me iniciativën e Listës Serbe. Kjo e fundit kundërshtoi atëkohë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Republikës së Kosovës.

Çka ndodhi në barrikada në vitin 2022 dhe kush i mbështeti ato?

Zyrtarët e Listës Serbe i mbështetën publikisht barrikadat në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022 dhe ishin të pranishëm fizikisht në vendet ku rrugët ishin të bllokuara me makineri të rëndë, duke u dhënë mesazhe inkurajuese qytetarëve të mbledhur.

Kryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se këto barrikada ishin “një reagim, jo një veprim”. Në ato barrikada, ashtu si edhe në ato të ngritura në korrik të vitit 2022 apo në shtator të 2021-shit, ishin të pranishëm kryesisht punonjës të institucioneve të Serbisë që funksiononin në Kosovë.

Këto institucione, përveç atyre arsimore dhe shëndetësore, u mbyllën ndërkohë nga autoritetet e Kosovës, të cilat i konsideronin si të paligjshme dhe paralele. Gjatë kohës së barrikadave, shumica e lokaleve në veri të Kosovës ishin të mbyllura, ose ofronin ushqime vetëm për t’u marrë me vete.

Punëtorët i thanë asokohe Radios Evropa e Lirë se “nuk lejohet të ulesh brenda”, por nuk tregonin se kush e kishte ndaluar këtë. Në atë kohë, nënkryetar i Listës Serbe ishte Millan Radoiçiq, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të vitit 2023, pasi mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. Në këtë sulm, serbë të armatosur vranë një polic të Kosovës, ndërsa në përleshjen me armë që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Edhe pse autoritetet e Kosovës kishin lëshuar urdhër për arrestimin e Radoiçiqit për përfshirje në korrupsion, frikësim në procese gjyqësore dhe në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, Lista Serbe konfirmoi në vitin 2022 se nënkryetari i saj ishte i pranishëm në barrikada, duke theksuar se ai “gëzon mbështetje në mesin e serbëve në Kosovë” dhe se është “autoritet” për ta./REL

Previous Post

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

Next Post

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

Next Post
U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin...

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

June 18, 2025
Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

June 18, 2025
Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

June 18, 2025
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…
AKTUALITET

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

by Editor
June 18, 2025
0

Në Angli është konfirmuar se Mikailo Mudrik është akuzuar nga Federata Angleze për doping. Futbollisti i Ukrainës, që është aktualisht...

Read moreDetails
Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

June 18, 2025
Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

Veliaj më 15 korrik në gjykatë si paditës, Bregu: Është urdhëruar të vijë forcërisht i shoqëruar nga policia e burgjeve

June 18, 2025
Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

Transport kokaine përmes aeroportit të Mançesterit! Prangosen dy shqiptarë banues në Liverpul

June 18, 2025
Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë papritur, kolegët zemërthyer i japin lamtumirën Tak Çelës

June 18, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

U kap me doping në periudhën kur luante me Shqipërinë, futbollisti rrezikon dënimin…

June 18, 2025
Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

Barrikadat në veri të Kosovës/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç dhe 10 të tjerë

June 18, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al