Author: Editor

  • FOTO/ Spanja tregon talentin që në start, dhuron spektakël dhe shënon shtatë gola kundër Kosta Rikës

    FOTO/ Spanja tregon talentin që në start, dhuron spektakël dhe shënon shtatë gola kundër Kosta Rikës

    Spanja ka shënuar fitore ndaj Kosta Rikës me rezultat 7-0 në ndeshjen e parë në kuadër të grupit E të Kupës së Botës.

    Ndeshja nisi shumë mirë për ‘Furinë e Kuq’ që arriti të krijojë disa raste që në minutat e para, ku Dani Olmo dhe Marcos Asensio rrezikuan.

    Ndeshjen e hapi Olmo që shënoi në minutën e 11-të për 1-0, duke e mposhtur Keylor Navasin.

    Pas dhjetë minutash lojë ishte radha e Marcos Asensios, që shënoi për 2-0 pas asistimit të Jordi Alba.

    Në minutën e 30-të, Spanja fitoi penallti, ku Ferran Torres ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-0.

    Me të filluar pjesa e dytë, Spanja sërish shënoi me Torres për 4-0, duke e treguar superioritetin ndaj kundërshtarit.

    Alvaro Morata që u fut në lojë në pjesën e dytë, asistoi te Gavi që shënoi për 5-0.

    Në minutën e 90-të ishte radha e Carlos Soler për të shënuar për 6-0.

    Krejt në fund shënoi edhe Alvaro Morata për 7-0, duke bërë me dije që Spanja do të jetë arrë e fortë për të gjithë kandidatët e tjerë për trofeun e Kupës së Botës.

    Spanja dhe Japonia kanë nga tri pikë, ndërsa Gjermania dhe Kosta Rika janë pa pikë.

  • PRIMARET/ Kryesia e PD miraton kandidaturat për bashkitë e mbetura!

    PRIMARET/ Kryesia e PD miraton kandidaturat për bashkitë e mbetura!

    Deputetja Albana Vokshi ka dhënë sot një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

    Ajo bëri me dije se kryesia ka miratuar emrat e kandidatëve për Primaret në bashkitë që kishin mbetur pa miratuar.

    Fjala e Albana Vokshit:

    Emrat për bashkitë e mbetura:

    Fushë Arrëz- Dedë Bajraktari, Hilë Curi, Hilë Kola, Pjetër Qafa, Nikë Deda

    Cërrik- Ankelida CCela, Servet Duzha

    Gjirokatër- Enkelejda Muzhi, Denis Kuqi, Shemsho Lamja, Dorian Lami

    Përmet- Edmont Komino, Niko Shupuli.

    Këlcyrë- Arjan Kasaj, Edmond Nano

    Memaliaj- Albert Malaj, Bukurosh Ajdini

    Tepelenë- Baftiar Imeri, Hysni Kasëmi

    Libohovë: Adil Xhelili

    Kolonjë: Et’hem Lumani

    Kamëz- Arian Hoxha, Asllan Dogjani, Shemsi Prençi

    Bulqizë- Dëfrim Fiku, Fatos Hoxha

    Krujë- Agim Kodra, Agron Loka, Andi Gjoka, Arjan Vogli, Aqif Mesi, Genc Lacci, Gëzim Hoxha, Ilir Ndreu, Imer Merlika, Ndriçim Babasi, Denis Hidri

    Për bashkitë e tjera është duke u biseduar me partitë e tjera aleate, në ditët në vijim KOKOE do japë një informacion më të plotë në lidhje me kandidaturat e miratuara nga kryesia.

  • Dhëndri i Luis Enriques, sulmuesi Ferran Torres shpërblen besimin: Shënon dhe thyen rekordin e një legjende

    Dhëndri i Luis Enriques, sulmuesi Ferran Torres shpërblen besimin: Shënon dhe thyen rekordin e një legjende

    Spanja e ka filluar furishëm ndeshjen ndaj Kosta Rikës, në kuadër të grupit E, duke shënuar plot tri herë (3-0).

    Dani Olmo, Marco Asensio dhe Ferran Torres shënuan golat, duke konfirmuar që kjo treshe e sulmit e zgjedhur nga Luis Enrique ishte e duhura, pasi la në stol Alvaro Moratan.

