Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bardhi kërkoi ta marrë në pyetje, Rama: Të mbaroj njëherë me italianët, pastaj me ju

Editor by Editor
April 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Bardhi kërkoi ta marrë në pyetje, Rama: Të mbaroj njëherë me italianët, pastaj me ju
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me kreun e qeverisë lidhur me akuzat e publikuara në dokumentarin e televizionit italian “Rai 3” mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Rama injoron Bardhin dhe nuk kursen ironinë.

“Çfarë t’u thuash këtyre që i gatuajnë shpifjet në shtëpi të tyre, pastaj i hedhin nga dritarja si akuza, pastaj u fryjnë si era plehrave që shpërndaheshin larteposhtë rrugë më rrugë kur këta, mos o Zot, qeverisnin vendin, pastaj vënë kujën pse u ndotën rrugët e bëra pis prej tyre e i thonë miletit çohu se u qelb kjo punë, pastaj i fusin në thasë plehrat më të bukura e ia hedhin në kurriz çdo të huaji që u del përpara dhe kur ndonjë i huaj (si ata të RAI3-shit) që ka mbetur pa e marrë vesh çfarë malli janë këta vulëhumbur, i nxjerr në rrugë andej si thagma të ububushme, këta i riimportojnë në Shqipëri!

E pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Prandaj as që nuk më shkon ndërmend të mbyll gojën deri kur e vërteta shqiptare të thuhet e plotë në italisht, pa asnjë censurë, mu aty ku publikut italian iu thanë ato gënjeshtra e shpifje të paketuara në Tiranë.

Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet? Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë!

Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë.

Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu” shkruan ai.

Previous Post

EMRI/ I dënuar me 15 vjet burg, kapet sapo futet në Shqipëri 64-vjeçari

Next Post

Gazment Bardhi i nis Ramës ‘faktet dhe provat’ për Olsin

Next Post
Gazment Bardhi i nis Ramës ‘faktet dhe provat’ për Olsin

Gazment Bardhi i nis Ramës ‘faktet dhe provat’ për Olsin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
"Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar", Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.

“Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar”, Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.

February 17, 2026
Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

February 17, 2026
Trump paralajmëron Iranin para bisedimeve në Gjenevë: Pasojat do të jenë serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Trump paralajmëron Iranin para bisedimeve në Gjenevë: Pasojat do të jenë serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje.

February 17, 2026
Sulm me thikë në Sidnei, një i vdekur dhe dy të lënduar

Sulm me thikë në Sidnei, një i vdekur dhe dy të lënduar

February 17, 2026
"Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar", Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.
Lajmi Fundit

“Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar”, Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.

by timoni.al
February 17, 2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti Kubën një “shtet të dështuar” dhe i bëri thirrje qeverisë kubaneze të arrijë një...

Read moreDetails
Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

February 17, 2026
Trump paralajmëron Iranin para bisedimeve në Gjenevë: Pasojat do të jenë serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Trump paralajmëron Iranin para bisedimeve në Gjenevë: Pasojat do të jenë serioze nëse nuk arrihet një marrëveshje.

February 17, 2026
Sulm me thikë në Sidnei, një i vdekur dhe dy të lënduar

Sulm me thikë në Sidnei, një i vdekur dhe dy të lënduar

February 17, 2026
Barcelona dhe ‘pesha’ e këtij sezoni, 25 ndeshje të pahapura në La Liga

Barcelona dhe ‘pesha’ e këtij sezoni, 25 ndeshje të pahapura në La Liga

February 16, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

"Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar", Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.

“Kuba klasifikohet si një shtet i dështuar”, Trump: Marrëveshje e nevojshme, Rubio angazhohet në bisedime.

February 17, 2026
Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Rama shpreh urime për pavarësinë e Kosovës: Keqardhje për mungesën në manifestimin popullor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

February 17, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al