Friday, May 23, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti

Editor by Editor
May 23, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Atlantik” një kompani mafioze sigurimesh/ 107 milionë lekë fitim nga vjedhja me leje – Skandali ‘Atlantik’ që heshtet nga shteti
0
SHARES
127
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, siguria rrugore është e detyrueshme me ligj, por sigurimi i makinave është kthyer në një burim zhvatjeje sistematike dhe të pandëshkuar. Mijëra qytetarë paguajnë çdo ditë tarifa të fryra, shumë më të larta se çmimi zyrtar, për të marrë një policë sigurimi – të ashtuquajturën “TPL”. Një pagesë që duhet të ishte transparente dhe e thjeshtë, është kthyer në një mënyrë të pastër për të grabitur qytetarët në emër të ligjit.

Një vjedhje e organizuar po ndodh çdo ditë, përpara syve të shtetit dhe me bekimin e heshtur të institucioneve. Qytetarët paguajnë 20 deri në 50 euro më shumë për një policë sigurimi të detyrueshëm, ndërsa kompanitë e sigurimeve, si Atlantik, numërojnë fitime marramendëse. Në fund të vitit 2023, kjo kompani raportoi 107 milionë lekë fitim, një rritje prej 29%. Fitime të fryra mbi djersën e qytetarëve të pambrojtur.

Kjo nuk është thjesht mungesë kontrolli – është një skemë zhvatjeje të institucionalizuar, një kartel financiar që vepron pa frikë. Kompanitë nuk konkurrojnë mes tyre, por bashkëpunojnë në heshtje për të mbajtur çmimet lart. Çdo qytetar e di këtë — askush nuk gjen çmimin zyrtar në treg, gjithçka shitet “me dorë”, me shtesë “të detyrueshme”. Kjo është mafie, jo biznes.

Atlantik, në vend që të përfaqësojë një kompani të besueshme sigurimi, sot është simbol i një industrie që ka humbur çdo sens etike. Qytetarët janë kthyer në viktima të një sistemi të kalbur, ku çdo vit u vidhen miliona euro në emër të “sigurimit të detyrueshëm”.

Kush po ia mbyll gojën shhtetit?!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare? Spektator. Ministria e Financave? Inekzistente. Asnjë hetim, asnjë transparencë, asnjë masë ndëshkimore. Ashtu si në çdo skemë mafioze, mungesa e drejtësisë nuk është rastësi – është pjesë e planit.

Kompania Atlantik, një prej emrave kryesorë të tregut të sigurimeve në vend, ka mbyllur vitin 2023 me 107 milionë lekë fitim, duke shënuar një rritje prej 29% krahasuar me vitin paraardhës. Por nuk ka transparencë se si këto para janë fituar. Për qytetarin e thjeshtë, që detyrohet të paguajë 20 deri në 50 euro më shumë se çmimi zyrtar për çdo policë sigurimi, kjo nuk është rritje ekonomike – kjo është vjedhje moderne me doreza të bardha.

E gjithë kjo ndodh përballë syve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që hesht, nuk heton dhe nuk gjobit askënd. Asnjë deklaratë publike, asnjë hetim mbi këtë fenomen që qytetarët e quajnë me të drejtë “mafia e sigurimeve”. E gjithë industria vepron si një kartel i heshtur, duke mbajtur çmimet në mënyrë të koordinuar dhe duke marrë përqindje të majme nga qytetarët që nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të paguajnë.

A mundet të justifikohet një rritje fitimi prej 29% në një vit kur shqiptarët përballen me rritje çmimesh, taksash dhe papunësi? Jo. Kjo nuk është rritje nga konkurrenca, kjo është rritje nga zhvatja. Është fitim i ndërtuar mbi heshtjen e shtetit dhe paaftësinë (apo bashkëpunimin) e institucioneve mbikëqyrëse.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është sot një piramidë e zhvatjes së ligjshme, ku qytetari është hallka më e dobët. Shkon për të paguar sigurimin, dhe të detyrojnë të japësh më shumë se çmimi zyrtar. Po s’u pajtove? Nuk të japin policën, ose të lënë në radhë me orë. E gjitha kjo është e paligjshme. Por askush nuk mban përgjegjësi.

