Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, R. H., i dyshuar për disa vjedhje në qytet. Hetimet kanë zbuluar se ai ka kryer vjedhje në tre raste, konkretisht më datat 10 shkurt, 5 mars dhe 9 prill 2026, në lagjet nr. 1, nr. 15 dhe nr. 17, ku ka vjedhur produkte nga dyqane të ndryshme, përfshirë markete dhe tabakino.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacioneve të kryera pas kallëzimeve nga disa qytetarë për vjedhje në subjektet që ata administronin. Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Episodet”, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e tri vjedhjeve.
Vijon hetimi për të zbardhur edhe vjedhje të tjera të mundshme që mund të ketë kryer 26-vjeçari. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.















