Myrto Uzuni bëri një arritje të madhe me Granadan. Sulmuesi shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe ndihmoi ekipin të shpallej kampion, duke e rikthyer në La Liga.
Nga krahu tjetër Shqipëria mund të ketë një lojtar të sajin me shirit kapiteni në elitën e futbollit spanjoll. Granada po mendon seriozisht që Uzuni të jetë kapiteni nga sezoni i ardhshëm nisur nga kontributi që dha për ekipin.















