Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Editor by Editor
August 2, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum ka kryer me koncesionin e saj 20-vjeçar për naftën në Shqipëri.

Ja çfarë thuhet në raport: “Nga verifikimi i kontrolleve tatimore të kryera për periudhën janar 2018 – dhjetor 2018 dhe periudhën janar 2019 – dhjetor 2019 në lidhje me rimbursimin e TVSH-së, ka rezultuar se shoqëria “Bankers” dyshohet se ka përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së për këto vite në vlerën 244 milionë lekësh. Dyshohet se nga shoqëria janë kryer veprime të cilat përbëjnë shkelje ligjore me efekte fiskale, konkretisht: në aspektin tatimor, dyshohet se ka kryer rritje të pajustifikuara dhe fiktive të shpenzimeve duke rënduar kontabilitetin në shkelje të “Për tatimin mbi të ardhurat”. Veprime të cilat kanë çuar dhe janë përdorur nga ana e shoqërisë për të ulur në vlerën 5.1 miliardë lekë vit pas viti dhe për të hequr bazën e fitimit tatimor dhe shmangur detyrimin e tatimpaguesit për deklarimin dhe pagesën e Tatimit mbi Fitimin”.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” dyshohet se ka përfituar padrejtësisht rimbursim të TVSH-së, në shkelje të kërkesave të ligjit, në vlerën 244 milionë lekësh.

Një pjesë e konsiderueshme e shkeljeve të mësipërme dyshohet se janë kryer në mënyrë të vazhdueshme, sistematike, pavarësisht se shumë nga çështjet në lidhje me këto shkelje janë trajtuar edhe në auditët e mëparshëm dhe kanë qenë kërkesa të përsëritura nga ana e AKBN-së.

Mbi këtë bazë dyshohet se shkeljet e konstatuara nga institucionet e mësipërme me efekte tatimore janë kryer me dashje nga ana e shoqërisë për përfitime në interes të saj, por edhe të subjekteve e shoqërive të tjera.

“Veprimet aktive dyshohet se janë ndërmarrë me dashje dhe me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme. Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të konstatuara dhe të vërtetuara nga institucionet e mësipërme dhe organet tatimore, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale ‘Fshehja e të ardhurave’, e kryer në bashkëpunim”.

Prokuroria ka dalë në konkluzionin se Bankers ka kryer veprime që kanë çuar në shmangien e detyrimeve tatimore në dëm të buxhetit të shtetit, në vlerën 244 milionë lekësh.

Shkeljet ligjore të cilat janë identifikuar me ulje të kreditimit të TVSH-së:

Në furnizimin dhe transportin e mallrave është konstatuar se faturat e lëshuara për këto furnizime nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes së shërbimit, pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Në nenin 99 të Ligjit nr. 92/2014, paragrafi 4, është përcaktuar se: “…Personi i tatueshëm, që kryen një furnizim shërbimesh, detyrohet të lëshojë një faturë për atë furnizim në momentin kur shërbimet janë kryer.”

Nga verifikimi analitik i blerjeve të sipërlistuara rezulton se faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blera, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumenta shoqëruese, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë. Këto kërkesa janë edhe më të domosdoshme në rastin kur blerjet me tre fatura të njëpasnjëshme janë kryer brenda së njëjtës datë për artikuj të natyrës së njëjtë.

Për të gjitha punimet e kryera në ndërtim dhe mosrespektimin e kërkesave ligjore: nga verifikimi analitik i blerjeve të sipërlistuara rezulton se faturat e blerjes nuk paraqesin të dhëna identifikuese të mjaftueshme për mallrat e blera, apo elementët që duhet të plotësohen si në faturë apo edhe në dokumente shoqëruese, mbi bazën e të cilave të vërtetohet saktësia e deklarimeve të shoqërisë.

Është faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë dhe për këtë periudhë nuk është kryer asnjë shërbim nga kjo kompani. Në këto kushte, faturimi i ditëve pezull nuk është kryer në funksion të aktivitetit për të cilin shoqëria është parashikuar. Për periudhën e mësipërme, kjo shoqëri ka faturuar 100% shërbim “Stand by”, pra duke mos kryer asnjë shërbim në funksion të aktivitetit.

Previous Post

Gëzon Gonxhe: Garat në Elbasan do t’i kushtojnë shqiptarëve 190 milionë euro

Next Post

Tragjike në Itali! Një 21-vjeçar shqiptar humb jetën në vendin e punës (EMRI)

Next Post
Tragjike në Itali! Një 21-vjeçar shqiptar humb jetën në vendin e punës (EMRI)

Tragjike në Itali! Një 21-vjeçar shqiptar humb jetën në vendin e punës (EMRI)

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

October 25, 2025
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025
Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

October 25, 2025
Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

LAJME

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

by timoni.al
October 25, 2025
0

Ekspozita "Fraktura 2025" ka hapur dyert në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", një vend me histori të dhimbshme...

Read moreDetails
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025
Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

Konkurrencë për krijimin e dhëmbëve njerëzorë, hulumtuesit kanë për qëllim zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar.

October 25, 2025
Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

Të shpëtuar nga ndjenja e dashurisë: Rruga drejt shërimit për 7-vjeçarin që ka humbur dy motrat; shpresë për tri fëmijët e tjerë gjithashtu.

October 25, 2025
EMRAT/ Dy të arrestuar në Vlorë për prodhim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

EMRAT/ Dy të arrestuar në Vlorë për prodhim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal

October 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

“Fraktura 2025”, ekspozitë në muzeun “Casa delle Foglie”

October 25, 2025
Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

Flamingot e Pogradecit, shpendët me ngjyrë rozë, janë ndalur në liqen gjatë kalimit të tyre migrator.

October 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al