Monday, May 12, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arritjet e Alfred Fshesës “në epokën digjitale”/Pjesa 2

Editor by Editor
April 24, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Arritjet e Alfred Fshesës “në epokën digjitale”/Pjesa 2
0
SHARES
313
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Sfidë e madhe për Alfred Fshesën që ditë pas dite përpiqet t’i tregojë botës në pak kohë se sa shumë transformime po i sjell Radio Televizionit Publik Shqiptar (them pak kohë, sepse edhe ai vetë habitet si ka mundësi që nuk e heqin). Është argëtim pafund të shohësh përpëlitjet anemike për të shpëtuar prapanicën pas dorëheqjes, që një Zot e di si shpëtoi prej saj. Por kjo do një dritare të dedikuar, si ato dritaret që përdor ai në faqosjet anadollake grafike, ku fut brenda me kuç e me maç.

Le t’i kthehemi temës që evokon titulli, aty ku e lamë, për arritjet e Halfredit dhe 40 hajdutëve.

  1. Nëse pyesni veten (që dyshoj ta bëni) se pse në ekranin e RTSH-së ka vetëm emisione dhe shumë pak prodhime filmike (ndoshta aspak)… nuk është se Fshesa po këputet t’i ofrojë publikut emisione edukuese e kulturore. Bëhet fjalë për preventiva me shifra apokaliptike për projektet televizive, duke përdorur gjithë kamikazët e tij (ata që shihni në ekran). Si i përdor? Dikush vendoset më shumë se 1 herë si zë në preventiv. Dikujt i fryhet shifra duke e vendosur në strukturë edhe në ndonjë pozicion pune, ku personi në fjalë nuk bën asgjë. Dikush tjetër mund të figurojë disa herë edhe në preventiva edhe në vende pune me emërim të brendshëm. Pse ndodh kjo? Sepse paratë nuk i shkojnë vetëm atij mavriut që del me zë dhe figurë, por një llokmë e majme i kalon Alfredos, në xhepat e tij të thellë që kanë mbajtur 1 milion dollarët e famshëm të kursimeve të tij. Preventivat mund të kyçen me 100 çelësa, por KLSH dhe SPAK nuk duan t’ia dinë fare nëse i ke kyçur me papagall apo çelës anglez.
  2. Kanalet e RTSH 3 dhe disa kanale të tjera të rrjetit, me shikueshmëri zero dhe kosto të pajustifikueshme janë mbyllur me vendim të Këshillit Drejtues. Sot që flasim, kanali RTSH3 vijon transmetimet, madje me emisione të dedikuara. Aty sheh emisione të tipit western, me kalorës e kaubojsa, po kjo për Fshesën nuk ka aspak rëndësi. Pse vijon transmetimet një kanal që me vendim KD-je është i mbyllur? Çfarë roli ka AMA në këtë dinamikë? Pse AMA fton Fshesën nëpër tryeza… apo diskutojnë për motin në Alaskë dhe vetëm për hallet e RTSH-së jo? Por edhe këtu dalim te preventivat, fiksimi i jetës së Fshesës, i cili kur zbuloi magjinë e lekut ndryshoi markën e syzeve, zbardhi atletet, shtoi dhe një “pocket square” tek xhaketa (hyr në Google edhe për këtë, taksirat).
  3. RTSH, në mediat e saj sociale promovon golat e ekipeve më të mëdha sportive, gola që nuk ke ku i sheh, por thjesht mund t’i përfytyrosh. Kanalet e rrjetit japin emisione të tipit parodi (me lekë e preventiva edhe këto) që komentojnë ngjarjet më të mëdha sportive në vend, por nuk ka asnjë ngjarje sportive për t’u ndjekur nga taksapaguesit, në një kohë kur RTSH-ja dikur transmetonte nga Formula 1, Champions, Moto GP, Europa League, ndeshjet e Kombëtares, etj, etj. Të gjitha këto i sjellin shumë para RTSH-së, pasi marketingu për të tilla evente gjeneron të ardhurat maksimale vjetore. Por Fshesa nuk ka zbarkuar aty që t’i sigurojë të ardhura ekstra RTSH-së, por vetëm xhepit të tij bujar.
  4. Në faqen zyrtare të web-it në RTSH ka shumëçka dhe asgjë. Lajme pa interes, highlights-e nga programi politik i Arushit Kolargol, që as ai vetë nuk u kthehet t’i shohë, dhe lajme për fituesit e “Fest 62”, të cilat flenë aty që dhjetorin e kaluar.
    Ajo që bie në sy po të hysh në seksionet e dedikuara është së pari profili që vetë Fshesa ka pikturuar për veten, në një paragraf për “Drejtorin e Përgjithshëm”: Alfred Peza ka plane ambicioze për Radio Televizionin Publik Shqiptar për të ngritur standardet e për t’u siguruar që ato të jenë në nivele të shkëlqyera në këtë epokë digjitale.
    Kë quan Fshesa epokë digjitale? Jemi në 2024-ën. Revolucioni digjital ka nisur që në fillimet e shek 21. Nuk mund të flasësh sot për epokën digjitale kur vetë ne jemi produkte të një kohe ku informacioni transformohet me ahpejtësinë e dritës. Po standardet e shkëlqyera cilat janë? Programet shterpë… Apo aktualiteti ulçerik që ai promovon?
    Flitet se në kuadër të ndryshimeve digjitale Fshesa po ndërton një shuttle që e bën rrugën Peqin-Tiranë në 1 zeptosekondë. Ndoshta kjo është sfida e tij më e madhe në epokën digjitale (Zot mba dorën).
  5. Le të qëndrojmë tek faqja web, meqë është e vetmja dritare ku ndoshta mund të (mos)mësosh diçka. Tek seksioni “Vendimet e Këshillit Drejtues”, seksion ky ku duhet të shfaqen të gjitha vendimet e KD për transparencë të publikut, gjen vetëm një vendim që dremit prej kohësh: vendim i datës 11.09.2023, i cili miraton projektin artistik “Junion Fest 2023”. Sot jemi në prill 2024. Pa i hyrë formulimit dhe gabimeve drejtshkrimore (se murgjit murgj janë dhe pale kush jua harton shkresat), si ka mundësi që ky është i vetmi vendim i Këshillit Drejtues në web? Si kanë kaluar projektet, strukturat programore, pushimet kolektive nga puna dhe emërimet pa vendimin e këtij të fundit? Nëse vendimet janë, pse nuk shfaqen në web? Por të gjithë e dimë që vendimet nuk janë! Këshilli nuk gjendet fare në Shqipëri. Mësohet të ketë shkuar në Honolulu, ku po kalon disa pushime të gjata relaksuese. Të nëntë kuajt e ngordhur kishin nevojë për një “retreat” pas revolucionit të madh digjital.

