Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku me dhjetëra dosje në SPAK dhe zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim…

Editor by Editor
October 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Balluku me dhjetëra dosje në SPAK dhe zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim…
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e Belinda Ballukut si person nën hetim, ndërkohë që raportohet se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të saj. Konkretisht, kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut si dhe në një zyrë. Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë. Për momentin, përmbajtja e plotë e dosjes mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Por Balluku ka me dhjetëra afera që po hetohen në SPAK dhe është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madh të vartësve të saj në hetim e të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.

Çfarë mund ta ketë fundosur Ballukun?

Gazetari Elton Qyno, bëri me dije dje se paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryheshin në tunelin e Llogarasë mund të jetë çështja që i ka hapur telashet e para Ballukut me drejtësinë. Rasti i hetimit të kësaj dosje ka marrë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë. Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro. Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.

Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro. Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë. Prokurorët e posaçëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Dosja tjetër për tunelin e Llogarasë

Por Tuneli i Llogarasë mund t’i shtojë problemet Ballukut me drejtësinë, pasi përveç aferës me tenderin e mbikëqyrjes së punimeve, SPAK heton anulimin e një tenderi fituar nga “Gjoka Konstruksion” me ofertë 140 milionë euro dhe shpalljen fituese të dy kompanive turke me ofertë 170 milionë euro, të cilat më pas nënkontraktuan sërish “Gjokën” për të ndërtuar tunelin e Llogarasë. Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të Arben Ahmetajt, një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

Shitblerje energjie

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka lajmëruar në fillim të këtij viti se është duke hetuar mbi dyshimin se me urdhër të Belinda Ballukut, se KESH ka kryer shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike. Mësohet se hetimet kanë nisur që vitin e kaluar mbi kallëzimin për një skemë korruptive, që sipas PD-së i ka shkaktuar shtetit 180 milionë euro dëm. PD akuzon se KESH me dijeni të ministres Balluku ka tregtuar energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

2 “tigrat” e Belindës

Balluku është denoncuar në SPAK dhe për aferën me dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Duke e quajtur një skemë si ajo e inceneratorëve, opozita tha se dy TEC-et lundruese nuk janë vendosur ende në punë dhe kjo tregon se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike. Akuzat janë se kompania për dy TEC-et ishte paracaktuar nga Balluku. Për këtë opozita thotë se ka dokumente që e provojnë. Këto fakte kanë shkuar në SPAK.

Rrjeti i tenderave të OSHEE-së dhe konflikti i interesit

Një skemë abuzimi me fondet publike lidhet me Blendian Dalipin, drejtor i OSHEE-së, dhe babain e tij, pronar i kompanisë “IDK Konstruksion”, e cila ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera, shumica nga institucionet e varura nga Balluku. Ajo ka firmosur personalisht një kontratë koncesionare me këtë kompani në dhjetor 2024, duke e bërë veten pjesë të drejtpërdrejtë të konfliktit të interesit.

Balluku dhe inceneratori

Balluku është përfshirë në hetimin për inceneratorin e Tiranës, një projekt 128 milionë euro që, megjithëse është kontraktuar që në 2017, nuk është ndërtuar ende dhe funksionon vetëm si landfill. SPAK ka vendosur nën sekuestro kontratën dhe ka nisur hetimet për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës, me Ballukun në krye, ka ndjekur procedurat e zbatimit dhe ka kontrolluar zbatimin e kontratës.

Thumanë-Kashar

SPAK ka ndërhyrë fuqishëm gjithashtu në një nga aferat më të mëdha të infrastrukturës shqiptare – projektin e rrugës Thumanë–Kashar, duke sekuestruar të gjithë dosjen hetimore. Veprimin e ka marrë sërish Dritan Prençi, pas dyshimeve të forta për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe manipulim të kontratave koncesionare. Dosja, që përfshin koncesionin e kompanisë “Gener 2” të biznesmenit Bashkim Ulaj, po hetohet si një skemë e ndërlikuar për fryrje të vlerës së tenderit dhe pastrim parash. Hetimet kanë zbuluar një sërë parregullsish dhe shkeljesh të rënda që përbëjnë bazë për masa të mundshme arrestimi ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Belinda Ballukun dhe disa drejtorë teknikë që kanë firmosur dokumentacionin e miratimit të projektit.

