Thursday, March 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aventurat e Fikut të Detit dhe kushëririt që u bë drejtor në RTSH nga Alfred Peza

Editor by Editor
April 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Aventurat e Fikut të Detit dhe kushëririt që u bë drejtor në RTSH nga Alfred Peza
0
SHARES
629
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Fik Deti është drejtori më i ri i prodhimit në trupën e re të Cirkut të Diellit në Radio Televizionin e Rilindur Shqiptar (kape me dorë mos e marrim më sysh).

Fiku është një djalosh i ri me shumë eksperiencë në fushën e gurëve të peshave, kandarit, litarit, etj. si këto, eksperiencë për të cilën është bërë dhe drejtori më i ri emeritus i prodhimit në RTSH, emëruar brenda gjithë rregullave e ligjeve të Komandantit Suprem (ashtu si gjithë drejtuesit e tjerë).
Fiku i Detit po e shpalos më së miri në fare pak kohë në detyrën e re eksperiencën e tij të çmuar. Që kur shkeli në Cirk, i iku drejtoresha e montazhit, një nga më profesionistet në fushën e vet. Por ajo nuk i njihte mirë gurët e nuk merrte vesh nga peshat, nuk i “luajti” mirë me pak fjalë. Por nuk ka problem! Shumë shpejt, Fiku do ulet të montojë vetë… pse pak video në Tik Tok ka montuar ai!…
Fiku nuk mendon vetëm për departamentin që drejton. Që mos ngelte sektori i shoferëve pa drejtor, sa hap e mbyll sytë propozon kushëririn e tij në këtë pozicion. Kushëriri, Jean Claude, një djalë i qetë në dukje, sa nis punë godet me grushta shefin e sektorit të sportit, Arsen Lupenin, shumë shëndetlig e thatim për të mbajtur dhunë të tillë mbi supe. Fiku u fik! Ç’të bën kushëriri s’ta bën as mbreti i filmave aksion Jackie Chan.
Historia nuk mbaron këtu. Lideri suprem informohet për çështjen e grushtave të nxehtë dhe e bind Lupenin që të heshtë, e mos ta bëjë të madhe ngjarjen, se në fakt grushtat për burrat janë. Hezitimi i Lupenit për ta denoncuar Jean Claude në polici kthehet në mohim, kur gruaja e tij e bind të mos e denoncojë, me idenë që Zhani është budalla dhe nuk ia vlen me u marrë me të.

Presione të mëdha për Fikun tonë, nga një anë dorëheqjet, nga ana tjetër stafi i vet që nuk e di #çadokyktu, dyluftimet marciale, etj, etj… Fiku s’ka nga të rrotullohet. Por ashtu si gjithë sukulentët e tjerë, ai e gjen vetë rrugën drejt çeljes.

Atëherë kur të gjithë menduan se Fiku do rezistonte 24 orë dhe do largohej drejt brigjeve të reja, aty ai i shokon të gjithë: vjen ndryshe, me një strategji të re: të ruajmë rendin në sektor, duke xhiruar punonjësit dhe prezencat në zyra. Ky mision i ri i shoqëruar me video të filmuara nga vendi i ngjarjes do të dëshmojë që problemi nuk është ai, por vartësit e vet të cilët shkelin rregullat e Liderit Suprem.

Edhe kujdes! Mendohuni mirë kur të kryeni nevojat personale, pasi Fiku ju vëzhgon… ndjesë: ju xhiron!

Post Scriptum: vijojmë me episode të reja.

Previous Post

Lirohen nga qelia katër protestuesit/ Iu ndalohet pjesëmarrja në tubimet e tjera, deputetët e PD-së jashtë gjykatës në mbështetje të tyre

Next Post

Berisha flet për RAI: Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik, jo korrupsion

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha shpall protestën e ardhshme: Më 22 mars, qytetarët ftohen të dalin në rrugët e Tiranës.

March 12, 2026
LIVE/ PS hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota. Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe nuk ishin të pranishëm. Opozita bllokon seancën, ndërsa PS vazhdon me votimin e projekteve të rendit të ditës. PD organizon protestë para Parlamentit.

Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Refuzimi i kërkesës së SPAK/ Tensione në Kuvend, deputetët e PD pengojnë fjalën. Vijon…

March 12, 2026
Openda si Ronaldo dhe Pogba: e njëjta fanellë dhe e njëjta vilë.

AKTUALITET

Berisha shpall protestën e ardhshme: Më 22 mars, qytetarët ftohen të dalin në rrugët e Tiranës.

by timoni.al
March 12, 2026
0

Në përfundim të protestës para Parlamentit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi organizimin e një tubimi të ri. Ai...

Read moreDetails
LIVE/ PS hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota. Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe nuk ishin të pranishëm. Opozita bllokon seancën, ndërsa PS vazhdon me votimin e projekteve të rendit të ditës. PD organizon protestë para Parlamentit.

LIVE/ PS hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota. Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe nuk ishin të pranishëm. Opozita bllokon seancën, ndërsa PS vazhdon me votimin e projekteve të rendit të ditës. PD organizon protestë para Parlamentit.

March 12, 2026
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.

Refuzimi i kërkesës së SPAK/ Tensione në Kuvend, deputetët e PD pengojnë fjalën. Vijon…

March 12, 2026
Openda si Ronaldo dhe Pogba: e njëjta fanellë dhe e njëjta vilë.

Openda si Ronaldo dhe Pogba: e njëjta fanellë dhe e njëjta vilë.

March 12, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

Konflikti mbi pronën në Klos dhe akuzat për dhunë nga policia, përgjigjja e uniformave blu: Punonjësit nuk kanë marrë pjesë në përplasje.

March 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha shpall protestën e ardhshme: Më 22 mars, qytetarët ftohen të dalin në rrugët e Tiranës.

Berisha shpall protestën e ardhshme: Më 22 mars, qytetarët ftohen të dalin në rrugët e Tiranës.

March 12, 2026
LIVE/ PS hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota. Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe nuk ishin të pranishëm. Opozita bllokon seancën, ndërsa PS vazhdon me votimin e projekteve të rendit të ditës. PD organizon protestë para Parlamentit.

LIVE/ PS hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut me 82 vota. Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe nuk ishin të pranishëm. Opozita bllokon seancën, ndërsa PS vazhdon me votimin e projekteve të rendit të ditës. PD organizon protestë para Parlamentit.

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al