Vlorë: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për shkatërrim prone me zjarr
Puna për kapjen e individëve të shpallur në kërkim vazhdon në Vlorë. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin B.B., 37 vjeç, banues në Vlorë. Ai ishte në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Arrestimi i B.B. erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila më 13 janar 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë rast. Hetimet intensive që kanë zgjatur disa muaj dhe përdorimi i metodave speciale të hetimit dokumentuan se më 11 nëntor 2025, në orët e para të mëngjesit, 37-vjeçari kishte djegur katin e parë të një subjekti privat në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.
Materialet procedurale për çështjen janë dorëzuar në Prokurorinë Vlorë për veprime të mëtejshme.