    Enrique në konferencë për shtyp kishte thënë se Torres do të startojë, pasi që ai është i dashuri i vajzës së tij dhe nëse nuk e fut në lojë, do t’ia presë kokën.

     

    “Kjo është shumë e lehtë: është zoti Ferran Torres. Përndryshe, vajza ime do të vijë pas meje dhe do të më presë kokën”, kishte thënë Enrique.

    Reklama

     

    Zgjidhja e tij për Torres për sulmin, doli të jetë e qëlluar, pasi që sulmuesi po luan një ndeshje shumë të mirë.

    Ai është bërë shënuesi më i ri i Spanjës në Kupën e Botës, duke e thyer rekordin që e mbante Fernando Torres me golin e shënuar në vitin 2006.

  • VIDEO- Pas fitores kundër Gjermanisë, japonezët “çmenden” në rrugë

    VIDEO- Pas fitores kundër Gjermanisë, japonezët “çmenden” në rrugë

    Japonia arriti të mund 2 me 1 Gjermaninë në ndeshjet e Kupës së Botës. Pas kësaj festimet e japonezëve janë bërë virale në rrjet.

    Në një video të publikuar në Twitter ata shihen teksa bërtasin të gëzuar në rrugë: Një nga rrugët kryesore të Tokios, ajo e Shibuya është bllokuar për shkak të festimeve.

     

     

  • Berisha: Edhe pas 30 vjetëve shqiptarët ende janë populli i gomoneve

    Berisha: Edhe pas 30 vjetëve shqiptarët ende janë populli i gomoneve

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë është shprehur se shqiptarët edhe pse kanë kaluar 30 vite shqiptarët ende quhen “populli i gomoneve”.

    Berisha shtoi se aleanca me Beogradin, është aleancë përçarëse dhe kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet që t’i bëjë Kosovës.

    “Rama për karriget e tij është i gatshëm që të marrë vendime për jashtë vendit për të zgjatur pushtetin e tij. Ne qëndrojmë në bindjen tone se vetëm një vend që merr vendimet e tij mund të zhvillohet. Sot jemi popull i gomoneve.

    Nëse 30 vite më parë u bëmë vendi i gomoneve për shkak të kafshatës, ishim të 3 të më varfëritë në botë, sot jemi populli i gomones për shkak të një narkoshteti që nuk respekton liritë tona që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet. Në këtë mënyrë, vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndarë si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet,” tha Berisha.

  • ‘Kompania EMS me kontratë 35 vjeçare’/ Vasili: Afera e Portit të Durrësit do na kushtojë plus 300 mln euro

    ‘Kompania EMS me kontratë 35 vjeçare’/ Vasili: Afera e Portit të Durrësit do na kushtojë plus 300 mln euro

    Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka denoncuar një tjetër skandal me aferën e Portit të Durrësit, ku kompania gjermane EMS Shiping& Trading ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore.

    ‘Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro’, shkruan Vasili në Facebook.

    Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

    Thellohet Afera me portin e Durresit!

    Thellohet Afera me portin e Durresit!

    Kompania Gjermane EMS Shiping& Trading leter te gjithe deputeteve!(DOKUMENTI).

    Kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar.

    Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.

    Kompania gjermane i drejtohet parlamentit dhe thote: “ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS”.

    Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.

    Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.

    Bemat e Portit te Durresit nuk kane te mbaruar.

    Nje afere e neveritshme mafioze kryekeput! Me ne krye Edi Ramen!

     

    Kompania Gjermane EMS Shiping& Trading leter te gjithe deputeteve!(DOKUMENTI).

    Kompania gjermane EMS Shipping&Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar.

    Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.

    Kompania gjermane i drejtohet parlamentit dhe thote: “ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS”.

    Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.

    Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro.

    Bemat e Portit te Durresit nuk kane te mbaruar.

    Nje afere e neveritshme mafioze kryekeput! Me ne krye Edi Ramen!

     

  • Sekuestrohen 17 mijë € të padeklaruara në kufi, kapet 56-vjeçari turk në Kapshticë

    Sekuestrohen 17 mijë € të padeklaruara në kufi, kapet 56-vjeçari turk në Kapshticë

    Policia në Kapshticë ka sekuestruar 17 mijë euro të padeklaruara në kufi. Mësohet se paratë iu gjetën një 56-vjeçari turk i cili drejtonte një kamion tip ‘Benz’.