Afera me pronat e ushtrisë

Balluku rrezikon të fundoset edhe me aferën me pronat e ushtrisë që po hetohet nga SPAK. ish-Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, publikoi disa muaj më parë dokumentet e fitmosura nga Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për koncesionin e “Marina Limion”, që sipas SPAK është në kundërshtim me ligjin. Meçollari thotë se denoncimin në SPAK për Belinda Ballukun e ka bërë Presidenti Bajram Begaj dy vite më parë, kur ishte shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura. Sipas Muçollarit, Bajrab Begaj i ka dorëzuar në SPAK këto shkresa pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Njerëzit e Ballukut nën hetim

SPAK ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP). Myzyri, njeriu i ngushtë i Ballukut, është thirrur disa javë më parë bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur. Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, e kryer në bashkëpunim. SPAK dyshon se Myzyri ka lejuar abuzime në procedurat tenderuese të zhvilluara nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë viteve 2020–2023. Dyshimet lidhen kryesisht me mungesën e garës së ndershme në shumë prej këtyre procedurave, ku në shumicën e rasteve ka marrë pjesë vetëm një kompani, ndërsa në të tjera janë konstatuar skualifikime të dyshimta të operatorëve konkurrentë. Sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto abuzime me tenderat përllogaritet të jetë mbi 2.5 miliardë euro. Kujtojmë se Myzyri ka qenë jurist tek kompania “Alko Impeks” e Arbër Abazit, teksa ky i fundit ka për bashkëshorte mbesën e Belinda Ballukut (vajzën e motrës). Kjo kompani ka parë një rritje të fortë gjatë viteve që në krye të vendit është e majta. Janë një numër i madh tenderash, nga veriu në jug, që janë fituar nga Arbër Abazi, herë edhe në shkelje të kritereve të prokurimit.

Aeroporti i Vlorës

Balluku rrezikon të fundoset dhe për aferën e aeroportit të Vlorës, e cila po hetohet nga SPAK. Projekti, i nisur që në vitin 2017 për t’u dhënë pa garë kompanive turke, dështoi në fazat e para me ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, por u ringjall nga Balluku nëpërmjet një gare të manipuluar që shpalli fitues konsorciumin e Pacollit, Adem-it dhe YDA Group. Oferta më e lirë u përjashtua me justifikime formale, ndërsa kriteret e tenderit u ndryshuan në momentet e fundit për të favorizuar fituesit. Pas përfundimit të tenderit, kompania turke YDA Group, që kishte 40% të aksioneve dhe siguronte aftësinë teknike e financiare të projektit, u tërhoq menjëherë, duke shitur pjesën e saj për vetëm 4200 euro. Në vend që ta shpallte të pavlefshme kontratën, Balluku miratoi me firmën e saj këtë shitje, duke legalizuar një proces tërësisht të paligjshëm. Kjo lëvizje e ka rrëzuar legjitimitetin e gjithë tenderit, ndërsa gazetarët e konsiderojnë veprimin e saj si pjesë të një skeme të ngjashme me aferat e inceneratorëve. Nëse hetimet e SPAK shkojnë deri në fund, kjo aferë mund të rrezikojë seriozisht karrierën politike të Belinda Ballukut.