Kush do ta ndalë këtë mashtrim kombëtar?

Kush do të hetojë se si kompanitë si Atlantik raportojnë miliona fitim, ndërkohë që qytetarët zhvatën çdo ditë me tarifa mafioze?

Deri kur do të heshtë shteti?

Nga 1 Janari i vitit 2025 të gjithë ata që zotërojnë një automjet do të paguajnë afro 25% më shumë policë sigurimi, pavarësisht historikut të tyre të aksidenteve dhe kategorive të automjeve të vend. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, as Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që merret me rregullimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të tregut të sigurimeve dhe operatorëve të tij dhe as kompanitë e sigurimit nuk kanë dhënë ndonjë sqarim mbi arsyet që i kanë shtyrë të marrin këtë vendim.

I vetmi artikull deri diku sqarues është botuar në Monitor, ku shpjegohet se për përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e mjetit.

Por, përveç këtyre faktorëve, rregullorja parashikon që shoqëritë e sigurimit mund të zbatojnë edhe faktorë të tjerë risku, të përcaktuara prej tyre. Megjithatë, sistemi aktualisht në përdorim nuk ka një nivel shumë të detajuar diferencimi në disa prej faktorëve të parashikuar në rregullore. Përshembull, sistemi përcakton çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve në moshën 18-21 vjeç, por nuk parashikon diferencime të mëtejshme për drejtuesit në moshë më të madhe. Gjithashtu, sistemi nuk merr parasysh eksperiencën e drejtuesve të mjetit, për shembull, vitin e marrjes së lejes së drejtimit.

Një faktor tjetër që do të përcaktojë primet është edhe sistemi bonus-malus ose i njohur ndryshe si historiku i dëmeve. Megjithatë, ky element do të fillojë të zbatohet duke filluar nga viti 2026, bazuar në historikun e dëmeve të vitit 2025, pasi viti 2025 është përcaktuar si viti “zero” nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Por, kur ka hyrë në fuqi ligji me sistemin bonus-malus?

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

LIGJI

Në korrik të vitit 2021 hyri në fuqi dhe u botua në Fletoren Zyrtare Ligji nr.31/2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, dhe në nenin 8 flitej pikërisht për sistemin bonus-malus, që nënkupton sistemin për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit.

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

NENI

Sipas ligjit në fjalë, sistemi bonus-malus është një nga faktorët e riskut, të cilin shoqëritë e sigurimit kanë të drejtë ta zbatojnë në tarifimin e sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit të mjetit motorik, për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti. Gjithashtu, neni 8 i këtij ligji përcakton se shoqëria e sigurimit është e detyruar të vërë në dispozicion të të siguruarve certifikatën e historikut të dëmeve sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes së përcaktuar me rregulla të miratuara nga Autoriteti që është Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Çfarë ka ndodhur që prej asaj kohe?

Ky sistem nuk është zbatuar kurrë.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar një video, në të cilën dëgjohet duke parashtruar pikërisht këtë problem. Ai u përgjigjet qytetarëve, të cilët nuk janë përballur më parë me një rritje të policës së sigurimit, pasi ligji nuk është zbatuar edhe pse ka hyrë në fuqi katër vite më parë.

Kjo gjë ka sjellë keqkuptime dhe shumë drejtues mjetesh kanë kuptuar se rritja e çmimit të policës së sigurimit nga 1 Janari i vitit 2025 ka ardhur për shkak të ligjit. Por, në fakt kjo gjë nuk është e vërtetë. Rritja ka ardhur me një vendim të marrë nga kompanitë e sigurimeve që e kanë kthyer tregun në një monopol.

Dhe këtë gjë tregon edhe Braçe.