    Njoftimi i Policisë
    Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

     

    Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

  • Zbulohet se për çfarë bisedoi Meta me Berishën në zyrat e PD-së

    Zbulohet se për çfarë bisedoi Meta me Berishën në zyrat e PD-së

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkruar në zyrën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të biseduar para protestës së 6 dhjetorit.

    Berisha ka bërë me dije si bisedimi me Metën ka qenë për të gjitha fushat dhe për të pasur një bashkëpunim sa më të mirë. Po ashtu ia ka lënë të nënkuptojë se pjesë e diskutimit ka qenë dhe protesta e 6 dhjetorit pasi është shprehur se në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

     

     

     

  • Fluksi i shqiptarëve? Britania e pranon: I kemi kufijtë jashtë kontrollit

    Fluksi i shqiptarëve? Britania e pranon: I kemi kufijtë jashtë kontrollit

    Debati mbi fluksin e emigrantëve në Britani duke shigjetuar më shumë shqiptarët vazhdon.

    Por sot, sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka pranuar se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka arritur të kontrollojë kufijtë e saj, shkruan BBC.

    Ajo u tha deputetëve se fajin e kishin kontrabandistët e njerëzve, por u shpreh se Zyra e Brendshme duhet të përmirësojë efikasitetin e saj.

    Deputetët dëgjuan gjithashtu se sekretarja e Brendshme u paralajmërua katër herë që departamenti i saj po shkelte ligjin duke mbajtur emigrantët në qendrën Manston të Kent.

    Raportet e mëparshme sugjeruan se zonjës Braverman iu tha se dështimi për të ofruar strehim alternativ ishte në shkelje të ligjit.

    Zonja Braverman i tha Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Brendshme se nuk do të komentonte mbi dokumentet e zbuluara. Megjithatë, ajo tha se ishte e vetëdijshme që nga shtatori Manston kishte një problem.

    Manston ishte projektuar si një vend mbajtjeje për një maksimum prej 1,600 migrantësh që mbërrijnë me varka të vogla – secila për një maksimum prej 24 orësh – por në kulmin e tij kishte 4,000 njerëz atje.

    Në tetor, inspektorët gjetën familje që kishin fjetur në dyshekë në shesh për javë të tëra.

    Një burrë vdiq në spital të shtunën. Ai besohet se ka kaluar në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël më herët në nëntor dhe stafi i Home Office po përpiqet të kontaktojë familjen e tij.

    Të martën, Zyra e Brendshme konfirmoi se vendi ishte pastruar, i ndihmuar nga moti i keq në Kanalin Anglez që shkaktoi një rënie të qëndrueshme.

    Dame Diana Johnson, e cila kryeson komitetin, tha se zonjës Braverman iu tha më 15 dhe 22 shtator dhe 1 dhe 4 tetor, se Zyra e Brendshme nuk kishte fuqinë të ndalonte emigrantët që prisnin për strehim të mëtejshëm.

    Komiteti dëgjoi se 36 personat që ishin mbajtur në Manston ishin kthyer në Shqipëri, sipas marrëveshjes së qeverisë për kthimin e emigrantëve dhe shkelësve.

    Kjo është shifra nga 12,000 shqiptarë që kanë shkuar në Britaninë e Madhe këtë vit, nga 800 vitin e kaluar dhe 50 në vitin 2020, sipas shifrave zyrtare.

    Dan O’Mahoney, zyrtar i Home Office, tha gjithashtu se ishte një polic shqiptar që punonte me zyrtarët në kampin e Kent.

     

  • “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”, Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë

    “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri”, Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë

    Prezantuesja e njohur, Argjira Spanca, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm mjaft të hidhur.

    Ajo ka humbur një ndër njerëzit e saj më të dashur, gjyshin. Në llogarinë e saj në Instagram Argjira ka publikuar foton e gjyshit, teksa bën me dije se i shtrenjti i saj është ndarë nga jeta.

    “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.”, shkruan ajo rkah fotos.

    Argjira gjithmonë ka treguar se është mjaft e lidhur me familjen e saj. Më herët, moderatorja gjatë një rrëfimi në “E diell”, ka prekur me rrëfimin në lidhje me historinë e jetës së saj.

    Ajo ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

    “Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”, ka thënë moderatorja më herët, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.