Saturday, February 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Atentati që eliminoi Roan Brahimin, Zbardhet dëshmia e gruas që pa vrasjen: Djali po vraponte drejt…

Editor by Editor
May 16, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Atentati që eliminoi Roan Brahimin, Zbardhet dëshmia e gruas që pa vrasjen: Djali po vraponte drejt…
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka trajtuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Roan Brahimit, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash pak ditë më parë në Athinë.

Ai kishte vetëm pak ditë që kishte zbritur në Athinë. Me siguri ndoshta nga Dubai i largët, ku qëndronte prej kohësh. Aty ku kanë gjetur strehë shumë kriminelë shqiptarë, që nga viti 2021. Kur mbi ta filloi të bjerë drapri i drejtësisë dhe të vinin re me shqetësim se koha kur ata ishin të paprekshëm kishte përfunduar.

Por Roan Brahimi, që emrin e tij të vërtetë e kishte Sidorel Prendi, nuk kishte nga ta dinte se për të ky ishte fluturimi i fundit. Edhe pse ndoshta ai ka menduar se i kishte krijuar vetes kushtet e duhura të sigurisë, për t’iu shmangur armiqve të tij. Një mendim mesa duket i rremë, ku nuk përjashtohet edhe tradhtia që mund ta ketë ndjekur, te personat e tij të afërt me të cilët shoqërohej gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët mund të kenë qenë furnizuesit me informacione për kundërshtarët e tij e që duket se i kishin marrë masat mirë për ta futur në një kuti, nga e cila ai do ta kishte të vështirë të dilte i gjallë. Kjo kuti do të ishte familja e tij e ngushtë, të cilën prej kohësh, që nga përfshirja e tij në ngjarje të rënda kriminale në Shqipëri, ai kishte vendosur ta zhvendoste prej kohësh në Greqi.

Këtë informacion e dispononin edhe rivalët e tij, të cilët mesa duket ishin gjithë sy dhe veshë, në të dyja krahët, për të vëzhguar si duhet lëvizjet. Si në Dubai ku qëndronte ashtu edhe në Athinë ku jetonte bashkëshortja dhe djali i tij. Dhe momenti i duhur mesa duket nuk vonoi.  Kjo pasi malli për familjen e detyroi Roan Brahimin të linte strehën e tij të sigurt në Dubai, dhe të merrte në fillimin e muajit maj, në vigjilje të Pashkëve Ortodokse avionin dhe të udhëtonte drejt Greqisë.

Një surprizë edhe për vetë bashkëshorten  e cila tha për hetuesit se ajo nuk kishte asnjë dijeni për mbërritjen e tij në Greqi.

“Unë nuk kisha asnjë dijeni që bashkëshorti im, do të vinte. Kjo ishte një surprizë që ai na kishte përgatitur. Vetëm kur erdhi ditën e shtunë, për Pashkë dhe e pashë në kishë”, thotë Katerina Beqo. Pra sipas bashkëshortes së tij, Roan Brahimi mendohet që ka mbërritur në Greqi, ditën e shtunë, më datë 4 maj. Pesë ditë para se ai të qëllohej për vdekje në rrugën ‘Bajron’ në zonën e Vyronas në Athinë, nga dy persona të cilët iu afruan me motor makinës me të cilën ai lëvizte. Ku në brendësi të makinës në këtë moment, ndodhej edhe bashkëshortja e tij, e identifikuar si Katerina Beqo, me të cilën kishte edhe një djalë. E cila e lemeritur pa se si dy persona me skafandër në kokë, të hipur mbi motor, u afrua pranë xhamit të shoferit dhe qëlluan mbi drejtuesin e mjetit, që ishte bashkëshorti i saj.

“Unë isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Pashë vetëm dy persona me skafandër që u afruan me motor dhe qëlluan. Më pas unë dola nga makina”, thotë Beqo.