Vartësit e Ballukut nën hetim nga drejtësia

Nga ana tjetër, nuk mund të mos vihet re një tjetër linjë e qartë dhe e rrezikshme që po forcohet ditë pas dite se thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Ballukut dhe vartësit e saj po merren nën hetim, akuzohen dhe kanë përfunduar madje dhe në burg. SPAK ka marrë të pandehur disa javë më parë administratorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi. Atij i janë komunikuar akuzat për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për të njëjtin hetim ku është marrë i pandehur edhe drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Gentian Gjyli, i cili po ashtu u thirr në SPAK për t’iu komunikuar akuza. Mësohet se janë gjithsej 25 persona dhe 3 subjekte kompani, të cilët janë marrë nën hetim dhe u janë komunikuar akuza për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, teksa bëhet fjalë për biznesmenë dhe zyrtarë publik, si edhe inxhinier të ARRSH-së. Mes tyre i pandehur është marrë sërish edhe ish- kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilit i janë komunikuar akuzat e reja në qeli, ku ndodhet që prej 14 marsit kur u arrestua me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se hetimi ka të bëjë me abuzimet me tenderat e rrugëve, teksa mësohet se janë mbi 10 praktika prokurimi të hetuara dhe dosja po hetohet nga prokurori Dritan Prençi. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të Eficencës së Energjisë elektrike të subvencionuar nga BE. SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion me zyrtarë të lartë. Në kohën e ndodhjes së veprës penale Gjyli dhe Elezi asokohe ish anëtar i KVO vartës të Berberit. Mësohet se hetimi për këtë dosje ka nisur pas materialeve të sekuestruara nga celulari i ish-kreut të ARRSH Evis Berberi. Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve. Ai po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Previous Post

Tre shqiptarë janë arrestuar në Kakavijë dhe Janinë pas kërkimeve në Greqi dhe Zvicër.

Next Post

Dybala siguron fitoren për Romën ndaj Sassuolos, pas mungesës që nga shkurtit.

Next Post
Dybala siguron fitoren për Romën ndaj Sassuolos, pas mungesës që nga shkurtit.

Dybala siguron fitoren për Romën ndaj Sassuolos, pas mungesës që nga shkurtit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.

Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.

October 26, 2025
Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

October 26, 2025
Kurdët nisin procesin e tërheqjes të plotë nga Turqia, ndërsa dhjetëra rebelë ushtarakë të partisë kurde trasferohen në veri të Irakut.

Kurdët nisin procesin e tërheqjes të plotë nga Turqia, ndërsa dhjetëra rebelë ushtarakë të partisë kurde trasferohen në veri të Irakut.

October 26, 2025
Një të vdekur dhe 8 të lënduar/ Dita e diel e shënuar nga aksidente, shpejtësia dhe lagështira shkaktarët kryesorë

Një të vdekur dhe 8 të lënduar/ Dita e diel e shënuar nga aksidente, shpejtësia dhe lagështira shkaktarët kryesorë

October 26, 2025
Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.
AKTUALITET

Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.

by timoni.al
October 26, 2025
0

Bayern Mynih vazhdon të demonstrojnë formën e tyre dominuese në sezonin e ri të Bundesligës, të udhëhequr nga trajneri Vincent...

Read moreDetails
Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

October 26, 2025
Kurdët nisin procesin e tërheqjes të plotë nga Turqia, ndërsa dhjetëra rebelë ushtarakë të partisë kurde trasferohen në veri të Irakut.

Kurdët nisin procesin e tërheqjes të plotë nga Turqia, ndërsa dhjetëra rebelë ushtarakë të partisë kurde trasferohen në veri të Irakut.

October 26, 2025
Një të vdekur dhe 8 të lënduar/ Dita e diel e shënuar nga aksidente, shpejtësia dhe lagështira shkaktarët kryesorë

Një të vdekur dhe 8 të lënduar/ Dita e diel e shënuar nga aksidente, shpejtësia dhe lagështira shkaktarët kryesorë

October 26, 2025
E habitshme, presidenti i klubit shpalosi publikisht informacionin mbi arbitrin me probleme të varësisë nga droga dhe kumari, si dhe lidhjet e tij me kriminelët e huave.

E habitshme, presidenti i klubit shpalosi publikisht informacionin mbi arbitrin me probleme të varësisë nga droga dhe kumari, si dhe lidhjet e tij me kriminelët e huave.

October 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.

Bayerni i Mynihut arrin të barazojë rekordin 33-vjeçar të Milanit pas fitores ndaj Borussias M’Gladbach.

October 26, 2025
Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

Darren, djali i Sër Alex Ferguson, largohet për herë të katërt nga të njëjtit klub.

October 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al