“JOOO, JO, JOOOOOOOOOOO! CMIMI I RI, I RRITUR I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE MJETEVE MOTORIKE-MAKINAVE, NUUIUUK KA SHKAK LIGJIN! Ligji eshte miratuar e ka hyre ne fuqi ne 1 KORRIK 2021; NUK ESHTE ZBATUAR ASNJE DITE! Arsyeja? KARTELI NE FUSHEN E SIGURIMEVE NUK LEJOI ZBATIMIN E TIJ; prishte MARREVESHJEN KARTEL mes tyre. Ne 1 JANAR te ketij viti, AUTORITETI I MBIKQYRJES FINANCIARE ka vene ne zbatim ligjin permes nje rregulloreje; LIGJI REFERONTE SISTEMIN BONUS MALUS PER POLICAT E SIGURIMIT, ME NDIKIM MBI CMIMIN, per te favorizuar sjelljen e mire e pa deme ne rruge dhe, per te ndeshkuar e demotivuar edhe me kete element, aksidentberesit ne rruge! Rregullorja nuk ben kete; Rregullorja nuk ka lidhje me kete por eshte thjesht nje favor i ri per KARTELIN E CERTIFIKUAR E TE PRANUAR TE SIGURIMEVE! KY KA RRITUR CMIMET, KY PO MBLEDH PARA! I kam kerkuar komisionit te EKONOMISE qe ne mbledhjen e pare te tij, te shqyrtoj kete CESHTJE!”- shkruan Braçe.

Tashmë, me fshirjen e historikut nga ana e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe me konsiderimin e vitit 2025 si viti “zero” të sistemit bonus-malus, drejtuesit e mjeteve do të pësojnë edhe një tjetër rritje në vitin 2026, bazuar në historikun e tyre si drejtues mjeti. Pra, rritje mbi rritje.

Cilat janë kompanitë që zotërojnë shumicën e tregut në sigurimin e mjeteve?

Mund të përmendim disa si, Eurosig, Atlantik, Sigal, Albsig dhe Sigma.

Nëse i referohemi raportit të fundit të Publikuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, AMF, për periudhën janar-shkurt 2024, kompania Albsig po fiton terren në treg në raport me kompaninë Sigal.

Konkretisht në faqen 17 të raportit, ku jepen të dhënat e sigurimit vullnetar, evidentohet se Sigal ka 32.37 për qind të tregut nga 31.66 për qind që zotërohet nga Albsig.

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

TË DHËNAT

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në 2024, ndërkohë që Sigal ka paguar 24.35 për qind, Albsig ndodhet fare pranë me 21.27 për qind ndërkohë që kjo kompani, në vitin 2023, klëtë tregues e ka pasur 12.01 për qind cka konfirmon rritjen e dukshme në vitin aktual.

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

TË DHËNAT

Treguesi i ndarjes së tregut për sigurimin e jo-jetës, e konfirmon edhe më shumë këtë realitet të zgjerimit në treg të Albsig, pasi në faqen 15 të raportit të AMF, thuhet se Sigal ka 25.35 për qind të tregut, ndërkohë që Albsig ka 20.20%.

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

TË DHËNAT

Ndërkohë edhe sigurimi motirik, është një tregus që flet për rritjen e peshës së kompanive të tjera në raport me Sigal, ku krahas 22.75 për qind të tregut nga kjo kompani, peshë të afërt zë në këtë produkt, Sigma Interalbanian Viena, me 18.32 për qind e më pas Eurosig me 18.89 për qind.

Monopoli i tregut të sigurimeve dhe heshtja e autoriteteve. Kush po i

TË DHËNAT

Edhe për kartonin jeshil, Sigal konkurohet fort nga kompanitë e tjera, ku krahas 25.18 për qind të tregut nga kjo kompani, Eurosig ka aritur në nivelin 24.82 të peshës së tregut.

