Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Editor by Editor
September 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije shkresën e firmosur nga Altin Dumani se afera e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës, ku KESH ka lidhur kontratë me vlerë 8.13 milionë euro, ose 97% e fondit limit të tenderit, është zyrtarisht nën hetim.

Bëhet fjalë për procedimin penal nr. 226/2024, ku Bardhi ka kallëzuar për këtë çështje edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Bardhi shkruan se ky është procdimi i radhës për Ballukun pas aferës së tunelit të Llogarasë, shitblerjes së energjisë elektrike nga KESH dhe dy “tigrave” të Vlorës.

Duke iu referuar caktimi të Ballukut nga Rama si drejtuese e fushatës për Tiranën, Bardhi thotë se ajo është një tjetër simbol i korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm.

Sipas Bardhit, tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj.

“Impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024. Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës.

Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshëmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie.

Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar.” – shkruan Bardhi.

Previous Post

Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

September 25, 2025
Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

September 25, 2025
SHBA, ushtarët amerikanë nga çdo cep i globit urdhërohen të marrin rrugën drejt Virxhinisë

SHBA, ushtarët amerikanë nga çdo cep i globit urdhërohen të marrin rrugën drejt Virxhinisë

September 25, 2025
Aksident tragic në rrugën Sarandë-Delvinë, dy vajza humbin jetën.

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçari përplaset me këmbësorin

September 25, 2025
Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës
AKTUALITET

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

by Editor
September 25, 2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë me dije shkresën e firmosur nga Altin Dumani se afera...

Read moreDetails
Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

September 25, 2025
SHBA, ushtarët amerikanë nga çdo cep i globit urdhërohen të marrin rrugën drejt Virxhinisë

SHBA, ushtarët amerikanë nga çdo cep i globit urdhërohen të marrin rrugën drejt Virxhinisë

September 25, 2025
Aksident tragic në rrugën Sarandë-Delvinë, dy vajza humbin jetën.

Aksident i rëndë në Durrës, 24-vjeçari përplaset me këmbësorin

September 25, 2025
Fati i Izraelit në Eurovizionin 2026, EBU: Çështja duhet të votohet në mënyrë demokratike, të dëgjohen të gjithë anëtarët.

A do të marrë pjesë Izraeli në Eurovision? Ja kur do të shpallet vendimi përfundimtar nga EBU.

September 25, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

September 25, 2025
Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

Tërmet në kualifikueset për Botërorin, FIFA ndërmerr një vendim që do të ketë pasoja të rënda për Italinë e Gattusos.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al