Në kuadër të standardeve të shkëlqyera të cilat Fshesa po i legjitimon ditë pas dite në detyrën e tij si drejtor, më 29 prill, në orën 11:00 ai do të raportojë në Këshillin e Medias. Deri atëherë, kokoshkat gati, sepse është një episod (jo puntatë) për të mos u humbur!

P.S.: pas Komisionit rikthehemi për komente. Vijon…

Previous Post

“Më kërcënove, rri larg”/ Erjola tenton të godasë Heidin gjatë …

Next Post

Aksidenti i djalit të Tom Doshit, merret 2 orë në pyetje drejtori i policisë Lezhë, dyshohet se…

Next Post
Aksidenti i djalit të Tom Doshit, merret 2 orë në pyetje drejtori i policisë Lezhë, dyshohet se…

Aksidenti i djalit të Tom Doshit, merret 2 orë në pyetje drejtori i policisë Lezhë, dyshohet se…

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia
AKTUALITET

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

by Editor
May 11, 2025
0

Tensione raportohen te Parku Olimpik në Tiranë, aty ku janë votat e diasporës. PD ka ndryshuar numëruesin. Numëruesit e PD...

Read moreDetails
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

May 11, 2025
KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

KQZ publikon shifrat: Sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

May 11, 2025
Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

Vota e Diasporës, tensione te Parku Olimpik në Tiranë! PD konteston votat e ardhura nga Greqia

May 11, 2025
Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

Nis numërimi i votave të diasporës te Parku Olimpik, hapen të parat kutitë për qarkun e Korçës

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al