Sunday, January 25, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira…”, arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale

Editor by Editor
January 12, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Mendim i Lire, POLITIKE
0
“Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira…”, arrestimi i Fatos Nanos i rrëfyer nga ish-sekretarja personale
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur Gjykata e Posaçme ka vendosur një arrest shtëpie për Sali Berishën.

Por kohët dhe masa e arresttit kanë qenë krejt të ndryshme.

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon në një nga kapitujt e librit të Polovinës, njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë?

Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.

Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se e kam shenjë të mirë.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira.

Nuk patët asnjë mundësi që ta takonit kur ishte në burg?

E takuam më 12 gusht. U nisa me dy shoqe të tjera. Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira. Pritëm përjashta. Ishte zheg. E kam tani si në ëndërr. Si një njeri që sheh syhapur e nuk lëviz dot nga vendi. E pashë nga larg: ishte veshur me kanotiere, rruar dhe rregulluar. Erdhi dhe kemi ndenjur në oborr. “Të paskan futur në formalinë, Kristina”, më tha. Më parë kishim bërë shaka se ai duhet të merrte një sekretare të re e ajo të ishte brune. Pata kënaqësi, folëm, unë i thashë për bashkëjetesën. Nejse, për kohën bashkëjetesa është normale, por unë për çupën time nuk do ta dëshiroja kurrë. Fatosi iu përgjigj merakut tim, duke thënë: “Ç’ke ti Kristina?

Le të bashkëjetojnë të rinjtë”. Atëherë ia ktheva se kjo nuk ndikon mirë për ne. “Rri, tha, mos fol më”. E mori vesh për kë e kisha, ato dy shoqet e tjera nuk e kuptuan. Biseda vazhdoi me çështje të tjera. I thashë se isha miqë- suar me shumë sekretare ambasadash, se ambasadori, ky apo ai, kishin pyetur për të. Pastaj më pyeti ai për shumë gjëra. Më porositi për ruajtjen e letrave, për përgatitjen e Kongresit që do të bëhej, se duheshin materialet e kancelarisë. Ky ishte edhe takimi i fundit me të. (Dita)

Previous Post

Horoskopi për sot, e premte 12 Janar, shenjat me fat

Next Post

Detaje të reja për vrasësin e shqiptares në Greqi, fëmija i tij porsalindur “u zhduk” nga spitali, çfarë u zbulua kur u bë zhvarrosja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Fjalimi i presidentit të Ukrainës në Davos, reagimi i Kremlinit: Zelensky është i gatshëm të përfitojë nga një ndihmë që e mbështet.

January 25, 2026
Stuhia e fortë dimërore përfshin SHBA-në, afërsisht 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike, shënohen rekorde të fluturimeve të anuluara.

“Trump do të më nxjerrë jashtë”/ Ngjarje e dhunshme në një festival në Florida, kongresmeni Demokrat sulmohet fizikisht.

Aksident në rrugën "Fier-Libofshë", një 35-vjeçar humb jetën pas daljes së motorit nga rruga.

Aksident në rrugën “Fier-Libofshë”, një 35-vjeçar humb jetën pas daljes së motorit nga rruga.

Lajmi Fundit

by timoni.al
January 25, 2026
0

Kremlini ka rritur tensionet ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar Kievin për një mungesë mirënjohjeje ndaj aleatëve...

Read moreDetails
Stuhia e fortë dimërore përfshin SHBA-në, afërsisht 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike, shënohen rekorde të fluturimeve të anuluara.

Stuhia e fortë dimërore përfshin SHBA-në, afërsisht 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike, shënohen rekorde të fluturimeve të anuluara.

January 25, 2026
“Trump do të më nxjerrë jashtë”/ Ngjarje e dhunshme në një festival në Florida, kongresmeni Demokrat sulmohet fizikisht.

“Trump do të më nxjerrë jashtë”/ Ngjarje e dhunshme në një festival në Florida, kongresmeni Demokrat sulmohet fizikisht.

January 25, 2026
Aksident në rrugën "Fier-Libofshë", një 35-vjeçar humb jetën pas daljes së motorit nga rruga.

Aksident në rrugën “Fier-Libofshë”, një 35-vjeçar humb jetën pas daljes së motorit nga rruga.

January 25, 2026
“Mateos i ka rikthyer shkëndija e humbur me kalimin e viteve”, Aulona Musta për “Fan Club”: Brikena ka një jashtë, ka frikë nga…

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fjalimi i presidentit të Ukrainës në Davos, reagimi i Kremlinit: Zelensky është i gatshëm të përfitojë nga një ndihmë që e mbështet.

Fjalimi i presidentit të Ukrainës në Davos, reagimi i Kremlinit: Zelensky është i gatshëm të përfitojë nga një ndihmë që e mbështet.

January 25, 2026
Stuhia e fortë dimërore përfshin SHBA-në, afërsisht 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike, shënohen rekorde të fluturimeve të anuluara.

Stuhia e fortë dimërore përfshin SHBA-në, afërsisht 800 mijë familje mbesin pa energji elektrike, shënohen rekorde të fluturimeve të anuluara.

January 25, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al