Sa i përket sigurimeve kasko, Albsig ka arritur të jetë lider në treg me diferencë të madhe, pasi zotëron 43.20 për qind krahas vetëm 17.89 për qind që zë Sigal.

Raporti për të gjithë vitin 2024 nuk është përfunduar ende, megjithatë, Monitor ka shkruar se tregu i sigurimeve arriti fitime rekord në vitin 2022. Edhe vitin 2023, të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën me fitim, por jo në shifrat e vitit 2022.Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) treguan se viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyllën me një fitim rekord prej 2.76 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 70%.

Pjesën më të madhe në “tortën” e fitimit e mori Eurosig, me më shumë se 1 miliard lekë milionë lekë. Fitimin e dytë më të lartë e raportoi kompania Sigma Vienna Insurance Group, me 355 milionë lekë dhe fitimin e tretë më të lartë e raportoi Sigal UNIQA Group Austria, me 334 milionë lekë ose afërsisht 14% të totalit të fitimit neto të tregut. Fitimi neto i Sigal u tkurr me 28% ose ndryshe një fitim neto prej 247 milionë lekësh. Edhe fitimi i INSIG shënoi një rritje të fortë me 212% krahasuar me një vit më parë. Albsig raportoi për vitin e kaluar një fitim neto prej 211 milionë lekësh ose afërsisht sa 9% e fitimit total të tregut.

Kompania e dytë e Vienna Insurance Group, Intersig e mbylli vitin 2023 me një fitim prej 133 milionë lekësh, shumë kjo që përfaqëson pak më shumë se 5% të fitimit total neto të tregut. Fitimi i Intersig VIG u rrit me 21% krahasuar me një vit më parë.

Me fitim e mbylli vitin 2023 edhe Atlantik, në vlerën e 107 milionë lekëve, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, për herë të parë vitin e kaluar, edhe kompania Ansig raportoi një rezultat financiar me fitim, në vlerën e 38 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e kishte mbyllur me një humbje prej 83 milionë lekësh.

Deputeti Erion Braçe ka ngritur shumë herë shqetësimin se tregu i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve është shndërruar në një treg monopol prej vitesh. Gjatë raportimit të kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Komisionin e Ekonomisë vitin që kaloi, Braçe u shpreh se kompanitë e sigurimit bëjnë marrëveshje me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet për qytetarët, duke dëmtuar konkurrencën.

Por, pavarësisht të dhënave, shqetësimeve të ngritura edhe pas rritjes së çmimeve, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, të drejtuar nga Denar Biba.

Previous Post

‘Ortaku im do 20 bukë’/ Si ish drejtuesi i RENEA-s, Altin Morina trafikonte drogë nga Evropa në Ekuador

Next Post

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Next Post
Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

Farsa elektorale/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

May 23, 2025
Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

May 23, 2025
Sulm me thikë në Gjermani/ 12 persona të plagosur, tre në gjendje kritike, në pranga një grua 

Sulm me thikë në Gjermani/ 12 persona të plagosur, tre në gjendje kritike, në pranga një grua 

May 23, 2025
Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

May 23, 2025
Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”
AKTUALITET

Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

by Editor
May 23, 2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e masave të arrestit për operacionin “Ura”, i kërkuar...

Read moreDetails
Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

May 23, 2025
Sulm me thikë në Gjermani/ 12 persona të plagosur, tre në gjendje kritike, në pranga një grua 

Sulm me thikë në Gjermani/ 12 persona të plagosur, tre në gjendje kritike, në pranga një grua 

May 23, 2025
Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

Zbulohen 6 bizneset e Visit të Pojës që SPAK nuk i sekuestron falë mbështetjes së Ramës

May 23, 2025
Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

Shok me Messin? Të gjithë e shohin si lëvizja e duhur për Modriç, kroati drejt InteR Majemit?

May 23, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

Ish-ministri i Drejtësisë: 4 pyetje që presin përgjigje për operacionin “Ura”

May 23, 2025
Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

Gjykata në SHBA pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë, i jep të drejtë Harvard-it

May 23, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al