Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Asambleja Kombëtare e PS-së, Berisha: Rama përdori kodin e mafies! Anëtaret janë betuar të mos e çelin gojën, përndryshe i pret plumbi pas veshit

Editor by Editor
February 11, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Asambleja Kombëtare e PS-së, Berisha: Rama përdori kodin e mafies! Anëtaret janë betuar të mos e çelin gojën, përndryshe i pret plumbi pas veshit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i banesës së tij ka komentuar Asamblenë Kombëtare të PS-së, duke e cilësuar si mbledhje tipike të një organizate kriminale.

Ai tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur kodin e mafias, duke u thënë anëtarëve të mos çelin gojë, përndryshe i pret plumbi pas veshit.

Berisha komentoi dhe deklaratat e Arben Ahmetajt duke thënë se janë 100% të vërteta.

“Në asamblenë e kalbësirës që quhet Rilindje. Të ndalen për një moment hap pas hapi, të analizojnë këtë asamble, e cila do të shkruhet me germat më të zeza në histori si asambleja film tipike e një organizate kriminale.

Edi Rama tek hynte në asamble, në krah kishte Charles McGonigal. Para tij ecte Arben Ahmetaj, gazetarja e pyet, e len pa gojë e len pa mend, nxihet dhe ikën.

Ndalni pak. Mos harroni këtë asamble.

Cilat qenë dy anët e saj të dashur qytetarë.

Për ju, për shqiptarët, socialistët, papartitë, asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori ndaj qytetarëve shqiptarë, kodin e omertas, kodin e mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit.

Asgjë nuk pipëtin.

Nuk kishte më fjalime për inteligjencën artificiale, as për hidrogjenin e Bulqizës, apo metanin e Shpiragut.

Jo, jo, kishte omerta, omerta, omerta.

Në 5 orë mbledhje, qytetarët shqiptarë mësuan se akuzat e Arben Ahmetaj ishin 100% të vërteta.

Se ajo heshtje vdekësore, vetëm sa konfirmoi një për një ato akuza të tmerrshme.

Arben Ahmetaj në të vërtetë në intervistën e tij certifikoi të gjithë vërtetësinë e akuzave të opozitës, se Edi Rama është autori kryesor i djegësave në Shqipëri.

Se Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës.

Arben Ahmetaj dëshmoi para shqiptarëve se vetingu është një akt fund e krye politik, se drejtohet me mesazhe dhe dokumente false dhe se u bë me gjah shtrigash.

Ai u tha shqiptarëve se kreu i ekzekutivit ka kryer veprime të llahtarshme, ndaj dhe omerta, sepse të llahtarshme për çdo njeri normal janë aktet e vrasjes, pengmarrjes, detyrimit me forcën e armëve për ti kryer një akt kriminal tjetrit.

Në rastin e Ramës, me avion privat në dispozicion jashtë çdo kontrolli, janë dhe mund të jenë baulet me tonelata drogë, pasi siç thotë Ahmetaj është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë, ose baulet me narkoeuro, ose kontot bankare të ofshore.

Mos harroni se në 2014 u akuzua nga OSBE-ja se ka 200 mln euro ofshore. Pra llahtari këto mund të jenë, ndaj dhe kodi i mafias për qytetarët shqiptarë.

Arben Ahmetaj e akuzoi Edi Ramën se i ka kërcënuar në mënyrën më të rëndë në kryesi, dhe më pas janë kërcënuar fëmijët, familja. Asnjë anëtar kryesie nuk doli ta mohojë. Të gjithë i pranuan me heshtje denoncimet e Ahmetajt”, tha Berisha.

Previous Post

Sara plas bombën para Bardhit: Kam humbur një fëmijë para pak kohësh

Next Post

Kamala Harris udhëheq delegacionin amerikan në Mynih. Pse Blinken do të shkëputet për të vizituar Tiranën?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.

Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.

December 17, 2025
BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

December 17, 2025
Shtyhet seanca paraprake për ish-presidentin Meta, publikohet data e re.

Ish-presidenti Meta, i dënuar të dëshmojë nesër për ngjarjet e ’21 Janarit’, pyetet nga SPAK.

December 17, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit të heqë imunitetin e deputetes Belinda Balluku, zbardhet dokumenti i dërguar për arrestimin e saj.

Autorizimi për arrestimin e Ballukut, deputetët shqyrtojnë vetëm kërkesën e SPAK. Denoncimi nga PD: USB-ja me prova ende nuk është marrë.

December 17, 2025
Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.
Lajmi Fundit

Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.

by timoni.al
December 17, 2025
0

Lajmi për Santi Gimenez ka qenë shumë i pritur dhe u konfirmua nga Massimiliano Allegri në një konferencë për shtyp...

Read moreDetails
BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

December 17, 2025
Shtyhet seanca paraprake për ish-presidentin Meta, publikohet data e re.

Ish-presidenti Meta, i dënuar të dëshmojë nesër për ngjarjet e ’21 Janarit’, pyetet nga SPAK.

December 17, 2025
SPAK i kërkon Kuvendit të heqë imunitetin e deputetes Belinda Balluku, zbardhet dokumenti i dërguar për arrestimin e saj.

Autorizimi për arrestimin e Ballukut, deputetët shqyrtojnë vetëm kërkesën e SPAK. Denoncimi nga PD: USB-ja me prova ende nuk është marrë.

December 17, 2025
Shtohet incidenti me plumba ndaj një biznesi në Kukës, reagon forca e policisë

Përplasje mes të rinjve në Sarandë: Detaje mbi ngjarjen, 15-vjeçari qëllon me thikë në qafë. Cila ishte shkaktarja e konfliktit?

December 17, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.

Allegri zb disclosures gjysmën e së vërtetës: Gimenez do të përballet me një intervenim kirurgjik dhe do të pritet për të parë se kush do të bashkohet në janar.

December 17, 2025
BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

BE heq dorë nga plani për eliminimin e makinave me djegie të brendshme pas vitit 2035.

December 17, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al