Kjo skenë u pa edhe nga fëmija i tyre. I cili në këtë çast ndodhej në parkun e lojërave pranë vendit ku u krye ekzekutimi. Dhe sapo pa makinën e babait të tij, të parkuar në kryqëzimin e rrugëve Mesolongji dhe Tsaldari, pranë sheshit Lazarou vrapoi t’i hidhej në krah. Vrapim i cili u ndal nga dy personat me kokore, mbi motor, që qëlluan mbi babain e tij. Një moment rrëqethës, për një fëmijë që shikon atë skenë të babait të tij, të dergjur në timonin e makinës. Djali i cili më pas u mor nga gjyshja e tij, për t’u larguar nga vendngjarja. Një traumë që mesa duket do ta shoqërojë gjithë jetën.

“Atë mbrëmje ne kishim shkuar për të marrë djalin në një kënd lojërash. Pasi e kishim lënë në shoqërinë e gjyshes së tij, mamasë time. Fëmija pa gjithçka. Djali po vraponte drejt nesh kur dy personat me kokore që po lëviznin me motor, qëlluan me dy plumba ndaj bashkëshortit. Dhe djali në këtë moment bërtiti: ‘babi, babi’. Tani djalin po e mban mamaja ime, ndërsa unë po rri në shtëpi pasi nuk jam aspak mirë”, thotë Katerina Beqo.

Previous Post

Nga interpelanca me Ramën te pyetjet ndaj Manastirliut, çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme në Kuvend

Next Post

EMRI/ Shqiptarja u gjet e vrarë me thikë, identifikohet ish-burri i shpallur në kërkim

Next Post
EMRI/ Shqiptarja u gjet e vrarë me thikë, identifikohet ish-burri i shpallur në kërkim

EMRI/ Shqiptarja u gjet e vrarë me thikë, identifikohet ish-burri i shpallur në kërkim

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha e cilëson këtë si një tubim paqësor.

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha e cilëson këtë si një tubim paqësor.

February 28, 2026
Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

February 28, 2026
LIVE/ Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvillojnë sulme me raketa drejt Teheranit, mbi 80 të vdekur në Iran. Raketat bien gjithashtu në Dubai, njofton media izraelite: Khamenei mund të jetë eliminuar.

La Liga/Lamine Yamal triumfon me një hat-trick ndaj Villarrealit, Barcelona mposht ‘Nëndetësen e Verdhë’

LAJME

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha e cilëson këtë si një tubim paqësor.

by timoni.al
February 28, 2026
0

Sali Berisha e ka cilësuar protestën e zhvilluar në Tiranë si një manifestim paqësor të opozitës, megjithatë, protestës iu hodhën...

Read moreDetails
Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

February 28, 2026
LIVE/ Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvillojnë sulme me raketa drejt Teheranit, mbi 80 të vdekur në Iran. Raketat bien gjithashtu në Dubai, njofton media izraelite: Khamenei mund të jetë eliminuar.

LIVE/ Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli zhvillojnë sulme me raketa drejt Teheranit, mbi 80 të vdekur në Iran. Raketat bien gjithashtu në Dubai, njofton media izraelite: Khamenei mund të jetë eliminuar.

February 28, 2026
La Liga/Lamine Yamal triumfon me një hat-trick ndaj Villarrealit, Barcelona mposht ‘Nëndetësen e Verdhë’

La Liga/Lamine Yamal triumfon me një hat-trick ndaj Villarrealit, Barcelona mposht ‘Nëndetësen e Verdhë’

February 28, 2026
Kurti realizon një takim me udhëheqësin e PDK-së; Bedri Hamza shtron një kusht: Nëse nuk pranoni kandidatin tonë për president…

Kurti realizon një takim me udhëheqësin e PDK-së; Bedri Hamza shtron një kusht: Nëse nuk pranoni kandidatin tonë për president…

February 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha e cilëson këtë si një tubim paqësor.

Pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, Berisha e cilëson këtë si një tubim paqësor.

February 28, 2026
Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

Kategoria Superiore/Partizani mposht Egnatian, duke i dhënë një nder edhe Vllaznisë…

February 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al